Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Kryeministri Ramush Haradinaj: Kosova qëndron e palëkundur në mbeshtetje dhe përkrahje të SHBA-ve

| E merkure, 08.01.2020, 08:00 PM |


Ramush Haradinaj:

Kosova qëndron e palëkundur në mbeshtetje dhe përkrahje të ShBA-ve.

E dënojmë sulmin e Iranit ndaj bazave ushtarake amerikane në Irak dhe e vlerësojmë këtë sulm si akt i rëndë agresioni ndaj ShBA-ve.

Njëkohësisht institucionet e Kosovës, janë duke i përcjellur me vëmendje këto zhvillime që prekin edhe jetën e qytetarëve tanë, të cilët punojnë përkrah trupave amerikane në këto baza.

Qeveria e vendit qëndron përkrah ShBA-ve, në ofrimin e paqes dhe sigurisë ne botë.

https://www.facebook.com/RamushHaradinajOfficial/