E enjte, 28.03.2024, 04:26 PM (GMT)

Editorial

Enver Bytyçi: Vrasja e gjeneralit iranian ka ndryshuar disa ekuilibra

E hene, 06.01.2020, 05:28 PM


Vrasja e gjeneralit iranian, Qasem Soleimani, dhe angazhimi i fuqishëm i SHBA-ve në Lindjen e Mesme ka ndryshuar disa ekuilibra

Nga Enver Bytyçi

Së pari, ka rënë ideja e Trump që përparësi të ketë rritja ekonomike e vendit dhe politika e jashtme të ishte në rend të dytë. Logoja “Amerika është e para” nuk vlen vetëm për fuqizimin dhe politikat e brendshme të Amerikës, kjo logo vlen edhe për interesat amerikane në botë. Nëse Trump arrin ta izolojë Rusinë dhe rolin e saj në Lindjen e Mesme, ai ia ka arritur qëllimit për ta bërë Amerikën të parën.

Së dyti, kjo vrasje dhe konflikti me Iranin është një kthesë e re për izolimin politik të Rusisë, për dobësimin e rolit të saj në zonat e influencës të trashëguara nga perandoria sovjetike. Dobësimi i Iranit do të thotë dobësim i Sirisë dhe përfundimisht nxjerrjen e Rusisë nga ky rajon. Prandaj dhe shefi i diplomacisë ruse, Lavrov, reagoi fuqishëm kundër kësaj vrasjeje. Moska e kishte Soleimanin bashkëpunëtor dhe koordinator të saj në qendrat antiamerikane në Lindjen e Mesme, përfshirë dhe qeverinë e sotme të Irakut, ku ai po bënte vizitën e tij të radhës në momentin e vrasjes.

Së treti, vrasja me dron e gjeneralit iranian është paralajmërim i fortë dhe kërcënim për të gjithë terroristët, përfshirë dhe terrorizmin shtetëror se fati i tyre është thjesht në duart e presidentit amerikan. Kjo fut frikën te çdokush që përgatit akte të tilla terroriste. Për pasojë bota bëhet më e paqtë, më stabile dhe më e sigurt.

Së katërti, kjo vrasje në pamje të parë i ngjan asaj që ka ndodhur më 28 qershor 1914 në Sarajevë. Por Franz Ferdinandi përfaqësonte qytetërimin evropian të asaj kohe, ndërsa Qazim Soleiman përfaqësonte qendrën e terrorizmit shtetëror të sotëm. Ndaj vrasja e tij nuk mund të çojë në një konflikt botëror. E shumta do të ketë një konflikt të lokalizuar midis Iranit dhe SHBA-ve dhe me këtë rast do të realizohet edhe ndryshimi politik në Teheran. Ndryshimi politik në Teheran do të ndryshojë të gjithë ekuilibrat gjeopolitikë në rajon. Madje mund të shërbejë edhe për një ekuilibër të ri dhe zgjidhje të mundshme midis Izraelit dhe Palestinës.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora