E enjte, 25.04.2024, 03:26 AM (GMT+1)

Përjetësi » Mani

Kadri Mani: Profesori aktiv që punon e hesht - Prof. Dr. Astrit Leka

E enjte, 09.10.2008, 08:05 PM


Astrit Leka e Kadri Mani: Skënderbeu i bashkoi - 2008
PROFESORI AKTIV QË PUNON E HESHT- Prof. Dr. Astrit Leka

Nga Kadri Mani

“Ka ardhur koha që bota t’i mbështesë shqiptarët në projektet e tyre për vetëvendosje dhe, pse jo, për RIBASHKIM NË NJË SHTET KOMBËTAR SHQIPTAR me madhësinë e Zvicrës, duke krijuar kështu një ekuilibër në zonën e Ballkanit, që historikisht është konsideruar fuçi baruti. Në këtë mënyrë shtetet e Gadishullit Ballkanik do të INTEGROHESHIN në mënyrë paqësore e të qytetëruar në Evropën e Bashkuar të së ardhmes...“
(Prof. Dr. Astrit Leka, Kryetar i Shoqatës Ndërkombëtare të Solidestit për zhvillimin e vendeve të Lindjes: Diskutim i mbajtur në Kolokiumin Ndërkombëtar të vendeve të Evropës Juglindore të Kulturës për një „Evropë të Bashkuar“, bërë në Gjenevë, më 18 maj 1992. Shih: Shqiptarët dhe Evropa, „Lura“, Tiranë, 1993, f. 16);- (cituar sipas Prof. Dr. Mehdi Hysenit, te Letra e Hapur drejtuar gjyqtarit të Tiranës, zotni Fehmi Petku,- te Agjencia e Lajmeve „Iliria. net“, datë: e enjte, 08. Korrik, 2004).

_______________

Profesor Doktor Remzi Pernaska

E vërteta për monumentin e Skënderbeut në Paris

Nga Remzi Pernaska

Do të kisha pëlqyer t’ju shkruaja për punën që është bërë e po bëhet prej zotëri Astrit Lekës dhe prej meje ...për ngritjen e monumentit të Skënderbeut në Place Skanderbeg në Paris. Kjo do t’i kënaqte më shumë lexuesit tuaj të shumtë, sesa mosmarrëveshjet midis njerëzve që punojnë për vënien në jetë të këtij projekti. Por shkrimi i zotëri Astrit Lekës më detyron moralisht t’u përgjigjem vetëm disa gjërave që kanë të bëjnë me ecurinë dhe historikun e përpjekjeve. Pra, nuk do të merrem me fyerjet personale që bëhen në adresën time. Para së gjithash, dëshiroj të theksoj edhe një herë në gazetën tuaj se kam pasur, kam edhe tani, respekt të thellë për punën e vyer që bën zotëri Astrit Leka (dhe jo A.L.), sepse ajo është më e gjerë, nga njëra anë, se ngritja e përmendoreve të heroit tonë legjendar Gjergj Kastriotit Skënderbeut dhe, nga ana tjetër, më e gjerë se ngritja e monumenteve të Skënderbeut në Prishtinë, Shkup, Londër, Paris e gjetiu. Gjithashtu përpjekjet e tij të suksesshme për ngritjen e bustit të Skënderbeut në Gjenevë, tregojnë se kemi të bëjmë me një atdhetar të flaktë dhe me një intelektual të nderuar.
* * *
Sa i përket intervistës vetë, dëshiroj të theksoj se ajo duhej të karakterizohej mbi të gjitha me përshkrimin e përpjekjeve që bëhen edhe prej tij për ngritjen edhe në Paris të një monumenti me kalë të Skënderbeut dhe jo me poshtërimin publik të një njeriu që, gjithë si ai vetë, punon për një çështje atdhetare. Thelbi i shkrimit është se dikush e ka përvetësuar punën e bërë prej tij. Dhe ky dikush është Remzi Përnaska (dhe jo “profesor R.P.”, si shkruan zotëri Astrit Leka). Zotëri Astrit Leka mëton se ai i ka filluar përpjekjet para nesh, domethënë shqiptarëve të diasporës, miqve francezë dhe meje, dhe se ne ia kemi hyrë këtyre punëve pas tij dhe, mbi të gjitha, të autorizuar prej tij. E vërteta është krejt tjetër. Hapat e parë bërë prej meje, në bashkëpunim me shqiptarë të diasporës, fillojnë qysh në pranverë të vitit 1991. Punën e quajtëm vazhdim të përpjekjeve dhe arritjeve të shqiptarëve të diasporës, me në krye të ndjerin Lec Shllaku, që ia dolën që një sheshi të Parisit t’i vihet emri i heroit kombëtar shqiptar Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Meqë zotëri Lec Shllaku ishte i sëmurë, nuk pranoi të kryesonte përpjekjet për ngritjen e një monumenti në këtë shesh. As zotëri Skënder Zogu, as edhe shqiptarë të tjerë nuk pranuan për arsye nga më të ndryshmet dhe më ngarkuan të vazhdoj punën e nisur prej tyre. Iu drejtova me një letër ministrit të Kulturës të Francës, që ishte njëherazi edhe kryetar i Bashkisë së Bluasë (Blois), në afërsi të së cilës gjendet një portret i Skënderbeut (2 prill 1992); u vura në lidhje me Drejtorinë e marrëdhënieve me jashtë të kësaj ministrie (maj 1991), me të cilën nuk i kam ndërprerë kurrë lidhjet; iu drejtova Drejtorisë së marrëdhënieve me jashtë të Bashkisë së Parisit (nëntor 1991), mora takime me drejtoritë e çështjeve kulturore dhe me nëndrejtorinë e pasurive artistike të kësaj bashkie (1992), me të cilat vazhdojmë të punojmë pandërprerje. Iu drejtova gjithashtu edhe personaliteteve franceze, të politikës, kulturës dhe artit, që kishin lidhje shpirtërore, ndonjëherë edhe familjare me Shqipërinë, si ishte rasti me akademikun, senatorin, ministrin e Kulturës, deputetin Zhan Fransua Denio (Jean-François Denieau, që kishte kunatën stërmbesë të Dora d’Istrias etj. Këto takime vazhduan deri në vitin 1996. Pasi u siguruam se kjo punë mund të plotësohej, iu shkrova Presidentëve të Shqipërisë, zotëri Sali Berishës (1996) dhe zotëri Rexhep Meidanit (1997), i cili ngarkoi Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve të Shqipërisë për plotësimin e projektit të propozuar prej nesh. Punuam me Drejtorinë e Arteve të kësaj ministrie (1998), që propozoi të vihet në këtë shesh skulptura e Skulptorit të Popullit, Odhise Paskalit, që gjendet në hyrje të Muzeut Historik Kombëtar, që e paraqet heroin në këmbë. Ia paraqita Bashkisë së Parisit këtë propozim (1998). Ata bënë matjet stereometrike me lazer dhe thanë se ishte i vogël për madhësinë e këtij sheshi. Letërkëmbimi që vijoi me Ministrinë e Kulturës dhe Ministrinë e Jashtme të Shqipërisë, synonte gjetjen e mundësive për ngritjen e një monumenti me kalë në këtë shesh. Drejtoria e Artit e Ministrisë se Kulturës, Rinisë dhe Sporteve u zotua të hartojë preventivin për një monument me kalë të njëjtë me atë të ngritur në Tiranë. (7 janar 1998). Gjithçka ishte vënë në binarë. Duhej vetëm monumenti.
Në këto kushte të një sigurie relative, iu drejtova me një letër mirësjelljeje dhe falënderimi Presidentit të Francës, zotëri Zhak Shirakut (1998), i cili, kur ishte kryetar i Bashkisë së Parisit, i dha emrin e Skënderbeut një sheshi shumë të madh (1978). Një letër të ngjashme iu dërgua edhe kryetarit të Bashkisë së Parisit, zotëri Zhan Tiberisë (1998). Në të dyja këto letra, si edhe në ato drejtuar më parë presidentëve shqiptarë, paraqitem si vazhdues i punës së bërë prej të nderuarit Lec Shllaku. Vetëm për kërshëri po shtoj se, ndër të tjera, u bë edhe një veprimtari e bukur, një mbrëmje Skënderbeg (GALA) në Bashkinë e Lagjes XIX, ku gjendet Sheshi Skanderbeg, më 26 maj 1998. Viti 1999 kaloi me takime pune për aspekte teknike të zgjedhjes së një monumenti ekzistues, ose të bërë enkas për këtë shesh. Për arsye financiare u përcaktua si më e mundshme ngritja e një kopjeje të njërit prej monumenteve të ngritura në Shqipëri. Arkitektët dhe urbanistët francezë parapëlqenin atë të Tiranës, sepse duke qenë se Place Skanderbeg në Paris është shumë i madh, kërkon një monument me kalë, së dyti, ai i shkon më shumë frymës së kohës, parandalimit dhe jo sulmit, së treti, sepse i njëjti monument ngrihet në dy kryeqytete. Në vitin 2000 vjen dhe më takon në Paris, zotëri Astrit Leka dhe më kërkon të bashkëpunojmë. Pranova menjëherë, megjithëse të gjitha gjërat e qenësishme që duhen për ngritjen e një monumenti i kishim plotësuar vetë, pa ditur se edhe dikush tjetër punon për një projekt të tillë. Ndryshe ai nuk kishte pse të vinte. Ia vura në dispozicion dokumentacionin tim, por ai mori vetëm një pjesë të tij. Për vërtetësinë e këtyre radhëve mund të dëshmojnë personat që kanë qenë në këtë takim.
* * *
Vetiu lind pyetja: Pse pranova? Besoj se kisha disa arsye të forta: E para, dhe mbi të gjitha, se puna që ka bërë e bën zotëri Astrit Leka për ngritjen e shtatoreve të Skënderbeut kudo në botë është punë me përmasa të mëdha. Konkretisht, puna e tij ka përmasa më të gjera se puna ime që përqendrohet vetëm te ngritja e monumentit në Paris. E dyta, deri më sot kurrkush nuk e ka bërë këtë më shumë se zotëri Astrit Leka, me energji të jashtëzakonshme, por sidomos me ide nga më fisniket për një intelektual të rangut të lartë atdhetar. E treta, se bashkimi bën fuqinë dhe rrit cilësinë e punës, që siguron kështu arritje më të lavdërueshme. Këto janë disa prej arsyeve që kam firmosur letrën që i kemi dërguar Bashkisë së Parisit dhe kurrë nuk e kam mohuar se bashkëpunoj me zotëri Astrit Lekën dhe Shoqatën Solidest që drejton. Bashkëpunimi ka vazhduar deri para daljes së intervistës dhënë gazetës “Panorama”. Mosmarrëveshja nuk vjen ngaqë unë mohuakam punën e “Solidestit”, si thuhet në shkrimin e zotëri Astrit Lekës, se ndryshe si do të shpjegohet që kemi bashkëpunuar deri në vitin 2006. Nuk punohet me një njeri që të mohon punën. Nga ana tjetër, në asnjë dokument, asgjëkund nuk kam mohuar punën e “Solidestit” dhe të presidentit të saj, zotëri Astrit Lekës. Le të gjendet diku, qoftë edhe një fjalë e vetme, ku të mohoj punën e tij. Përkundrazi, në letrat që i kam dërguar Kryeministrit Berisha dhe ministrit Besnik Mustafaj para takimit fatlum me Kryeministrin, theksoj se për projektin punon edhe zotëri Astrit Leka. Meqë zotëri Astrit Leka i bëri publike mosmarrëveshjet tona, le t’i bëjmë publike edhe dokumentet e të dyja palëve dhe letërkëmbimin midis nesh, që i shoqëron ato dokumente që opinioni publik të mësojë të vërtetën.  Mosmarrëveshja vjen, përkundrazi, nga mohimi që i bën ai punës sonë deri në vitin 2000, kur vendosëm të punojmë bashkërisht për këtë projekt me vlera kombëtare. Ai nuk pranon që dikush tjetër ta ketë nisur këtë punë jashtë “Solidestit”, pra edhe nga ne të diasporës së Parisit deri te marrëveshja jonë (2000). Ai shkruan në gazetën tuaj: “Në të vërtetë, në vitin 1998, dy vjet pas kërkesës sonë drejtuar autoriteteve bashkiake në Paris bën një kërkesë edhe profesori shqiptar R.P.” dhe vazhdon: “Ne nuk mund ta kuptojmë logjikën e tij, se duke përfituar nga rasti që të komunikojë me specialistët e sektorit të kulturës në bashki, (një mundësi që ia dhamë ne nënvizimet janë tonat), të krijojë bindjen se projekti është tërësisht i tij dhe se mund ta realizojë i vetëm plotësisht pa mbështetjen tonë”. Së pari, zotëri Astrit Leka nuk i është drejtuar vetë Bashkisë së Parisit, por nëpërmjet deputetit Rëno Muzëlier (Renaud Musellier), nipit të Nënës Mbretëreshë Geraldina. Së dyti, nuk është e vërtetë që ne i jemi drejtuar me kërkesë kësaj Bashkie “dy vjet” pas kërkesës së zotëri Muzëliesë: Bashkisë i jemi drejtuar qysh në vitin 1991, kryetarit të saj i jemi drejtuar më 1998, kur kishim ç’t’i thoshim. Së treti, togu “një mundësi që ia dhamë ne” s’ka asgjë të përbashkët me realitetin, dhe për këtë mund të dëshmojë edhe vetë Bashkia e Parisit se me kë ka filluar të punojë më parë dhe nga ç’vit. Megjithatë, po të ishte e vërtetë kjo, do të vlente pas vitit 2000, kur iu drejtuam bashkërisht Bashkisë, e jo para. Por ajo nuk i përgjigjet së vërtetës as pas marrëveshjes. Si shihet, qëndrimi i zotëri Astrit Lekës është, në këtë rast, përjashtues. Së dyti, letrat që më ka dërguar nuk tregojnë se i drejtohet një bashkëpunëtori, ato përmbajnë fyerje dhe poshtërime, duke lënë të kuptohet, në disa vende thuhet edhe haptazi, se paskam vjedhur punën e tij, si dikush tjetër ia paska bërë më parë në Kosovë dhe në Angli. Unë asgjëkund nuk kam mohuar punën e bërë prej zotëri Astrit Lekës. Dhe jo vetëm kaq: Megjithëse kisha siguruar gjithçka duhet për ngritjen e monumentit, kam dashur që ta bëjmë këtë punë së bashku. Në letrën e vet të përgjigjes së letrës sime, ku e njoftoja për vendimin fatlum të Qeverisë shqiptare për t’i dhuruar Bashkisë së Parisit një monument me kalë të heroit shqiptar, pa pritur përgjigjen që i premtoja që të shihte si shkuan punët me autoritetet e larta shqiptare, duke hamendësuar, m’u turr me tërë furinë e tij. Letrat mund t’jua dërgoj që të shihni kush i filloi mosmarrëveshjet. Këtu erdhi e çara e parë në bashkëpunimin tonë dhe kjo krejtësisht prej tij. Ai nuk më dëgjoi se nuk priti, megjithëse kishte arsye të priste, sepse para se të takoja Kryeministrin, nismë që e mora vetë, e njoftova se do ta takoja zotëri Sali Berishën. Pra, para takimit. Pse vallë ta njoftoja më parë kur paskam prirje të hiqem si i vetmi që merret me këto punë? Po pse e njoftova menjëherë më pas, kur sigurova dhurimin e monumentit me kalë? Megjithatë nuk u ndava prej tij, por, përkundrazi, i shkrova letra pajtimi. Së treti, ai kërcënon në letrat e veta dhe jo vetëm një herë, se do t’i drejtohet Bashkisë, do t’i drejtohet gjyqit etj., por asnjëherë nuk vepron. Pse vallë? Pse zgjodhi rrugën e bërjes publike të mosmarrëveshjeve, kur kishte rrugë më të mirë gjyqin për “të kërkuar drejtësi”, letrat Bashkisë së Parisit dhe autoriteteve shqiptare që dhuruan monumentin? Ai ankohet se nuk i kam dërguar informacion. Ai kujton se këtu ka një argument të fuqishëm moral meqë e kam firmosur letrën që i është dërguar Bashkisë së Parisit në vitin 2000. Informacion ka pasur para dhe pas çdo veprimi timin, po ai i quan ato “gjysma letrash”. E kundërta është e vërtetë: asnjëherë nuk jam informuar se ç’ka bërë e bën zotëri Astrit Leka. Informacioni jepet e merret midis bashkëpunëtorësh për të njëjtin qëllim.
* * *
Kjo e të tjera akuza rrjedhin nga trajtimi vetjak që u bën ai disa fjalëve si koordinator, dora e shtrirë etj. Ai e di qëndrimin tim për trajtimin e fjalës “koordinator”, që si del nga letërkëmbimi ynë, ai e trajton si “i deleguar” i “Solidestit” në Bashkinë e Parisit, kurse unë si “Co-ordinator” i punës së të gjitha palëve, si e japin të gjithë fjalorët.
Po ndalem vetëm te trajtimi i togut “dorë e shtrirë”. Është e vërtetë se në qytetërimin perëndimor “dora e shtrirë” shihet më së forti si e më të fortit, kur është fjala për burra, pasojë kjo e kavalerisë së lashtësisë dhe asaj mesjetare perëndimore. Po kur është fjala për gra, burri, megjithëse më i forti nga shumë anë, nuk i shtrin kurrë dorën damës. Dama e shtrin dorën e para. Në qytetërimin shqiptar, burrat vlejnë njësoj si njëri ashtu edhe tjetri, ndaj shtrirja e dorës nuk shihet si e “më të fortit”, por si e të barabartit, që propozon një diçka të mirë, kurrë një gjë të keqe. A nuk e thotë edhe vetë Skënderbeu kur u drejtohet kapedanëve shqiptarë “inter pares”? Le ta pranojmë se duhet mbajtur trajtimi kalorësiak i këtij togu, kur qenka kështu pse nuk na e ka shtrirë kurrë dorën zotëri Astrit Leka që të shihte nëse e pranoja unë dorën e tij të shtrirë? Për sa i përket thënies “dora që s’kafshohet, puthet”, që unë e kam përdorur në një kontekst të caktuar pajtimi, thirrjeje për puthje e jo kafshim, por që zotëri Astrit Leka e ka marrë në kuptimin e drejtpërdrejtë, i kam kërkuar falje dhe i kërkoj edhe tani, sepse edhe një herë, qëllimi im ka qenë hapja, pajtimi, puthja dhe jo mosmarrëveshja, kafshimi. Dhe deri tani, çdo gjë kishte mbetur midis nesh dhe kjo ishte gjë e mirë në vetvete, por tani zotëri Astrit Leka e pa të arsyeshme t’i bëjë publike mosmarrëveshjet tona. Ai që e nisi, duhet t’i ketë marrë parasysh edhe pasojat. Që lexuesit dhe opinioni publik shqiptar ta njohë të vërtetën, do të ishte mirë që një gazetarit tuaj t’i viheshin në dispozicion të gjitha, e theksoj, të gjitha dokumentet e zotëri Astrit Lekës dhe tonat, pa lënë asgjë pa dhënë. Le t’i lëmë faktet të flasin vetë, si thoshte Volteri, le të mos merremi me shkrime ulëse dhe prekëse, për të mos thënë poshtëruese, për më tepër që të dyja palët punojnë për një çështje me vlera kombëtare, le të mos kërkojmë përparësi, por si e si të ngrihet sa më parë monumenti me kalë, që Kryeministri i Shqipërisë, zotëri Sali Berisha, i dhuroi qytetit të Parisit. Ky monument do të rrojë ndër shekuj. Ne, të vdekshmit, do të harrohemi një ditë. Kryesore dhe mbi çdo gjë është zëri i mirë i shqiptarëve që do të përçohet në Paris, Francë, Evropë e në botë edhe nga ky monument i Skënderbeut.


___________________

Vitore Stefa Leka
Përmendorja e Skënderbeut në botë...

Nga Vitore Stefa Leka

Statuja e Skënderbeut në Maqedoni.

Vite më parë, në një takim që pata në një Forum ndërkombëtar, në Zvicër, me Presidentin e dikurshëm të Maqedonisë Kiro Gligorov, si luftëtar që kisha marrë pjesë me armë edhe në çlirimin e Maqedonisë gjatë Luftës së Dytë botërore i rekomandova atij ligjërimin e mësimit në gjuhën shqipe për shqiptarët e Maqedonisë me të njëjtat të drejta shkollimi si për maqedonasit. Ai u përgjigj se i konsideronte shqiptarët si vëllezër të tij.
Koha provoi se pas këtij takimi të vitit 1993 ngjarjet u precipituan edhe në Maqedoni, dhe për të drejtën e shkollimit shqip, një e drejtë themelore e njeriut në kohën e sotme, u derdh edhe gjak shqiptari në Maqedoni. Kjo vërtetoi se Presidenti Gligorov nuk më
kishte thënë të vërtetën në Forumin e Kranmontanës.
Shkova në Maqedoni fill pas Luftës së Kosovës për të gjetur mbështetjen e bashkëkombësve të mi shqiptarë të Maqedonisë. Në Shkup, Zoti Arbër Xhaferi, i zënë në një mbledhje qeverie, më dërgoi dy personalitete nga më autoritarë për të bërë bisedimet e rastit si edhe për të më vënë në dijeni për përparimin e çështjes shqiptare në Maqedoni, Ata më informuan për përpjekjet që bënin shqiptarët për të fituar sa më shumë të drejta në atë vend.
Me ta erdhëm në përfundimin se figura e Skënderbeut i nervozonte maqedonasit në atë kohë dhe duheshin pritur ditë më të favorshme për ne shqiptarët.
Në Tetovë mora takim me Rektorin e Universitetit të Tetovës Zotin Fadil Suleimani, për të pasur mbështetjen e tij dhe të kolegëve të tij për projektin e ngritjes së statujës së Skënderbeut me kalë në Tetovë si hap i parë për Maqedoninë.
Në vitin 2001, ambasadori i Maqedonisë tregoi interes për projektin tim të ngritjes së statujës me kalë të Skënderbeut në Maqedoni. Ai erdhi në Gjenevë dhe mori në dorëzim një letër personale që i drejtoja Presidentit Traikovski, të shoqëruar me projektin e ngritjes së statujës së Skënderbeut, që sipas meje do të ishte një dëshmi e vullnetit të mirë nga ana e shtetit maqedonas për t?u marrë vesh me shqiptarët. Letrën ia dorëzova ambasadorit më 1 maj 2001, por nuk mora përgjigje, në se letra i ra në dorë Presidentit Traikovski. Si justifikim për ?guximin? që kisha marrë për atë iniciativë i shkrova
Presidentit Traikovski se monumenti i Skenderbeut që po propozoja unë kishte dhënë prova mirëpritjeje edhe nga personalitete ndërkombëtare si Zhak Shirak dhe Kryeministri britanik Toni Bler.
Më pas në bisedën që pata me Zotin Arbër Xhaferri në Lucernë të Zvicrës në Takimin Ndërkombëtar të shumë udhëheqësve të Evropës juglindore të organizuar nga amerikanët, ku ishin dhe Ali Aliu, Fatos Nano e të tjerë pata rastin ta përmend me Ramush Haradinaj afrimin e kohës së ngritjes së statujës së Skënderbeut në Shkup. Por
edhe me Arbër Xhaferrin e shumë figura politike shqiptare të Maqedonisë, ku ndodhej edhe Ministri i sotëm arsimit të Shqipërisë Zoti Genc Pollo.
Në takimin e Lucernës me Arbër Xhaferrin e të tjerë unë përmendëm ekzistencën e bustit të Skënderbeut dikur në Maqedoni. Në fakt kisha pasur rastin të isha i pranishëm në ngritjen e bustit të Skënderbeut në Dibër të Madhe në vitin 1942. Atje asistova
në ceremoninë e inaugurimit me Qemal Agollin, Ahmet Jegenin, Irfan Hajrullahun, Hibe Palikuqin, Jashar Hamjen e shumë të rinj të tjerë, duke asistuar në mënyrë të jashtëzakonshme në një ceremoni zyrtare të organizuar gjatë pushtimit,. edhe pse ishim angazhuar në luftën kundër pushtuesit fashist italian. Ne e nderuam kujtimin e Skënderbeut se flamuri i tij na printe në Luftën çlirimtare, Koha provoi se ne bëmë mirë, pasi në kohën e Titos ia hoqën shqiptarëve të Dibrës bustin e heroit të tyre Skënderbeut.
Unë një nga të paktit që kisha tepruar nga ata që nderuan Skënderbeun në vitin 1942 me praninë e tyre në ceremoninë e përurimit, i dërgova përshëndetjet e mia brezit të sotëm që e ringriti bustin e Skënderbeut në Dibër të Madhe, në fillim të shekullit XXI.
Sigurisht që U gëzova kur mora vesh se Zonja Hatibi, e shoqja e atij që ngriti bustin e Skënderbeut në Dibër në vitin 1942, por që e pagoi me kokë pas luftës, ishte e pranishme në ceremoninë e riinaugurimit, duke përfaqësuar denjësisht brezin tim, brezin që po
perëndon, por jo pa lëne gjurmë atdhedashurie në historinë tonë kombëtare.

Busti i Skënderbeut në Ulqin.

Në fillim të dhjetorit të vitit 2005, në Ulqin u festua me madhështi 600 vjetori i lindjes së Skënderbeut, me të gjitha nderimet e duhura. Ruaj kujtimin e mirë se më nderuan duke më dhënë rastin që ta hap atë manifestim akademik të organizuar nga një komision i
posaçëm me angazhimin e drejtpërdrejtë të vetë Ministrit për Mbrojtjen e të drejtave nacionale dhe grupeve etnike të Qeverisë së Malit të Zi. Sigurisht me mbështetjen e plotë të popullsisë shqiptare të Malit të Zi e në mënyrë të veçantë asaj të Ulqinit.
Ishin ftuar shumë delegacione të cilave u ra në sy mungesa e një përmendoreje të Skënderbeut në atë qytet me histori aq të lashtë, por dhe me vlerë turistike tradicionale në atë breg të Adriatikut.
Ne si SOLIDEST, që ishim nderuar nga pjesëmarrja e një delegacioni të shqiptarëve të Malit të Zi në Kolololiumin dhe përurimin e bustit të Skënderbeut në Gjenevë, vumë në dispozicion të gjithë eksperiencën tonë modeste për hartimin dhe realizimin e një projekti eventual të ngritjes së një përmendoreje të Skënderbeut në Ulqin, si bashkëpunëtorë të fundit për një kolokium shkencor. Në Malin e Zi, sidomos në Ulqin vumë re se ka shumë forca intelektuale të afta.
Mjafton të marrin iniciativën se të gjithë shqiptarët do t?i kenë pas vetes, në këtë vepër me karakter kombëtar, por edhe ndërkombëtar, që shërben për një njohje më të mirë të popujve midis tyre. Aq më tepër kur bëhet fjalë për të nderuar një figurë si Skëndërbeu që i përket jo vetëm shqiptarëve, Ballkanit, Evropës, por si njeri i madh edhe gjithë njerëzimit.
Mendoj se ka ardhur koha që edhe Mali i zi ta nderojë figurën e këtij heroi kombëtar të shqiptarëve. Këtë e them pas eksperiencës së fituar gjatë punës sime si Këshilltar i Përgjithshëm i Federatës Botërore të Veteranëve të të gjitha Konflikteve, ku bëjnë pjesë gati 30 milionë veteranë edhe pse dikur janë ndodhur në luftë për jetë a për vdekje midis tyre. Amerikani Rusi e britaniku kundër gjermanit, vietnamezi kundër amerikanit, algjeriani kundër francezit e kështu me radhë shumë përfaqësues veteranësh të botës kur na bashkojnë forumet dhe ngjarjet përkujtimore ndoshta të hidhura ku secili nga ne
u ndodh në mbrojtje të atdheut.
Për ne kultura e paqes dhe e dialogut midis qytetërimeve bazohet në angazhimin e shoqatave të veteranëve dhe viktimave të luftës në fushën e edukimit të paqës si edhe fillimin e një mënyre jete të re demokratike dhe sociale.
Ne që mbrojtëm vlerat e paqes me aq sakrifica jemi po aq të vendosur t?i largojmë të gjitha urrejtjet raciale, etnike, fetare dhe kulturore.
Unë kujtoj se veteranët e Luftës kur flasin për përmendore që i shërbejnë paqes duhet të jenë të besueshëm më shumë se kushdo tjetër se ata e dinë se ç’është lufta që kanë bërë dhe nuk e kanë parë në televizor. Ja pse themi se ka ardhur koha që edhe në Ulqin të ngrihet përmendorja e Skënderbeut

Piktura e madhe murale e Skënderbeut në Sllovaki

Piktura më e madhe murale e Skënderbeun në botë që njihet deri më sot është ajo e Kështjellës së Bitças në Sllovaki që e paraqet Skënderbeun pranë Aleksandërit të madh dhe 20 figurave të tjera më të mëdha që ka njohur historia e njerëzimit deri në kohën Skënderbeut.
Shoqata SOLIDEST u interesua për të shpëtuar pikturën pikturën historike që po prishej në kuadrin e një restaurimi të organizuar me aprovim të organeve më të larta të asaj fushe në Sllovaki. Kjo pikturë si piktura më e madhe që në mur që njohin artet grafikë për
Skënderbeun, pasi u qëndroi të gjitha rrebesheve që tronditën qytetërimin evropian gjatë shekujve, filloi të prishej për t’u zhdukur plotësisht. Shkova në Sllovaki dy herë mora kontakte me organet më të larta në Ministrinë e Kulturës, por edhe me dy Zëvendës kryeministra. Kërkova prej tyre që të shpëtoja portretin e Skënderbeut, të cilit,gjatë punimeve restauruese, i kishin zhdukur apo fshirë kokën, krahun dhe shpatën. Gjatë takimeve të përmendura, pata premtimin gojor që në përfundim të punimeve restauruese të na linin tre metra katrore vend po në atë kështjellë për një pikturë të Skënderbeut. Piktori shqiptar Sali Shijaku na ka premtuar se do ta bëjë një portret të Skënderbeut për t?i qëndruar shekujve. Kështu mund të themi se e rifituam të drejtën ta kemi përsëri Skënderbeun në Sllovaki. Për këtë më kanë ndihmuar shokët e mi Dhimitër Pilika e
Thoma Deliana që e kanë parë në vend pikturën. Ky i fundit i shoqëruar nga ish-Presidenti i Çekosllovakisë, Dubçek. Në një nga ekspeditat në Sllovaki na ndihmoi edhe Profesori Qemal Xhomo, si pjesëtar efektiv i ekipit tonë.
Shpresojmë se kryetari i Kishës Katolike të Sllovakisë, Sokolov, do ta mbajë premtimin që na dha gjatë punimeve të seminarit katolik në Bratislavë, për të ndihmuar në realizimin e projekteve tona në Sllovaki.

Skënderbeu në Johanesburg

Në Johanesburg për ngritjen e bustit të Skënderbeut gjetëm mbështetjen e zëvendës-presidentit të Federatës botërore të veteranëve, gjeneral leitenant Knobel. Komuniteti shqiptar, edhe pse i kufizuar, e mbështet këtë projekt.

Skënderbeu në Madagaskar

Në dy takime që kam pasur me Presidentin e Madagaskarit ai e kuptoi drejt qëllimin e shoqatës sonë SOLIDEST për t?i bërë të njohur popullit malgash figura të ndritura të botës shqiptare, si një shkëmbim kulturor midis popujve edhe pse të largët gjeografikisht. Me takime të posaçme siguruam edhe mbështetjen e shqiptarëve që e ndiejnë nevojën që në atdheun e tyre të adoptuar të kenë praninë e figurave të ndritura të popullit tonë.

Skënderbeu në Varshavë

Kemi pasur një nisje bashkëpunimi me Prof. Osman Kraja ish ambasadorin e Shqipërisë në Poloni, për rigjallërimin e një memoriali të dikurshëm për nder të Skënderbeut të ngritur në Varshavë, sigurisht për ruajtjen, zgjerimin e identifikimin e tij sa më të
plotë.
Ne mendojmë se duhet përshpejtuar për të pasur atje kopshtin Shqipëria, në të cilin të ngrihet sërishëm busti i Gjergj Kastriotit, Skënderbeut, i cili i ka frymëzuar gjatë shekujve patriotët polakë që kanë luftuar për lirinë e vendit të tyre. Gjë që dëshmohet nga botimet e shumta të bëra për Skënderbeun në Poloni. Ambasada shqiptare në Poloni si edhe intelektualë e patriotë shqiptarë bashkëpunojnë me besim me autoritetet polake për të rindërtuar memorialin e dikurshëm si edhe përmendoren e Skënderbeut në lulishten me emër Albania në Varshavë. Sigurisht kjo po merr kohëne e vet deri, por ne shqiptarët
duhet të përgatitemi që ta nderojmë si duhet Skënderbeun në Varshavë

Skënderbeu në Ukrainë

Dega e organizatës SOLIDEST në Kiev të Ukrainës e konsideron si punë të vetën realizimin e një dëshmie të Skënderbeut në tokën e Ukrainës. Dikur Ukrainasit e kanë çmuar Skënderbeun, madje edhe në ceremoninë e kanonizimit apo shugurimit të heroit të tyre kombëtar Aleksandër Nevski kujtimin e tij e nderuan duke i thënë gjatë kanonizimit se bëmat e trimëritë e tij i ngjanin atyre të Skënderbeut të madh.
Skënderbeu në Berlin

SOLIDEST-i, më 7 prill 1998,nga Gjeneva i është drejtuar zyrtarisht kryetarit të Bashkisë së Berlinit që vazhdonte të rindërtohej në mënyrë të madhërishme, me një projekt të rregullt e të argumentuar shkencërisht për të nderuar dhe zbukuruar Berlinin kryeqytetin e
ardhshëm të Gjermanisë me statujën me kalë të Gjergj Kastriotit, Skënderbeut, hero kombëtar i shqiptarëve, por edhe mbrojtës i qytetërimit evropian. Kjo kërkesë është bërë me besimin se Skënderbeu, si njeri i madh, i përket jo vetëm shqiptarëve, por gjithë njerëzimit.
Sigurisht, ne e morëm iniciativën dhe e bëmë kërkesën te Bashkia e Berlinit, si i vetmi institucion që mund të japë lejen e ngritjes së përmendores së Skënderbeut në Berlin,të mbështetur në ndihmën morale të shumë bashkëkombësve tanë që jetojnë e punojnë të integruar mirë në Gjermani.
Sot janë pjekur kushtet për realizimin e projektit, pasi komuniteti i madh shqiptar në Gjermani, i organizuar në shoqata, përbën një forcë të madhe për të justifikuar kërkesën e ngritjes së statujës me kalë të Skënderbeut në Berlin, kryeqytet i Gjermanisë.
Ne vazhdojmë përpjekjet për të realizuar projektin, sa kohë që nuk kemi refuzim nga pala gjermane.
Në kuadrin e realizimit të projektit po marrim edhe kontakte me shumë shoqata të krahinave të ndryshme të Gjermanisë, i Ludvikshafeni e Manhaimi, Muniku, Hamburgu e sidomos Berlini. Sigurisht projekti ynë do të ketë mbështetjen morale të ambasadorit të Shqipërisë në Gjermani Gazmend Turdiu në shembullin dashamirësisë që shprehu për
projektin e ngritjes së bustit të Skënderbeut kur ishte ambasador i Shqipërisë në Zvicër.
Busti i Skënderbeut në Pragë

Vazhdon puna për të përforcuar lidhjet tona me autoritetet çeke, per ngritjen e bustit te Skënderbeut ne Pyllin e Parkut Petshin të Pragës.
Për realizimin e projektit kemi shkuar vite më parë deri në Presidencën e Çekisë, ku na e pritën mirë propozimin. Kemi siguruar mbështetje personalitetesh çeke. Këtë radhë Shpresojmë që në mbledhjen e veteranëve të luftës të Evropës që është caktuar të bëhet
në Pragë në maj të vitit 2006, veteranët çekë por dhe evropianë do të na ndihmojnë pranë organeve bashkiake të Pragës që të na japin lejen e vendosjes së bustit të Skënderbeut në vendin e nderuar.

Konkluzion:

Realizimi i këtyre projekteve ose projekt-ideve, që në vetvete përfaqëson një punë pasionuese, kërkon jo vetëm një angazhim të madh të shoqatës SOLIDEST Gjenevë, atë të shoqatave të Veteranëve të luftës kudo në botë, por edhe një angazhim shumë të madh dhe bashkëpunimin tonë të ngushtë me të gjitha bashkësitë shqiptare të vendeve ku mendohet që të ngrihen përmendoret si edhe ndihmën e qeverive të Shqipërisë, të Kosovës, të Maqedonisë etj.
Ne mendojmë se në këto kriza që po kalon bota shqiptare, në këtë etapë të historisë sonë kombëtare, mbështetja e fuqishme në traditat tona kombëtare është bërë një domosdoshmëri absolute për ngritjen e prestigjit tonë kombëtar të komprometuar shumë.

Të gjithë shqiptarëve, kudo që jetojnë, u bie për detyrë t'i zbulojnë personalitetet e mëdha me origjinë shqiptare, që kanë dhënë kontributin e tyre të çmuar për zhvillimin e njerëzimit, për t’u bërë atyre nderimet që u takojnë, sepse kështu nderojmë kombin tonë, i cili ka kaq shumë nevojë për t'u vlerësuar e nderuar, sidomos në kohën e sotme.

P.S.: e vërteta e hidhur është se idenë për vendosjen e Monumentit të Gjegj Kastriotit në Prishtinë e ka dhënë Prof. Dr. Astrit Leka, dhe ia ka përvetësuar LDK-ja, me në krye Akademik Mark Krasniqin, duke e lënë anash Profesorin Leka, as pa e ftuar në ceremoni!!

Astrit Leka

Kryetar i Shoqatës ndërkombëtare të Solidaritetit për Zhvillimin e Vendeve të lindjes - SOLIDEST, Gjenevë.
Këshilltar i Përgjithshëm i Federatës Botërore të Vetëranëve të Luftës të të gjitha Konflikteve, FMAC- Paris.
Zëv.Kryetar i Konfederatës Evropiane të Veteranëve të Luftës, CEAC-Paris.
Kryetar nderi i Bashkimit të Intelektualëve Shqiptarë në Zvicër, BISHZ. Bernë.

__________________

Pierre-Pandeli Simsia
Takim për ngritjen e Monumentit të Skënderbeut në Nju Jork
 
Nga Pierre-Pandeli Simsia, Nju Jork

 
Ditën e Shtunë, më 30 Shtator 2006, Komuniteti Shqiptar i Nju Jorkut u mblodh në një takim në një nga sallat në pallatin e Vatajve, Bronx, NY.
Qëllimi i atij takimi ishte diskutime dhe ngritja e një komisioni për të shpejtuar nismën e marrë para disa vitëve për ngritjen e përmendores së Gjergj Kastriotit, Skënderbeu në Nju Jork.
I ftuar nderi në atë takim ishte  intelektuali i mirënjohur shqiptar, zotëria Astrit Leka, i ardhur posaçërisht nga Zvicra e largët, ku edhe është qytetar i atij shteti.
Në sallën e mjaftueshme për atë takim, si gjithmonë në të tilla ceremonish, mbulesa e tryezës kryesore të ligjëruesit ishte me ngjyrat kuq e zi, shenja të flamurit tonë të shenjtë, ku binte në sy shqiponja dykrenore. Ishin vendosur gjithashtu edhe dy flamrët kombëtar, Flamuri Shqiptar dhe Flamuri Amerikan.
Pjesëmarrësit në takim, intelektualë të njohur në komunitetin tonë, si: Dr. Selahedin Velaj, Kryetari i Akademisë së Shkencave Shqiptaro-Amerikane Prof. Dr. Skender Kodra, Dr. Namik Shehu, Prof. Agron Fico, Zotëria i nderuar, i pranishëm në çdo aktivitet Ahmet Zherka, Artisti regjisor, Xhevat Limani, Nënkryetari i Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptaro-Amerikanë, poeti Mehill Velaj, ish diplomatët shqiptarë zoterinjtë Pëllumb Kulla dhe Skënder Shkupi, Zef Bala, Kryetari i Shoqatës Çamëria për Nju jorkun, zotëria i nderuar Sali Bollati, bashkëshortët Kozeta dhe Qemal Zylo, Merita Bajraktari-McCormack, gazetarja Mimoza Dajçi, skenografi Astrit Tota, shkrimtari Klajd Kapinova, Luc Malota, Agron Mirdita, Genc Leka e shumë të tjerë, ndoqën me interes fjalën e hapjes nga zoti Astrit Leka.
Zoti Leka me urtësine e tij që e karakterizon, me kulturë qytetare pasi shqiptoi fjalët: "Kam ardhur këtu për Skënderbeun" i beri një ekspoze të shkurtër veprimtarisë së tij, takimet me personalitetet e larta të shteteve të ndryshme të botës për vendosjen e monumenteve të Gjergj Kastriot Skënderbeut në kryeqytetet e atyre shteteve.
Biseda ishte tërheqese dhe interesante. Kështu zoti Leka, ndërmjet takimeve të ndryshme që ka pasur, përmendi edhe ato me Zhak Shirak dhe Toni Bler.
Fjala e zotit Leka disa herë u ndërpre nga duartrokitjet, e në mes duartrokitjeve me të drejtë ishte edhe nderhyrja e Dr. Namik Shehut, kur e cilësoi zotin Leka Ambasador të Skënderbeut. Përsëri të pranishmit duartrokitën pas atyre fjalëve të Dr. Shehut.
"Për britanikët ishte anonim..." tha zoti Astrit Leka, por kur ndodhi lufta në Kosovë dhe kur kryeministri e përkrahu atë luftë, zoti Leka shfrytëzoi edhe rastin për të pasur një takim me kryeministrin britanik dhe falë Zotit, ai takim u bë, ku zoti Leka iu paraqit me pseudonimin "Alariku". Disa fjalë gjatë dialogut me K/ministrin Bler qe zoti Astrit Leka i permendi në atë takim, si: "Mos kujtoni se Kosova është Vietnam.... Mos kujtoni se komunizmi është në ngjitje..." ishin shumë prekëse për të gjithë të pranishmit në sallë.
Gjithashtu z. Astrit Leka ka zbuluar edhe lidhjen që kanë britanikët me Skënderbeun."Mbretëresha Elisabet kur shkonte në kishë, falej për Skënderbeun..." Gjatë gjithë ligjëratës së tij, z. Leka na dha sihariqin se brenda një viti në Londër do të ngrihet busti i Skënderbeut.
Intelektuali i nderuar i komunitetit, Dr. Selahedin Velaj, pasi i uroi mirëseardhjen në Nju Jork nga Zvicra e largët, shprehu mendimin e tij që monumenti i Skënderbeut, jo vetëm duhet të ngrihet në Nju Jork, por edhe të ndërhyhet në Bashkinë e Nju Jorkut për vend.
I të njëjtit mendim ishte edhe Dr. Namik Shehu, kur shprehu mendimin e tij se, duhet krijuar një komision dhe pa humbur kohë, që nesër duhet të shkojmë në bashki për dhënien e lejës... madje Dr. Shehu, shprehu mendimin e tij që Monumenti i Skënderbeut duhet të vendoset pranë O.K.B-se...
Aktori, regjisori, dramaturgu i mirënjohur, Xhevat Limani, ndërmjet të tjerash, insistoi që ai Monument duhet të ngrihet në Manhatten, duke shpjeguar edhe aresyet. Meqenëse Manhatteni është jo vetëm qendra e 5 qyteteve të Nju Jorkut, por edhe e tre shteteve NY, N.J., C.T. "Në Manhatten, Skënderbeu do të kishte më tepër tingull dhe kumbonë..." tha ndërmjet të tjerash, artisti Limani.
Emëruesi i përbashkët i atij takimi ishte vendosja e Monumentit të Skënderbeut në Nju Jork dhe të gjithë folësit folën rreth atij emëruesi, duke dhënë sejcili mendimet e veta.
Kështu folën zotërinjtë Pëllumb Kulla, Agron Fico, Mëhill Velaj, Zef Bala, Qemal Zylo, Luc Malota, Agron Mirdita, Merita Shkupi etj., madje për thjeshtësi, zoti Pëllumb Kulla e përjashtoi veten e tij në pjesëmarrje të një komisioni, sipas propozimit që iu bë, që,  siç e shpjegoi edhe vetë ai, nuk do të thotë se do të jetë i shkëputur rreth kësaj çeshtje. Përkundrazi, do të japë maksimumin e tij.
Edhe një vogëlushe, Dhimitra Ksenopuli, e ardhur enkas për atë takim, recitoi një vjershë për Skënderbeun, që u duartrokit nga të pranishmit.
Në fund me propozimin e pjesëmarrësve, u ngrit një komision i përkohshëm ku do të punojë me përkushtim në të ardhmen, me ndërhyrjen në Bashkinë e Nju Jorkut, që ëndrra dhe dëshira jonë të bëhet realitet, ngritja e Monumentit të Gjergj Kastriot Skënderbeut në Nju Jork.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora