Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Albert Habazaj: Burri i vockël Mares Habazaj

| E marte, 07.01.2020, 07:25 PM |


Burri i vockël Mares Habazaj

(3 muajsh)

Nga Albert Habazaj

Çeli ngrohtë e bukur dielli

Më tre tetor dhe plot shkëlqim

Me kostum lirik u vesh qielli,

Toka u zbukurua me blerim.

Me ujët bënë trininë e gëzimit,

Shndritën pastër si vesa në gjethe,

Nga Shenjtëria e Lumturimit

Pëllumba pruri Mares me vete.

Dhe ditët kalojnë pa vënë re

Nga tre tetori si sumbulla mjalti.

Ka natyrë kultike numri tre,

Vërtetuar nga Mares si prurës fati.

I shenjtë Triniteti i hyjnive

Vjen i njomë si frymë ulliri,

Si një dashuri e Perëndive

Burri i vogël në trajtë floriri.

Mares Habazaj është ky burrë,

Që bën “gë-gë...” e qesh si lëng rrushi,

Që të shikon si kapedanët dikur,

Edhe pse tre muajsh sapo mbushi...

Ujë i Ftohtë, Vlorë, 3 Janar  2020