E premte, 29.03.2024, 08:02 AM (GMT)

Mendime » Xharra

Fahri Xharra: Kryqi i thyer pellazg u keqpërdor nga nazistët

E hene, 06.01.2020, 02:38 PM


Kryqi i thyer pellazg u keqpërdor nga nacistët

Shkruan Fahri Xharra

Kryqi i thyer pellazg, njihet mbi 12 mijë vjet. Qëllimet e tij të para i dinë vetëm ata që me shpërndarjen e tyre e barten me veti edhe këtë shenjë që  i bëri ballë

kohës aq të gjatë , deri në ditët tona. Shpjegimet për te janë nga më të

ndryshmet,  të “ vërtetën” e emrit ia” gjejnë “ vetëm në gjuhën e lashtë sanskrite,   gjuhë e cila sipas të madhit Petro Zheji,  gjuha sanskrite është bijë e  gjuhës  shqipe  .

Për t`ia humbur vlerën këtij simboli të cilin e gjetën pellazgët duke e studjuar qiellin , ishin nazistët të cilët e bën si shenjën e tyre mbrojtëse, dhe në emër të “arianizmit ‘ të tyre zhduken miliona njerëz të pafajshëm  gjatë luftës së dytë botëre, e posaçërisht disa miliona hebrenj të cilët ishin viktima masovike .

Qëllimin e shkrimit e kam që t`iu shpjegohet të rinjve se çdo kryq i thyer nuk është nazistë, me një shpjegim shumë të thjeshtë :

Kryqi nacist, ka lëvizje në drejtim të akrepave të orës për 45 shkallë

Edhe sot në shekullin 21 , swastika ka konotacion nacist, të cilin gjermanët në vitet 1800,  duke u bashkuar në një federatë , me 1871   nacionalistët gjermanë si thash më lartë deshën të identifikohen me një racë ndryshe nga europianët e tjerë,

Ne, nuk mund t`i ikim historisë, e posaçërisht ne që jemi trashëgimtaret e racës pellazge.

Thuhet që edhe arkeologu Schliman i ka gjetur disa swastika, nga materialet e ndryshme, të cilat sipas tij ishin artefakte magjike  në Trojës, të cilat e tregonin praktiken e priftërinjve të kohës.

Swastika simbolizon “ Shtatë misteret e mëdha të gjithësisë, si dhe paraqet qarqet e shkencës, hyjnisë dhe njeriut

Edhe Roma e vjetër e perdorte Swastiken për qëllime e saja, ku më lartë shihet një mozaik romak.. Një gjë është e sigurtë që ata e trshëguan nga ilirët dhe etruskët

KRYQI I THYER PERPARA SE TE ISHTE APO TE BEHEJ SIMBOL I NAZISTEVE GJERMANE......ISHTE DHE ESHTE SIMBOL PELLAZGO-ILIR....DHE SHIHEN QARTE DETAJET E PERPUNIMIT TE KESAJ MBUROJE ETRUSKE.......Kardiophylax (forca të blinduara gjoks) bronzi etrusk 675-625 BC (British Museum, London)

“Kultura e swastikes  fillon të zhvillohet qysh gjatë gurlashtit të vonë, lulëzimin e ka gjatë gurvonit (neolitit) dhe arrin edhe kohën e bronzit, vitet 10.000, 5500-2750 p.e.s. Kjo kulturë lidhet me kulturën dardane të Vinçës, e cila ka qenë shtrirë në territorin e sotëm të Kosovës, Serbisë jugore, Shqipërisë veriore, Greqisë veriore, Rumanisë, Maqedonisë etj.

Në rajonin Turdes në Rumani është gjetur mbishkrimi, ku shkruhen fjala pellazge/shqipe Dor (ose bor) (fig.2 ), ndërsa në kulturën dardane të Vinçës është gjetur mbishkrimi VIJ (UIJ), që është uji në gjuhën shqipe. Nga ana tjetër mbishkrimi është gjetur edhe një statujë gruaje veshur me fustanellën shqiptare (Peza L.& L. 2011). Të gjitha këto vërtetojnë se Zeustikat e gjetura në Vinçë dhe Ukrainë i përkasin pellazgëve të lashtë, të përhapur në të gjithë Europën jugore. ( Lutfulla  Peza )”

Dekorim i jashtëm në Palace Roncale – Rovigo -Italy

Fahri Xharra, gjakovë.09.11.19



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora