E premte, 19.04.2024, 06:33 AM (GMT+1)

Mendime

Dedë Preqi: Ultimatumi i presidentit

E merkure, 08.01.2020, 08:28 PM


ULTIMATUMI I PRESIDENTIT E PËRCEPTON AUTORITETIN SI ZGJIDHJE, POR JO NË EMËR TË KUSHTETUTËS !

Nga Dedë Preqi

Sëcila ditë i ka ngjarjet e veta, për më tepër ato janë edhe fragmente të shkëputura nga këto ngjarje që ua vrasin veshin qytetarëve, të cilët i mbajnë veshët në krah se çka po ndodh me politikën e vendit tonë, gjegjësisht me kualicionin në mes LVV dhe LDK, për të krijuar qeverinë e re në Kosovë.

Është e rëndësishme se qytetarët e vendit e kanë kryer obligimin e tyre me 6 tetor, të cilët përmes votës së lirë demokratike e kanë shprehë vullnetin e tyre, për të zgjedhë udhëheqjen e vendit, por nëse kemi parasysh një gjë të tillë, duhet të provojmë deri te një kërkim i mundshëm, që të gjejmë zgjidhjen e nyjës dhe mënyrën që të ndodh një gjë e tillë në mes këtyre dy subjekteve politike, të cilat e kanë mundësinë e veprimit pa humbur shumë kohë, për të krijuar qeverinë e ardhshme të Kosovës.

Ultimatumi i presidentit 48 orësh edhe pse nuk i referohet Kushtetutës së vendit, nuk është asgjë në krahasim me ultimatumin e popullit, i cili me padurim do ti drejtohet Isa Mustafës, dhe Albin Kurtit, se nuk ia vlenë të humbim kohë mëtutje në këto rrethana dhe kushte në të cilat gjindet vendi, duke ditur se me këtë domethënje të neglizhencës dhe formave të zhvillimëve politike në mes këtyre dy subjekteve pothuaj se të gjithë do jemi humbës.

Kjo e mërkurë sikur ndryshon nga të mërkuarat tjera, sepse në këtë ditë përfundon ultimatumi që i ka dhënë presidenti Thaçi, partisë që i fitojë zgjedhjet, gjegjësisht Lëvizjes Vetëvendosje, për të sjellë emrin e mandatarit të qeverisë, dhe ky lloj ultimatumi, pothuaj se i veqantë dhe autoritar, që nuk përbënë thjeshtë një ndihmë për të arritur një marrëveshje në mes subjekteve politike, por i jep z.Kurti, një përpjekje shtesë për të menduar dhe vepruar ndoshta më mirë, që kjo shansë mos të dështojë.

Për të pasur një ide të qartë rreth kësaj ngjarje shumë të rëndësishme edhe pse kemi shpenzuar energji të pa kopenzueshme deri më tani, prevojat e tilla janë të rënda dhe komplekse, ne duhet ti marrim  këto përvoja edhe si mësim të artë për politikën dhe lidershipin kosovar, dhe tani është momenti që duhet të çlirohemi nga gjitha ato polimikat që na i sollën bajraktarizmat, partitizmat, klanizmat, dhe kaosi i tyre, të cilat e shtrembëruan dhe degraduan imazhin e Kosovës, deri në ç’masë, dhe të nxjerrim në pah energjinë tonë të paqtë politike, që jep rrezulltatin e pritur për të ardhmën më të mirë të këtij vendi.

Po ta vështrojmë me vëmendje të kthjellët situatën politike dhe atë ekonomike në vend, duke u nisur edhe nga ndjesia e botës që na rrethon, ajo fare lehtë do të përceptohet si një përzierje e gjërave dhe primitivizmit që akoma na shtrengon, nga se nuk e kemi kuptuar mirë fjalën, se çka do të thotë demokraci dhe vetëqeverisje, për deri sa nuk jemi në gjendje që të japim shembuj të mirë të demokracisë, që lidhet edhe me fatin tonë si popull i dalë nga periudhat e errëta të historisë.

Atëherë, në këto kushte dhe rrethana kësaj duhet ti shtohet një ndërgjegjësim i madh dhe i kujdesshëm, dhe shikimet tona të drejtohen të tashmës dhe të ardhmës, që ti tejkalojmë paragjykimet dhe format e urrejtjes ndërmjet njëri-tjetrit, ti tejkalojmë partitë dhe grupet që fshihen dhe e shkatërrojnë shoqërinë dhe qenjën tonë njerëzore.

Përveq tjerash, duhet të vlerësojmë ndikimin e botës ndërkombëtare që na rrethon dhe ndihmon pa ndërprerë me përvoja të ndryshme, urtësie dhe politike, sigurie dhe që dëpërtojnë në gjitha format dhe rrafshët e jetës, për të drejtuar shtetin e Kosovës, deri aty ku e meriton.

Atëherë, ku jemi ne, çka po punojmë për një kërkim të mirëfilltë dhe për një jetë të kuptimtë, dhe kjo domëthënje nuk del në shesh vetëm me shprehjen e përmbajtjes dhe shpehje teorike, por përmes formave të zhvillimit dhe përpjekjeve të vazhdueshme, që të krijojmë një shtet të fortë ekonomik dhe me një denduri formash e projektesh moderne të kohës.

Koha që e kemi përpara po vjen me një qeveri të re të Kosovës, edhe pse një kualicion në mes LVV dhe LDK, si një lidhje e frikshme, do të merr kahe pozitive dhe të shëndoshë, me shpresë që qytetarët e vendit nuk do të zhgënjehën. Atëherë do të vërejmë se çfarë do të ndodh në këto momente, kur Albin Kurti, kryetar i VV dhe kryeministër i Kosovës, si dhe Isa Mustafa, si kryetar i LDK, do të shtrengojnë duart e kualicionit, për krijimin e qeverisë së re të Kosovës. U PRIFTË E MBARA !!!



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora