E marte, 16.04.2024, 09:09 AM (GMT+1)

Mendime » Çeliku

Kalosh Çeliku: “Shpëtimtari” i shqiptarëve në ring

E hene, 06.01.2020, 09:42 PM


“SHPËTIMTARI” SHQIPTAËRVE NË RING

               “BOKSIER” SI KAUBOJI SHKUPIT

NGA KALOSH ÇELIKU

“Shpëtimtari” i shqiptarëve vazhdon ringun luftarak edhe në këto zgjedhje të parakohëshme parlamentare, në Maqedonininë e Veriut ta imitojë Kaubojin e Shkupit Shqiptar. Edhe pse, nuk është boksier profesionist politik për ”Fitore”.

E gjithë kjo fushatë parazgjedhore me grushtat lartë për luftë, krahëpërkrahu me Mukin, dhe Taçi Vojvodën e disa shqiptarë të arratisur si Dhelpëra dinake pas herdheve të Dashit, nuk paralajmëron ndonjë luftë të përgjakshme për fitore. Përveçse, një reklamë propagandistike politike për shitjen e mallit të skaduar politik Neokomunist, që me vite dergjet dhe kalbet nëpër tezgat e “Bit - Pazarit”, në Shkup. Trumbetimeve tyre para kamerave televizive, sidomos të Taçi Vojvodës, kryetarit të PDSH -ës, se: “Shpëtimtari” i shqiptarëve është sharlatan?!

Nuk prish punë kjo Sot, “vëllazërim - bashkimi” për pushtet me vite i këtyre dy liderëve të arratisur partiak. Njëri para do viteve në zgjedhjet parlamentare në “Bit-Pazar”, thirrte me megafon për t’i fituar zgjedhjet: “Allahu Akber”, e tjetri para kamerave televizive, në xhaminë “Jahja Pasha” me Mukin legalizonte Gjuhën Shqipe?!

Reklama parazgjedhore me “vëllezërit” e Njerkës të nxjerra mbi tezga për shitje në “Bit-Pazar” para Popullit Shqiptar nga Partitë politike. Pazar, pa pare e me pare për interesa personale, familjare e partiake, nuk janë mall bio Pazari politik, por një hibrit prodhimi me farë “vëllazërim - bashkimi”, që me vite nga koha e Ish Jugosllavisë dergjet nëpër tezga dhe e pretë shitjen, edhe Sotekësajdite blerësin e dalldisur shqiptar.

Koha është, shqiptarët edhe në këto zgjedhje të parakohëshme parlamentare të dalin me mendtë në kokë, mos u turren përmbrapa pa kokë me të katra si dhelpëra herdheve të Dashit, se: Ndoshta, do t’i bien udhës! Por, të dinë cilin mall ushqyes politik do ta zgjedhin dhe blejnë, në “Bit-Pazar” të Shkupit Shqiptar.

E parashikoj Ditën e Nesërme, se: Në këtë ring politik parazgjedhor politik të “vëllazërim – bashkimit”,  “Shpëtimtari” i shqiptarëve do të ikë përgjithmonë në Histori…



(Vota: 15 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora