Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Sevdail Hyseni: Ndihma

| E shtune, 04.01.2020, 12:00 PM |


Satirike

NDIHMA...

Një ditë vikendi

Dalin në park,

Gjyshi me nipin

Të çmallen pak!

Për veç mrekullive

Ç'të kapin sytë,

Dy qenë endacakë

Promovojnë marritë!

I hip njëri-tjetrit

Sikur me rrëmbim,

E kanë me nder jush

Kohën për çiftim!

E pyet nipi Gjyshin:

Çfarë bëjnë o Bablok?

- E ndihmon të ligun

Sepse e ka shok!

Po e bart në shpinë

- Si the e ndihmon?!

Kurse ai nga prapa

Me afsh e pallon!!!

Sevdail Hyseni