E shtune, 20.04.2024, 07:50 AM (GMT+1)

Mendime

Vasil Tabaku: Historia kombëtare, vetvetja jonë, që duhet rishkruar

E premte, 10.10.2008, 10:01 AM


Historia kombëtare, vetvetja jonë, që duhet rishkruar

Nga Vasil Tabaku
 
Nocioni “histori”, nuk është thjesht një ngjarje, një rrëfenjë, apo një shkruarje datash, ky nocion ka përmasa madhështore, të ngjizura nga e vërteta e madhe, e pakontestueshme, e pa trillueshme dhe pa zhberëshme. Shpesh, Brenda historisë kanë penetruar gjithfarë manipulatorësh, që nga politikanët, shkruesit e saj apo thnë ndryshe pseudohistorianë, dështakë,diktatore dhe cmirëzinjë kombëtarë.Të gjitha këto, na japin të drejtën legjitime si shqiptarë të kërkojmë jo vetëm rishikimin e Historisë, por edhe rishkrimin dinjitoz të saj sipas të vërtetave të mëdha përmes shekujve.Ndërkohë një grup njerzish të implikuar në krimin e madh ndaj historisë, por edhe ndonjë i keqinformuar, e kundërshtojnë rishkrimin e Historisë.Debati i gjërë që vazhdon prej vitesh, shpesh politizohet, duke veshur koracën e “imunitetit” të deputetit apo liderit politikë.Por Historia Kombëtare, nuk është vetëm histriografia politike, pasi këtu gërshetohen vlerat artistike, letrare,shkencore,arimore dhe sociale.Kemi të bëjmë me një rrafsh tepër të gjerë, i cili natyrisht meriton vëmëndjen e studiuesëve dhe historianëve përkatës sipas fushave respective. Kur Historia Kombëtare, trajtohet si pronë dhe shpërfytyrohet/Përmes dekadave të rënda të diktaturës komuniste, u tentua tjetërsimi, nxirja dhe falsifikimi i Historisë si një vlerë e madhe kombëtare. Njerzit e diktatrorit e trajtuan Historine si pronë dhe përmes një sakriligji të pëpërfytyruar e shpëërfytyruan Historinë me gjithfarë deformimesh, sajimesh dhe falsifikimesh absurde. Diktatori paranojak Enver Hoxha, duke hyrë arbitrarisht në panteonin e Historisë, falsifikoj ngjarje data emra dhe mbi të gjitha shpërfytyroj të vërtetën kombëtare. Nuk e shoh të rrugës të ndalem në detaje konkrete, por do të npërmend dy nga kolonat më të mëdha të historisë, identitetin kombëtar dhe panteonin e lavdisë kombëtare. Të dyja të manipuluara tragjikisht nga Enver Hoxha dhe shkruesit mjeran që i manipulonin vlerat duke i atribuar Enver Hoxhës gjithithçka.Këta shkrues të përunjur e futën diktatorin në histori si liderin që përcaktoj identitetin kombëtar të shqiptarëve, kur në të vërtet, dsiktatori e shkatërroj atë duke aplitkau monstrën e “socializmit fitimtar të Shqipërisë”. Këta pseudoshkrues, e zhveshën kombin dhe Shqipërinë nga çdo meritë historike, të shtetformimit.Zëvendësuan emrat e themelueëve të shtetit të parë shqiptar, në vitin 1912 me shpalljen e Pavarsisë Kombëtare. Kujtojmë këtu atdhetarin Lef Nosi, i cili u sfumua krejtësisht dhe u vendos emir i “Baba Çenit”, babai i diktatorit. Për ta servirur këtë krim ndaj Historisë, u zhduk dhe proceverbali i shpalljes së Pavarsisë Kombëtare, firmosur nga gjithë pjesmarrësit, ku naturisht nuk ekzistonte emri i Baba Çenit. Ky mashtrim u servir për gati pesë dekada në tekstet zyrtare, edhe pse Procesverbali i Shpalljes se Pavarsisë posedohej nga Arkivi i Shtetit. Po i nëjti krim i shëmtuar u bë nga të zellshmit shkrues të indoktrinuar të Historisë edhe me emrat e shquar të Rilindjes Kombëtare, të Pavarsisë, periudhës së qeverisjes së Mbretit Ahmet Zogu dhe periudhën e pushtetit dictatorial.Po sjell këtu rastet e paprecedent të dhunimit të vlerave të Mbretit Zog, fshirjen e aktivitetit dhe vlerave të patriotëve të mdhenjë Faik Konica, Gjergj Fishta, Mehdi Frashëri, Bilal Xhaferri, Musine Kokolarit apo dhe hedhjen e hijes së zezë të harresës mbi Shenjtoren e madhe Nënë Tereza, duke i mohuar asaj edhe identitetin si shqiptare. Shqiptarën njohin historinë e “helmuar” për Kosovën dhe më gjerë/Historia e Shqipërisë, nuk mund të ndahet nga historia e Kosovës.Ky realitet i madh historik, tashmë nuk ka pse të diskutohet apo të hidhet për debat. Gjithë etapat historike të Shqipërisë, që nga fillesa jonë si komb e gjer më sot, janë të gërshetuara në mënyrë të pandashme me Kosovën, me Shqiprtarët e Maqedonisë apo ata të Malit të Zi. Hisorigrafia e Kosovës, nga ana e këtejme e kufijëve politik,pra Brenda Shqipërisë, është trajtuar nën cenzurën e plotë të tiranëve të diktatorit Hoxha, në fokusin e interesave politike të komunizmit shqiptar.Shitja e Kosovës tek Sërbia e Titos, iështe një vepër macabre e Enver Hoxhës, porn ë histori, kjo masakër kombëtare u trajtua si një verdict i Fuqive të Mëdha, kur në të vërtetë ishte një tradhëti e madhe e Enver Hoxhës ndaj Kosovës dhe kosovarëve. Po ashtu dhe trajtimi i figurave atdhetare të Kosovës, u trajtuan sipas interesave të diktaturës komuniste në Shqipëri. Manipulimi i historisë së Kosovës nga shteti komunist shqiptar, i kaloj të gjithë kufijtë, duke u shëndruar në një krim të madh. Manipulator të historisë, nuk ishin vetëm historianët servile, por edhe figurat qëndrore të politikës komuniste, të cilët ndryshonin datat, emrat dhe ngjarjet sipas interesave të diktatorit dhe komunizmit shqiptar.Historiograf të tipit Paskal Milo apo Pëllumb Xhufi, edhe pse i përkasin një brezi më të avancuar historianësh, ishin nga manipulatorët më të zellshëm të historisë sonë kombëtare, përfshi këtu edhe Kosovën.Helmi komuist mbi historinë e Kosovës si pjesë e Historisë kombëtare, vazhdoj gjat gjer në vitet 90, kur në Shqipëri shpërtheu Lëvizja për Demokraci, e cila shkatërroj të gjitha çerdhet antikombëtare dhe filloj korigjimin e drejt të Historisë. Ngjarjet madhore historike dhe plagjatura e diktaturës komuniste/Duke filluar nga mbretërimi i Ahmet Zogut dhe ngjarjet që e pasuan, për të ardhur në periudha më të avancuara si Konferenca e Mukjes, Kongresi i Përmetit, lufta kundër mendimit ndryshe politik dhe eleminimi i partive të tjera politike, ishin një nga manipulimet më flagrante të komunistëve.Shumë evenimente historike, u përvetësuan, u përpunuan dhe iu adresuan PS dhe Enver Hoxhës, duke shënuar kështu plagjiaturën me të madhe në Historinë Kombëtare.Shumë attribute historike, Enver Hoxha i përvetësoj në mënyrë të paturpëshme duke e vënë veten në epiqendër të tyre. Kujtojmë këtu Frontin e Luftës kundër Fashizmit, më vonë etapat e zhvillimit të vendit në fusha të ndryshme si arsim, shëndetësi,shkencë, art, kulturë dhe letërsi. Të gjitha këto zhvillime, kishin si stampë sloganin komunist “nën drejtimin e Partisë dhe Shokut Enver” Ky përvetësim i paskrupullt dhe deformim, çonte edhe në manipulimin e të vërtetave historike. Të gjitha këto ndërhyrje flagrante për rreth 50 vjet diktaturë komuniste, servirën përpara opinionit, nxënësve, studentëve dhe botës, një histori të rreme, mashtruesë, të deformuar dhe cinike. Ndaj dhe kërkohet me të drejt ndryshimi thelbësor, rishkruajtja e plotë dhe dinjitoze e Historisë sonë Kombëtare, e cila është dhe fytyra jonë, ndërgjegjia dhe veprimtaria jonë, pra është vetvetja jonë e madhe dhe unike.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora