E premte, 19.04.2024, 05:54 AM (GMT+1)

Kulturë

Jahja Drançolli: Në kërkim të Historisë Mesjetare Arbërore

E enjte, 09.01.2020, 09:00 PM


Të nderuar miq,

Këto ditë në Zagreb u botua libri im vëllimor “Në kërkim të Historisë Mesjetare Arbërore” (“In search of Medieval Albanian History”).

- Libri ofron interpretime të reja dhe mbështetet në një pjesë të arritjeve të mija të hulumtimit në arkiva e biblioteka të Italisë, Kroacisë, Turqisë dhe Austrisë.

- Libri ofron pikëpamje të reja dhe bazohet në rezultatet e hulumtimit shumëvjeçar, dhe pjesërisht, të pabotuar.

- Libri trajton periudhën mesjetare arbërore, të cilën mua më pëlqen për ta quajtur si epoka e artë e historisë dhe shtetësisë arbërore-shqiptare, dhe është pa dyshim një periudhë në të cilën çdo njoftim nga të ndryshmet ngjall shumë emocione.

- Theks i veçantë në këtë libër i vihet vazhdimësisë iliro-arbërore-shqiptare, ku historia jonë në kushte mesjetare përfshinte arealin shumë më të gjerë sesa konsiderohen trojet e sotme etnike shqiptare, prandaj teza se arbrit gjatë mesjetës kanë humbur pjesë të territoreve të veta, në këtë libër ka mbështetje historike.

- Tema qendrore e këtij libri është formimi i identitetit arbëror mesjetar duke nënvizuar dallimet rajonale; krijimi dhe përhapja e identitetit etnik arbëror; formimi i fuqisë politike të arbërve; zhvillimi shoqëror; kultura si shtytës i marrëdhënieve shoqërore, si dhe organizimi i jetës fetare, tema këto të trajtuara në mënyrë origjinale dhe interdisiplinare të mbështetura në metodologji bashkëkohore.

- Në libër është bërë përpjekje që të dekonstruktohen përfundimet e historiografisë tradicionale.

- Me gjithë lëshimet e mundshme qofshin ato profesionale ose teknike, ndryshe nga shumë libra të historiografisë tonë, të botuara në dekada të fundit, libri në fjalë do të jeton ca më gjatë.

- Libri është botuar me ndihmën financiare të Qeverisë së Republikës së Kroacisë, si dhe të botuesit "Unioni i shqiptarëve në Republikën e Kroacisë" me në krye të z. Esad Çollaku dhe z. Sejfedin Prekazi të cilëve u shprehi mirënjohje të përzemërta për kontributin e tyre.

Shfrytëzoj rastin që të falenderohëm familjen time, më pastaj redaktorin gjuhësor, prof. Edmond Ramadani; dizajnuesin profesor akademik Faik Krasniqi; autoren e kopertinës ark. Kaltrina Drançolli dhe realizuesin e punëve digjitalizuese MA. sc. Ermal Gashi.

Me respekt,

Jahja Drançolli



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora