E premte, 29.03.2024, 12:43 PM (GMT)

Kulturë

Ninoslav Ivanovski: “Stresi dhe ne”

E marte, 07.01.2020, 06:00 PM


Recension

Libri “STRESI DHE NE”

(paradoksi i kohës sonë)

Autorë: Metodi Çepreganov dhe Teodora Kostovska

Nga Prof. Dr. Ninoslav Ivanovski

Libri “Stresi dhe ne” i cili tani gjendet para lexuesit për shumë  gjëra është i jashtëzakonshëm.  Ai hetohet që nga vet titulli, më saktë nga zgjedhja e temës e cila është aq aktuale sa edhe vetë jeta. Kështu nuk ka lëmi, regjion ose disiplinë në jetën tonë të përditshme ku problemi i stresit dhe veprimi i tij mbi individin nuk ndjehet. Për atë lirisht mund të thuhet se tema lehtë i tejkalon kufijtë e jetesës sonë dhe bëhet problem i civilizimit bashkëkohor. Duke zgjedhur këtë temë për përpunim dhe për një paraqitje para publikut, autorët sikur kanë dashur të na tregojnë se sa njeriu bashkëkohor është vulnerabil, shpesh vuan i pa përgatitur, i befasuar, jo mjaft i fuqishëm që të kundërvihet, tepër emotiv, i pa gjindshëm dhe sa më shpesh reaksionet e tij janë jo adekuate për situatën në të cilën ndodhet. Libri potencon në tërësi gjithë plejadën e agresioneve të brendshme dhe të jashtme mbi vetë ne  ndërmjet të cilave ka edhe të atilla të cilat nuk janë mjaftë të njohura. Të njëjtat i sistematizojnë, sqarojnë, logjikisht i ndërlidhin, e gjejnë bazën tyre anatomo-fiziologjike dhe në këtë mënyrë e afrojnë deri te lexuesi në mënyrën më të mirë të  mundshme.

Pjesa e parë e librit është vendosur pikërisht në reaksionet fiziologjike të pjesëve të sistemit nervor qendror apostafat të hipotalamit, sistemit limbik, hipokampit dhe amigdales. Ndoshta kjo pjesë nuk do të jetë e pranuar në mënyrë adekuate nga lexuesi i rëndomtë, por kjo gjithsesi përfaqëson mund të rëndësishëm të njohësve kulmor të një materie e cila ka shumë sqarime të reja dhe citate nga literatura bashkëkohore. Janë sqaruar në mënyrë plastike lidhjet nervore dhe hormonale të reaksioneve tona dhe emocioneve tona, roli i inteligjencës, mekanizmat  adaptues, strukturat trunore  të cilat marrin pjesë në sferën tonë emotive. Një kapitull  veçanërisht interesant përfaqëson stresi si  dimension i ri etiologjik në patologjinë mjekësorë moderne në mënyrë precize dhe sistematike janë numëruar sëmundjet bashkëkohore ku stresi si faktor është ose shkaktar i drejt për drejtë ose nga ana tjetër përshpejtues i përkeqësimit të gjendjes së të sëmurit. Janë potencuar ndikimet e kobshme që gjendja stresuese, veçanërisht nëse është kronike, e ka mbi traktin gastrointestinal, sëmundjet koronare, disa lloje të dermatozave, tensionit të gjakut, sëmundjes së Alchajmer etj. Në këtë mënyrë sqarohet edhe një patologji e re e cila merr hov sa më tepër dhe para së cilës të gjithë jemi rreshtuar. Sëmundjet psikosomatike gjithashtu janë pjesë e ndikimit të një katastrofe të stresit dhe këtu lista është përafërsisht më e gjatë.

Në pjesën e fundit të librit autorët përsëri na kthejnë kah vetvetja dhe jeta jonë e përditshme. Këtu gjendemi në vendet tona të punës, në familjet, në ndeshjet sportive, ndërmjet miqve dhe atyre tjerëve, ndërmjet obligimeve të përditshme dhe ndërmjet problemeve që të  gjithë i kemi në përditshmëri. Patjetër të pranojmë se jetojmë në shoqëri konfliktit, madje do të thoshim edhe shoqëri e kontaminuar shpirtërisht  e  cila  duhet të jetë bashkëkohore dhe demokratike por për fat të keq ajo nuk ka sukses për herë. Kuptohet se çmimin e paguajmë ne. Për fat të keq shpesh herë me stresin dhe ndikimin e tij i cili  kurdoherë do të paraqitet. Edhe një herë autorët do të na sqarojnë se si të amortizojmë goditjen e parë dhe si të vijmë deri te sjellja e vërtetë e cila do të sjellë kompromis nëpërmjet  trupit tonë dhe shpirtit tonë dhe do të na mundësojë ta vazhdojmë dhe sipas mundësisë ta përmbyllim me fat  ekzistencën tonë të përkohshme në planetin Mëmë të quajtur Tokë.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora