E enjte, 18.04.2024, 10:35 PM (GMT+1)

Editorial

Aleks Kapllaj: Disa pyetje për kryetarin e radhës të OSBE-së!

E premte, 03.01.2020, 09:48 PM


DISA PYETJE PER KRYETARIN E RADHES TE OSBE-s!

Nga Aleks Kapllaj

Ne pamundesi per t'u pergjigjur pozitivisht fteses suaj, per te marre pjese ne prezantimin e kryetarit te radhes te OSBE, ceremoni qe do te mbahet ne Hofburg's Neuer Saal, te Vienes me 9 janar, ora 10, ju dergoj keto pyetje qe kam per ju! (email: press@osce.org Tel 0043 6767174592)

A mundet një organizatë botërore me një rëndësi të tillë, siç është OSBE, te drejtohet nga nje vend qe po shkon drejt një regjimi jodemokratik?

A mund të ketë OSBE si drejtues te saj, qeverinë e një vendi që nuk ka një Gjykatë Kushtetuese dhe e cila zëvendësohet nga Komiteti Qendror i Zgjedhjeve, i cili anullon dekretin e Presidentit të Republikës?

A mundet OSBE të ketë si kryetar, një qeveri që i ka vjedhur votat parlamentare dhe që ka kryer zgjedhjet lokale monopartiake e qeverisin vetëm, si ne pushtetin qendror ashtu edhe ate lokal, si në kohën e diktaturës te diktatorit Enver Hoxha?

A mundet një organizatë si OSBE të ketë si presidence, një qeveri që ka kriminelët e regjimit komunist të djeshëm në institucionet e drejtësisë dhe që vazhdojnë të japin dënime kundër të drejtave themelore të njeriut?

A mund të ketë OSBE si drejtues një qeveri që sapo ka aprovuar në parlamentin e saj, monist, ligjin kundër lirisë së fjales, të njëjtin ligj që kishte partia nënë komuniste e kësaj qeverie, e cila i burgosi ??fjalen e lire, ligj te cilen e votuan ne ditet e tragjedisë kombëtare të tërmetit ku humben jeten 51 qytetare.

Mundet OSBE, të ketë si kryesues të saj, një qeveri që ka bere te emigrojne 400 000 qytetarë shqiptarë nga vendi i tij, sepse kjo qeveri ka shkatërruar të gjitha shpresat për të ndërtuar një të ardhme për vendin e tyre, e ndersa erdhi ne pushtet me premtimin se do te krijonte 300 mije vende pune? A mund të ketë OSBE si kryetar te saj, nje kryeminister i cili, më 30 dhjetor 2014, u mburr se nuk ka sindikata në Shqipëri në takimin me Matteo Renzi?

A mundet një organizatë si ju të ketë një president nje person që bën tallje me të sëmurët, i cili ofendon duke bërë gishtin e mesëm dhe duke bërë deklarata seksiste duke i thene deputetes, ti "je e fresket" e nuk e din si jane keto pune?

A mund të ketë OSBE si president një qeveri ku zëvendëskryeministri i tij, Erion Brace, quan kryetaret e shteteve evropiane si Emmanuel Macron dhe të tjerët, fashista?

Shpresojmë që me këtë përvojë, Shqipëria të marrë disa mësime demokracie nga ju dhe jo anasjelltas, sepse do të ishte nje problem shumë serioz për ju!



(Vota: 2 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora