Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Ibrahim Kabili: Hasan Lila - Figurë e shquar e Bendës

| E marte, 07.01.2020, 06:28 PM |


Hasan Lila - Figurë e shquar e Bendës

Nga Ibrahim Kabili

Si motiv për të bërë këtë shkrim modest u bënë kujtimet e mija të fëmijërisë. Deri në moshën 10 vjeçare unë kam patur kontakte me të dhe ruaj në memorienn time kujtimet më të mira. Ai që në pamjen e parë të jepte pështypjen e një intelektuali dhe njeriu të ditur. Brenda tij dukej se ruhej një bagazh i madh njohurish. Këto qenë përshtypjet e mija të para që ruhen ende brenda kujtesës sime. Këto më bënë të pyes, ndëgjoj dhe lexoj shumë çka për Të, në këto vitet e fundit.

Hafiz Hasan efendiu lindi në fshatin Bastar të Tiranës në vitin 1890. Ai u lind dhe u rrit në një familje shumë arsimdashëse dhe me tradita fetare të trashëguara brez pas brezi. Që në vitin 1705, hoxha i fisit së tij Lila, bën kthimin e Bastarit në fenë islame dhe kthen kishën në xhami.Mësimet e para,Hasani i mori në fshatin e lindjes, Bastar, dhe mësuesi i tij i parë qe babai i vet, mulla Jakupi. Një personalitet për kohën, i njohur në gjithë zonën e Malsisë së Tiranës dhe shumë krahina të tjera të vendit. Ai kishte studiuar në Turqi dhe pasi u kthye në vendlindje qe imam xhamie, nënmyfti për Tiranën dhe një emër i ndëgjuar dhe i respektuar për ndarje gjygjesh në shumë treva të vendit, si një intelekutor mjaft i zoti.

Që i vogël, Hasani qe një fëmijë mjaft i zgjuar, inteligjent dhe me shumë  dëshirë e pasion për të mësuar. Pasi mbaroj shkollën ruzhdie me rezultate shumë të mira, babai i tij Jakupi e dërgoi në Stamboll të Turqisë për të kryer studimet e larta për teoligji fetare. Ai atje pati dhe disa studentë të tjerë shqiptar, ndërmjet tyre dhe Hasan Hysën po nga Bastari. Në Stamboll gjatë shkollimit të tij ai shquhet për nivel të lartë në mësime dhe u pajis me një kulturë të përgjithëshme mjaft të përparuar për kohën. Në moshën 22 vjeçare mbaron studimet e larta me rezultate të shkëlqyera dhe mori titujt fetar hafiz dhe myderiz. Përveç mësimeve fetare dhe përvetësimit të disa gjuhëve të huaja, në mënyrë autodidakte mëson shumë mirë dhe gjuhën e mëmës, shqipen, pa rënë në sy të autoriteteve turke. Gjatë shkollimit në Turqi, Hasani bie në kontakt me idetë rilindase për autonominë dhe pavarësinë e Shqipërisë  dhe i përqafon ato. Kjo flet qartë dhe për ndjenjat dhe qëndrimin patriotik dhe atdhetar të tij.

Gjatë Luftës së Parë Botërore ai kthehet në vendlindje. Vitet e shpalljes së Pavarësisë së së Shqipërisë e gjejnë në vendlindje, në Bastar. Këtu bie në kontakt me Murat e Abdi Toptanin dhe organizon së bashku me disa shokë të tjerë njerëzit e zonës dhe bashkë me to merr pjesë në ngritjen e flamurit më 26 nëntor në Tiranë.

Pas mbarimit të arsimit të lartë teologjik Myftinija e Tiranës e cakton imam xhamije në Bastar. Tanimë ai krahas shërbimit fetar ju mësonte dhe shqip bashkëfshatarëve të tij. Punoi si imam xhamie në Bastar afro 50 vjet me radhë. Gjatë kësaj periudhe ai punoj me përkushtim me njerzit, nuk u lodh duke u mësuar fenë dhe predikimin e saj. Në çdo kohë ishte në shërbim të njerëzve. Qe një orator i madh dhe fjala e tij kishte peshë te banorët dhe besimtarët që ai u shërbente.

Siç cilësuam dhe më lart Hasani kishte një nivel të lartë kulturor. Ai njihte disa gjuhë të huaja si: arabisht, turqisht, osmanishten e vjetër, greqishten dhe italishten. Pavarësisht kësaj ai studionte dhe gjendej në çdo kohë mbi libra. Si i tillë ai gëzonte autoritet në popull dhe respektohej prej tij.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore ai dhe familja e tij mbështetën forcat nacionaliste të Legalitetit dhe Abaz Kupin. Ai ishte një ithtar i Mbretërisë dhe Zogut dhe si i tillë qe kundër vendosjes së komunizmit në Shqipëri. Sipas tij komunizmi qe anti fetar dhe si i tillë nuk duhej mbështetur. Djali i tij Besimi qe pjestar i çetës së Abaz Kupit ashtu si dhe disa banor nga krahina jonë. Pas vendosjes së regjimit të pushtetit popullor, familja e Hasanit qe e deklasuar e persekutuar. Ju dogj shtëpia dhe u shpall armik. Pavarësisht kësaj ai respektohej nga populli. Në çdo ceremoni, në të mirë, dhe në hidhërim, ai zinte vendin kryesor dhe predikimet e tij ngjallnin interes dhe tërhiqnin besimtarët. I tillë qe Hasan efendiu deri në vdekje, model i një intelektuali, model i një njeriu të mirë që meriton të kujtohet e të nderohet me shumë respekt për vlerat e tij.

Hasani rriti dhe edukoj shumë fëmijë. Katër djemt e tij i përgatiti për imam xhamie. Familja e tij nuk e priti mirë prishjen e xhamive në vitin 1967 dhe luftën ndaj fesë. Djemt e tij nuk e mohuan fenë dhe fshehurazi apo dhe haptas e predikonin atë. Tani djali dhe nipërit e Hasanit vazhdojnë traditën dhe kryejnë detyrën e imamëve të xhamisë. Tradita vazhdon.

Hasani vdiq në dhjetor të vitit 1965 dhe u varros në fshatin  e tij të lindjes Bastar. Varrimi u bë me një ceremoni të madhe ku morën pjesë shumë banorë  të fshatit, banorë nga e gjithë  krahina, dhe krahinat fqinje. Njerëz të tillë si Hasani i bëjnë nder Bastarit, dhe krahinës së tij, Bendës, Tiranës dhe më gjërë.

IBRAHIM KABILI

Tiranë më 06.01.2020