E marte, 11.08.2020, 02:22 AM (GMT+1)

Komente » Saraçi

Hilmi Saraçi: Mjekrroshat

E diele, 05.01.2020, 01:56 PM


Mjekrroshat

(Megjithse ky shkrim është botuar më herët, por pa shtojcën që po paraqesim më poshtë, e pash të arsyeshme që edhe njëherë të ribotohet, sepse në kohet fundit po duken shumë mjekrrosha të moshave të ndryshme , sidomos të rinj, të cilët me pamjen e tyre sikur po dallohen dhe kështu po paraqesin një larishmeri me kritere të vecanta në veprimarinë e tyre, prandaj mëndova se ky shkrim vlen të lexohet dhe të komentohet nga lexuesit, sepse në kohet e fundit për rolin , rëndësinë dhe dëmet që sjellë mjjekrra (leshi i mjekrrës) nga disa shkencarë është sqaruar për dëmet që sjellë mjekrra në shëndetin e njeriut…)

Nga Hilmi Saraçi

Njerëzit për shumë arsyera dëshirojnë ta ndryshojnë pamjen e tyre dhe të duken tjetërfare , të dallohen nga të tjerët, të duken më të “bukur” më “tërheqës”, por edhe të kamuflohen. Ata kanë gjetur mënyrën si të dallohen më lehtë , si të maskohen dhe si t’i mbulojnë gjurmet e hapave të tyre gjatë jetës, sepse mëndojnë se kështu është më lehtë dhe më mirë . Ata mëndojnë  se  kanë arritur rezultate të dalluara gjatë veprimtarisë së tyre, kulturore  ,fetare, politike , historike , shkencore dhe kombëtare , si disa përsonalitete të tjera të lavdishme të historisë sonë, kështu pa pritmas shihen këto ndryshime  në fytyrën e tyre . Disa prej tyre nuk kujdesen sa duhet për pamjen e  fytyrës së tyre : nuk rruhen si zakonisht, nuk e pastrojnë fytyrën si zakonisht, nuk e lëmojnë fytyrën ( shumica prej tyre) , por e lëshojnë mjekrrën , prandaj i thërrasin “Mjekrrosha” , sidomos ata  me veshje dhe “garderobë” të veçantë. Disa prej tyre fryhen dhe lavderohen se janë “dikushi”- me rezultate dhe suksese të dalluara. Të tillë ,fatkeqësisht,janë mjaft të pranishëm në shoqërinë tonë. Disa nga këta “Mjekrrosha” me pamjen dhe sjelljen e tyre, shpeshherë, nënçmojnë të arriturat  fetare,  kulturore , shkencore , kombëtare…

Ata nuk e dijnë se kjo (mjekrra e lëshuar) nuk është e lehtë për t’u mbajtur, por me përgjegjësi të veçantë  . Në fillim kjo mjekerr është  e  shkurtër ( e krasitur) e më vonë e zgjatur (me qime të lëshuara tëposhtë) – sipas modeleve të “artit bashkohor”…

Mirëpo mjekrra ka historikun e vet të hershëm dhe nuk duhet të  anashkalohen  dhe të nënçmohen të gjithë mbajtësit e mjekrrave , sepse mjekrra ka vlerën e vet fetare, shkëncore, letrare, artistike…Njerëzit e njohur fetar , shkëncor, letrar… kanë lëshuar mjekrrat qysh  nga koha më e hershme , ata edhe nuk duhet të merren pa ndonjë arsye  nëpër gojë… Por disa nga këta “Mjekrroshat” e sotit nuk u ngjajnë të parëve, prandaj flitet dhe komentohet për këta të fundit të cilët me pamjen e tyre “ngacmojnë” kalimtarët dhe  jetën bashkohorë e “mjegullojnë”…       Tani janë paraqitur shumë “Mjekrrosha” ,sidomos nga të rinjtë, por nuk është vështirë të dallohen edhe të tjerët –të bëhet klasifikimi  dhe vlerësimi i tyre. Disa (ndoshta) kanë  qellim  të mirë , pa ndonjë hile të veçantë ,  pa ndonjë rezervë të caktuar, vetëm  për të treguar se janë të “bukur” se janë “të ngritur” dhe të “afirmuar” në mesin ku jetojnë dhe punojnë  :si të rinjë, si fetarë,si artistë, si letrar, si politiqar , si shkëncëtar  e të tjera .

Këta“Mjekrrosha”  megjithatë  kanë disa karakteristika në mesin e tyre . Disa  prej tyre  (“Mjekrroshave”) e kanë qimën e fortë , të egër, shpeshherë janë të prirur të “therrin”, të kritikojnë , të nënçmojnë, të sulmojnë dhe të punojnë mbrapsht, duke menduar se ata janë në rrugën e drejt të besimit fetar, letrar, politik, shkencor … Disa prej tyre pa ndonjë arësye  dhe pa argumente vërsulen ndaj  të tjetrëve që nuk mendojnë si ata duke shkaktur përqarje në jetën tonë të përditëshme fetare, kulturore, politike, shkencore dhe kombëtare... Këta njerëz me mjekrra të lëshuara: me qime të bardha, me qime të zeza, disa me qime të rralluara , disa me qime  të shpeshta , nuk dëshirojnë të dëgjojnë  për t’u shikuar  në pasqyrë, sepse pasqyra më se miri do ta tregojë fytyrën e vërtetë të tyre . Por nese shikohen në pasqyrë e shohin se fytyra e tyre është e mbuluar me leshëra të ndryshëm, prandaj duhet ta “çirojnë” dhe ta “krosisin” mjekrren (por edhe mëndjen) e cila nuk është krehur  dhe nuk është  pastruar (mendja)  nga gabimet dhe  mekatet që kanë bërë. Ajo duket laraman: pak e bardhë , pak e zezë – e rralluar nga brenga për punet e të tjerëve. Sa vështirë e ka njeriu ta shohë një mjekërr të  të tillë…

Megjithatë janë përzier mjekrrat  . Vështirë është të bëhet dallimi i tyre. Nuk dihet kush është i ri , i vjetër, hoxhë , arsimtar (profesor), artist, letrar, politikan, shkencëtar e të tjera . Në pasqyrë kur shikohen të gjithë , pa dallim,janë të dashuruar në mjekrrën e vetë dhe të gjithë  krenohen që kanë një mjekërr të tillë, duke mënduar se mjekrra ka  aftësi të tregojë nivelin  e tij intelektual, fetar, politik, shkëncor  ….

Në këtë rast po paraqesim një shkrim të postuar  në internet (FB) që bënë fjalë për rëndësin,gjegjësisht për dëmet që sjellë mjekrra (Leshi i mjekrrës) në shëndetin e njeriut: “Shkencëtarët kanë një lajm të keq për burrat që dëshirojnë të mbajnë mjekërr.Ata kanë zbuluar se bakteriet që ndodhen në mjekër, janë shumë të rrezikshme për shëndetin. Me këtë hulumtim shkencëtarët kanë përcaktuar rrezikun që njerëzit mund të infektohen nga një sëmundje e qenit. Hulumtimi u bë përmes pajisjeve të rezonancës magnetike, e cila u përdor edhe nga veterinerët.Për një studim të botuar në revistën European Radiology, shkencëtarët në disa spitale europiane analizuan mostra të lëkurës dhe pështymës nga 18 burra me mjekër, moshat 18-76 vjeç dhe mostrat e leshit dhe pështymës nga 30 qen.“ Është gjetur se mjekra e një burri përmban më shumë bakterie sesa trupi i qenit”, tha profesori Andreas Gutzite nga Klinika Zvicerane Hirsladen, transmeton arbresh.info. Testimi zbuloi se një përqindje e lartë e mikrobeve u zbulua në të gjitha mjekrat e burrave, dhe një përqindje po aq e lartë u gjet në 23 nga 30 qen të përfshirë në studim.Te disa nga burrat janë gjetur bakterie që janë kërcënim serioz për shëndetin e njeriut.Bëhet fjalë për interococcus faecalis, një bakter i zorrëve që më së shpeshti shkakton infeksione të traktit urinar tek njerëzit dhe disa raste të stafilokokut aureus, bakter që më së shpeshti gjendet në lëkurë ose në mukozën e rreth 50 përqind të njerëzve, por mund të shkaktojë infeksione serioze nëse gjendet në rrjedhën e gjakut.Përkundër numrit të madh të bakterieve që u gjetën në mjekrën e burrave, shkencëtarët thanë se kjo nuk do të thotë që burrat të heqin mjekrën menjëherë, por që synojnë të paralajmërojnë mbi higjenën”….



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora