Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Sevdail Hyseni: Samari

| E hene, 06.01.2020, 09:18 AM |


Satirike

SAMARI

Kur vdiq Samarxhiu,

Një plak me përvojë,

Gomarët e rinj

U hodhën në lojë!

Thanë të ngazëllyer:

Lum për ne veshgjatë,

S'ka më samarxhinj

Do t'jemi me fat!

Një gomar plak

Shpërtheu si lumë:

- S'na lënë pa samar,

Mos u gëzoni shumë!

Na vjen ndonjë tjetër

Pa përvojë  n'samar,

Me mendjen e krisur

Na bënë shpinën varrë!

Sevdail  Hyseni