Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Shyqyri Fejzo: Kënga e Ftujkës

| E marte, 07.01.2020, 07:15 PM |


Shyqyri Fejzo

Kënga e Ftujkës

“Ftujkëza e bardha me zile

Kur më ngjitesh asaj brinje…”(E këndonte Lame Ibra)

Ishe shumë e bukur, si një manushaqe

Si një diell behari, papritur mu shfaqe

Nga brinja e lodhur, skuqte gush e faqe

Mua nuk më pe, sa shumë më kënaqe

Mushka jote e sertë, larg kishte harbuar

Shumë më lodhi kapja, me litar në duar

Nuk më mbante vendi, aq jam gëzuar

Si trim të dola përpara, duke drithëruar

Sa herë të ngrita çarkun, ti do më shpëtoje

Kësaj here i sigurtë, s’kishe nga të shkoje

S’të ndoqa si mushkën, se të mund harboje

Si lule e prerë kur re në krah, po më befasoje

Mirë se ty të  kishte lodhur aq shumë brinja

Po unë ç’pata që u bëra ujë,shumë djersinja

Etjen desha të shuaj, e  cicat po ti thëthinja

Të mbulova në puthje, po aspak s’u ngjinja

“Mjaft më ndeze, me buzë duar dhe gishta

Prit të pritet të thonë se ja, po vjen vjeshta

Bëj be me kokën, tek unë s’ka gënjeshtra

Vraje mirë mendjen, gjeji rrugët e sheshta

Më shijon shumë, po nuk kam qejf si tinës

Të gëzojmë pa fund, në të dalë të brinjës

Kjo punë fisnike,s’ka vend pranë dëllinjës

S’ dua të luaj pjesën, në rolin e Dylqinjës”

“Ftujkëz e bardhë me leshra

S’më gënjeve me gënjeshtra

S’më pritet sa të vijë vjeshta… “