E merkure, 15.07.2020, 07:41 PM (GMT+1)

Komente

Shefqet Dibrani: Presidenti i Kosovës Isa Mustafa (6-7-8-9)

E shtune, 04.01.2020, 11:23 AM


ME SHKAS:

PRESIDENTI I KOSOVËS, ISA MUSTAFA (6)

Nëse LDK-ja do ta kushtëzoj VV-në për postin e presidentit të cilin do t’ia rezervojë Isa Mustafës, atëherë vendi ynë e ka rastin historik që të futet në Librin e Rekordeve Guinness!

Shkruan: Shefqet DIBRANI

Qeveria e Republikës së Kosovës në Ekzil është themeluar më 05 tetor 1991. Me sa dihet ministrat e zgjedhur, përveç Xhafer Shatrit, (që i përkiste të majtës ilegale në emigracion), të tjerët ishin nga radhët e Legjislacionit të Rrahman Morinës. Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Isa Mustafa, Ministri i Drejtësisë, Halit Muharremi dhe Ministri për Arsim, Muhamet Bicaj, që të tre ishin struktura udhëheqëse të LKJ-së, (po ashtu ishin edhe dy zëvendëskryeministra të cilët heshtas u larguan). Këta ministra ishin po aq zyrtar politik të LKJ-së, edhe atëherë kur Sllobodan Millosheviqi u zgjodh kryetar i LKJ për Serbinë Unike, i cili me përkrahjen edhe të Isa Mustafës, anuloi autonominë e Kosovës, e cila ishte fituar me Kushtetutën e vitit 1974. Tash nuk duhet të na befasoj nëse tërë angazhimi i Isa Mustafës është që për hatër të Aleksander Vuçiç (Aleksandar Vučić), ta anuloj edhe pavarësinë e Kosovës. Fatkeqësisht ky angazhim i tij në shkatërrimin e LDK-së, po ndodhë në saje të ndihmës profesionale që ia japin intelektualët e trajnuar në Kolegjin RIINVEST dhe ai “Brezi i Republikës”, të cilët veprimet e tyre po i mbulojnë, duke u çjerrë se qenkan shkolluar nëpër universitetet e Amerikës a të Evropës Perëndimore. Në të kundërtën, ky brez i pikur si me parashutë brenda LDK-së, nuk ka asnjë arsye për ta keqpërdorur siglën “LDK”, duke u bërë marionetë e veprimeve antidemokratike të Isa Mustafës, ata edhe vet janë pozicionuar në anën e errët të hënës. Ai, për më shumë se dyzet vjet është aktiv në skenën politike në Kosovë, asnjëherë nuk ka pasur rezultate pozitive, nuk ka udhëhequr si duhet asnjë institucion, dikaster a fabrikë për t’iu besuar aftësive të tij udhëheqëse. Por pa dëshmuar e botuar ndonjë vepër të suksesshme shkencore e studimore, ai arriti të bëhet edhe anëtarë i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, prandaj askush të mos befasohet nëse pikërisht ai bëhet edhe President i Kosovës, pasi përgjatë karrierës së tij ka arritur t’i përbirojë të gjithë këta rrathë. Madje Isa Mustafa, ka thyer rekorde edhe për vet faktin se si një komunist pa qenë kurrë më parë anëtar i LDK-së, është bërë kryetar i saj. Me këtë rast LDK-ja, për këtë paradoks të saj, meriton të futet në Librin e Rekordeve Guinness, pasi ka shënuar rastin e parë nga të gjitha vendet e dala nga diktatura komuniste, ku një komunist bëhet kryetar i një Partie Demokratike, madje siç e kemi theksuar edhe më parë, pa qenë kurrë më parë anëtarë i saj?! Shikuar në këtë prizëm, askush të mos befasohet nëse të gjitha ambiciet tij për tu bërë edhe President i ardhshëm i Kosovës, të realizohen, se mbase si duket ky është qëllimi final i misionit të tij.

Më 24 maj 1992, janë mbajtur zgjedhjet e para parlamentare dhe presidenciale në Republikën e Kosovës. “Shumicën dërmuese në Kuvend e kishte fituar Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ndërsa udhëheqësi i saj Ibrahim Rugova u zgjodh President i vendit praktikisht me votë plebishitare popullore, ndonëse ato zgjedhje u mbajtën në kohën e okupimit serb të Kosovës, në rrethana të jashtëzakonshme, dhe patën rëndësi të madhe për demokracinë dhe shtetndërtimin e Kosovës”, nuk dihet nëse Isa Mustafa mori pjesë në ato zgjedhje, prandaj paradokset e zhvillimeve politike në Kosovë, në të gjitha etapat e saj nuk kanë të ndalur, sepse LDK-ja, i organizonte vet zgjedhjet e lira dhe krejt lirshëm dhe papengesa, ministra bëheshin strukturat e sistemit paraprak të cilët jo që nuk ishin pjesë e listave dhe nuk merrnin pjesë në ato zgjedhje, por vazhdimisht i kundërshtonin, pasi ishin nomenklaturë udhëheqëse e LKJ-së, edhe në kohën kur Sllobodan Millosheviqi, ishte bërë kryetar i LKJ-së për një Serbi Unike.

Nëse kthehemi në retrospektivë dhe i analizojmë ato veprime, shoqëria e tashme demokratike do të mësoj për paradokse dhe veprime të cilat logjika e shëndosh nuk mund t’i përthekoj, por Isa Mustafa, është ky që është, dhe vazhdimisht me duar në xhepa si CAR, përkatësisht si gjeli mbi pleh ka kakarisur duke pasur suksese të vazhdueshme?! Pra, shikuar me syrin kritik, në zgjedhjet e vitit 1992, merrnin pjesë të gjithë, i madh e i vogël, fshatarë e intelektual, “të gjithë, të gjithë tok’ e të pandarë”, përveç strukturave të LKJ-së dhe disa grupeve pak a shumë të frustëruara, të cilët edhe në atë kohë kanë refuzuar, sepse ishin mjaftë të pezmatuar në Elitën Intelektuale, pse në mënyrë masive iu kishte bashkëngjitur LDK-së. Ky qëndrim, a nuk ishte paradoks i llojit të vet për ta futur Kosovën në Librin e Guennessit, kuptohet edhe për çudirat dhe bëmat tjera të asaj kohe?! E tash askush nuk mundet të na thotë se si u bë që strukturat e LKJ-së, të vijnë me duar në xhepa, të sistemohen e akomodohen në cilësinë e ministrave në Qeverinë e Republikës së Kosovës në ekzil, madje disa sish edhe pa i dorëzuar librezat e LKJ-së.

Në anën tjetër është thënë se një urdhër arresti ishte lëshuar nga Serbia kundër Isa Mustafës, i cili u bë shkas për t’ia falur atij të gjitha mëkatet gjatë dhjetëvjetëshit paraprak (1981-1991). Isa Mustafa, me disa sojnik të kësaj specie, ishin zëri më autentik i dhunës serbe në Kosovë, por kjo nuk e pengoi LDK-në të bënte një lloj pakti me ta. Çuditërisht e kaluara e Isa Mustafës, nuk i ka penguar as marksist-leninistët e LPK-së, të cilët bënin allishverishe me ta, (Xhevit Haliti ka marrë miliona nga Bujar Bukoshi), kurse Ibrahim Kelmendin, ideologu stalinist i LPK-së, të cilin LDK-ja dhe Ibrahim Rugova e kanë penguar shumë, por që shprehnin servilizëm ndaj tyre s’ka dyshim, pasi sikur i lidhte e njëjta nëntokë, ata e dinin se “urdhër arresti?!”, kundër Isa Mustafës nuk ishte bërë ndërkombëtar, por askënd nga ajo maja e ajsbergut në LDK dhe LPK, nuk i ka preokupuar ky argument, kjo dashamirësi e Serbisë, por të gjithë, të gjithë, tok’ kanë vrapuar pas tij?!

Më 12 mars 1993, Isa Mustafa, në cilësinë e Ministrit për Ekonomi dhe Financa, nis zyrtarisht ofensivën e tij publike kundër LDK-së. Me këtë rast ai shkarkoi kryetarin e Fondit të Trepërqindëshit ing. Nazmi Peci, e pastaj edhe kryesinë udhëheqëse të Fondit. Po gjatë atij viti, vetëm në Gjermani dhe Zvicër, janë ndërruar mbi 2600 aktivist të nivelit qendror dhe atij lokal, duke i marrë pastaj vet Isa Mustafa, të gjitha kompetencat nën kontroll.

Edhe pse patën ndodhur afera të shumta që ndikuan drejtpërdrejt në pagesën e Trepërqindëshit, Isa Mustafës aq i bënte punë, e rëndësishme ishte që misioni i tij po realizohej, (fatkeqësisht edhe me oportunizmin e brendshëm në LDK, e cila që nga atëherë ka sakrifikuar intelektualët e vet). Ky shkarkim bëhej, në përputhje me interesat e MISIONIT që ishin veprime sektare, me pasoja, të dëmshme dhe qe besa edhe antikombëtare. Kjo qeveri gjysmake, vazhdimisht ka vepruar me gjysma e gjysmak, se mbase edhe lirinë e kemi si të përgjysmuar, dhe për paradoksin tonë, pretendojmë (pas dy vitesh) edhe presidentin ta bëjmë ashtu gjysmë të paralizuar, andaj “MOSMARRËVESHJA”, Kurti & Mustafa, është pjesë e mentalitetit, pjesë e veprimit komunist të Isa Mustafës, pasi atij vonesat asnjëherë nuk iu bënë vonë, andaj për vonesat s’kemi pse të flasim se edhe ashtu me vonesë jemi bërë shtet, kurse zvarritjet janë duket se është logjikë e doktrinë e LKJ-së, sipas parimit ngreh e mos këput, të cilën në kohë moderne na i kanë imponuar përmes Kolegjit RIINVEST, shkollarët e njohur me nofkën “Brezin e Republikës”.

Ai vendim i papritur nga Ministri për Ekonomi dhe Financa, mr. Isa Mustafa, do ta detyrojë edhe Degën e LDK-së në Zvicër që ta mbajë një mbledhje urgjente, më 15 mars 1993, në të cilën vendimi i ministrit do të konsiderohet i papranueshëm, i nxituar dhe tepër arbitrar, kurse mr. Shaip Latifi, kryetar i Degës së LDK-së, mendonte se “ky akt është grusht i madh kundër Degës së LDK-së në Zvicër”, ndërsa Hajdar Sadrija është shprehur se “besimi i tepruar na ka kushtuar shumë, kurse vendimin e mr. Isa Mustafës e konsideronte si një fushatë të tmerrshme kundër LDK-së”, megjithatë, në atë mbledhje u mor qëndrim që paraprakisht të konsultoheshin me Kryesinë Qendrore të LDK-së në Prishtinë, për hapat e mëtutjeshëm.

Pavarësisht vendimeve dhe qëndrimeve që merreshin në Kryesinë Qendrore të LDK-së në Prishtinë, Komisionet e 3%, filluan të mbanin tubime të veçanta, duke u bërë njëfarë lloj opozite ndaj LDK-së, edhe pse LDK-ja në çdo tubim, pikë të dytë të rendit të ditës kishte realizimin e objektivave në përmbushjen e trepërqindëshit (3%), si obligim qytetar ndaj Qeverisë së Kosovës. Me një fjalë, Qeveria e Republikës së Kosovës në ekzil, e udhëhequr nga dr. Bujar Bukoshi dhe mr. Isa Mustafa, kanë zhvilluar një luftë të pa principe kundër dr. Ibrahim Rugovës në veçanti, dhe kundër LDK-së në përgjithësi.

Tashmë raportet në mes strukturave të LKJ-së të sistemuara në Qeverinë Bukoshi dhe atyre udhëheqëse në LDK, ishin ashpërsuar tej mase, po në vjeshtën e vitit 1993, viktimë e këtyre fërkimeve do të bëhet mr. Shaip Latifi, themeluesi dhe kryetari i parë i Degës së LDK-së në Zvicër, të cilin LDK-ja e sakrifikoi për hesapet e Bujar Bukoshit dhe të Isa Mustafës. Mr. Shaip Latifin, presioni nga Kryesia Qendrore e LDK-së në Prishtinë e detyroi të mos kandidojë në Kuvendin e Dytë zgjedhor i cili është mbajtur në Bürglen (kantoni Thurgau), më 25 shtator 1993. Vetëm falë zgjuarsisë së profesor Fehmi Aganit, misioni shkatërrues e kriminal kundër LDK-së, që bënte Isa Mustafa dhe Bujar Bukoshi nuk u realizua, pasi në atë kuvend nuk arritën ta imponojnë njeriun e tyre i cili asaj radhe i mori vetëm 7 vota. Ky person – i njohur si xhamall, (pas vitit 2015), u dëshmua në Prishtinë se në atë kohë paska qenë mashë në duart e Isa Mustafës.

Një vit më vonë, (1994), edhe pse Isa Mustafa ishte azilant në Gjermani, edhe pse kishte të lëshuar një urdhër arresti nga Serbia, edhe pse realizonte të ardhura minimale, (të paktën kështu thuhej), Ai do të themeloi në Prishtinë Institutin RIINVEST, i cili kishte për detyrë të përgatiste kuadër për sistemin (serb) në Kosovë. Në anën tjetër pikërisht në vitin 1994, Serbia arriti që sistemin arsimor nga niveli më i ulët deri në atë universitar, ta përjashtojë nga objektet publike, ta përjashtoj nga sistemi i pagesave, duke krijuar një kos të vërtetë, e në anën tjetër, një kuadër i LKJ-së që kishte kërkuar azil politik në Gjermani, dhe kundër të të cilit ishte i lëshuar nga Serbia edhe një urdhër arresti, arriti të hap Institutin RIINVEST, atëherë për hesape të Serbisë, por gazetat dhe shtypi shqip në Kosovë, (që kontrollohej nga Serbia), i patën dhënë rëndësi, që fatkeqësisht, as pas luftës ky rast asnjëherë nuk është hetuar, përkundrazi ky institut u ngjit në nivelin e Kolegjit, dhe për ta rehabilituar tamam si duhej, “është dekoruar nga Presidenti Rugova më 2005, me Medaljen e Artë te Pavarësisë”. Se në çfarë rrethanash paska ndodhur ky dekorim nga Presidenti Rugova, do të duhej një hetim, ose një hulumtim i gazetarisë që nuk e kemi, por në mënyrë hiperbolike më duket se e ka dëshmuar misioni i Isa Mustafës, kur e pushtoi nga brenda Kalanë e LDK-së.

Marrëdhëniet e Isa Mustafës dhe të Bujar Bukoshit, qoftë me LDK-në dhe me disa krerë të LPK-së, duhet të shihen edhe në raport të marrëdhënieve të Isa Mustafës dhe Bujar Bukoshit me strukturat e sistemit serb në Beograd dhe me vasalët e tyre në mediat e Prishtinës, por e tashmja kaq e ngatërruar në të cilën të gjitha pushtetet e pasluftës arritën ta prodhojnë një shtet jofunksional, le për të dyshuar se kudo dhe kurdo nëpër strukturat e Partive Politike, si rrjetë merimange ka qenë i shtrirë ndikimi i pushtetit serb.

Kjo gjë që po flasim është temë obsesive, dhe për shumë kë fare e panjohur, se si ka arritur Bujar Bukoshi të shtrijë ndikimin të themi “absolut” mbi LDK-në dhe ti kontrollojë edhe krerët e LPK-së?! Por si duket kjo është arritur duke administruar mjete të pakufizuara materiale. Sigurisht duke pasur një inat të madh kundër Ibrahim Rugovës, jo vetëm Bujar Bukoshi, por edhe Isa Mustafa, kanë qenë më të gatshëm të bëjnë aleanca jo vetëm me Xhavit Halitin dhe Ibrahim Kelmendin, (si dy nga kokat e shqiponjës(?) në hierarkinë e LPK-së), por hulumtimet do të shpijnë në informacione shqetësuese për aventurat e këtyre dhe të atyre, edhe për të tashmen e ngatërruar dhe për kushtet e tanishme të një bashkëpunimi me VV-në që e kushtëzon Isa Mustafa dhe klientela e tij, e sistemuar në LDK.

Ndikimi i fuqishëm i Ibrahim Rugovës, që kishte gjatë viteve të nëntëdhjeta, i paska shkaktuar mjekut nervozë, duke e shtyrë atë për t’u zhytur në aventura të rrezikshme edhe për kohën. Si duket Bujar Bukoshit dhe Isa Mustafës, edhe vet sigurimi serb ua ka njohur inatet. Ndoshta me ndërmjetësimin e Baton Haxhiut(?), për të cilin flitet shumë, thuhet se në ato vite paskan drekuar në shtëpinë e profesorit serb Zoran Konstantinoviç, (profesor universitar në qytetin Insbruck të Austrisë), ku do të njihen me politikanin serb Zoran Gjingjiq (Zoran Đinđić), i cili me sa duket do t’i mbetet mik Bujar Bukoshit deri në vrasjen e tij.

Asnjëherë dr. Bujar Bukoshi nuk i ka shpjeguar lidhjet e tija me politikanin serb Zoran Gjingjiq, pastaj lidhjet e tija me intelektualin serb Zoran Konstantinoviç, siç thamë profesor në Universitetin e Insbruckit në Austri, te i cili flitet se bashkë me Baton Haxhiun janë takuar edhe me Zoran Gjingjiqin, dhe për këtë gjë na e mbush mendjen sidomos deklarata e Bujar Bukoshit dhënë në RTK me rastin e vrasjes së Gjingjiqit, ku shprehej i tronditur se “Më nuk ka bisedime me Serbinë”, duke qitur në pah lidhjet e fshehura që ky ka pasur mundësi t’i ketë pasur me Serbinë në kohën kur amerikanët e kontrollonin Kosovën. Me sa duket, vetëm atentati mbi Zoran Gjingjiqin e ka këndellur Bujar Bukoshin, i cili para kamerave të RTK-së pat deklaruar “Tash nuk ka më bisedime me Serbinë”, që nënkuptonte për mundësinë që paskan ëndërruar, Bujar Bukoshi e bashkë me te edhe Isa Mustafa, për të biseduar me Serbinë, jo si bisedimet e tanishme, por për biseda në kohë të pista që kalonte Kosova, atëherë kur Isa Mustafës i shkoi mendja të themeloj Institutin RIINVEST, të cilin një përkthim serb e bënë NOVI-INVEST, kurse hulumtimet për gjenezën e këtij emërtimi na çoroditin krejt fare.

Edhe pse strukturat udhëheqëse të LDK-së e kanë ditur se strumbullari i këtyre pështirosjeve janë Bujar Bukoshi dhe Isa Mustafa, pas luftës, që të dy janë rehabilituar dhe janë avancuar, i pari përmes Hashim Thaçit deri zëvendëskryeministër, dhe i dyti në strukturat e brendshme në LDK, e nga aty kryetar i Prishtinës, kryetar i LDK-së pa qenë anëtar i saj, kryeministër i Kosovës, dhe natyrisht, pse jo edhe nesër President i Kosovës. Paradoksi i gjithë këtij mishmashi do të kuptohet kur Isa Mustafa do ta falënderoj me thikë pas shpine shokun e tij dr. Fatmir Sejdiun, i cili edhe pse e ka njohur mirë, madje duke shkelur të gjitha rregullat e brendshme partiake për avancim, ia ka krijuar kushtet Isa Mustafës për të vepruar me duar në xhepa, për ta shkatërruar jo vetëm LDK-në, por për ta zbehur partneritetin shembullor që kishte dikur LDK-ja me SHBA-të dhe vendet e BE-së.

Kjo fushatë kundër LDK-së, gjatë viteve të nëntëdhjetave, veçmas gjatë viteve 1993-1997, është sfidua me sukses falë, Hajdar Sadrisë, kryetar i Degës së LDK-së në Zvicër dhe përkushtimisht edhe të Hafiz Gagicës, i cili ishte kryetar i Degës së LDK-së në Gjermani dhe Kryetar i Kolegjiumit të Degëve të LDK-së në Diasporë, të cilët ndërtuan një raport hierarkie në mes Degëve të LDK-së në Diasporë dhe Kryesisë Qendrore në Prishtinë, që nuk do të përsëritet më kurrë.

Ky raport aq mirë u ndërtua edhe në saje të vullnetit që kishte Kryesia Qendrore në Prishtinë, e cila si asnjëherë tjetër respektonte Diasporën, dhe sillej në mënyrë korrekte ka thënë Hajdar Sadrija duke u shprehur se: Dr. Rexhep Gjergji, në kohën sa ishte sekretar për marrëdhënie me Degët jashtë, si askush tjetër, e ka kryer mirë dhe me sukses misionin e tij. Dr. Rexhep Gjergji, e ka funksionalizuar si duhet relacionin “Qendër – Degë”, dhe me këtë ka qenë shembull i një koordinatori partiak shumë i suksesshëm. Me këtë, dua të them, shton Hajdar Sadrija, se nuk ka ndodhur t’ia nisnim një letër a të kërkonim ndihmën e tij pa marrë përgjigje pozitive në afatin rekord për ato rrethana. Ishte dr. Rexhep Gjergji, njëri nga hartuesit e kërkesave për peticione dhe njëri nga ata që i shkruante edhe referatet për ne”, thotë H. Sadrija dhe shton: “Kur i lexoja para protestuesve, vazhdimisht kam pasur frikë, nëse me besnikëri i kam përcjellë mesazhet e tij, para mijëra e mijëra bashkatdhetarëve, por këtë e di Zoti, se zëri i Tij si i askujt tjetër, ka qenë përçuesi më i mirë i vizionit politik që mbante LDK-ja dhe Presidenti i Kosovës dr. Ibrahim Rugova”.

Nga kjo që thamë, më duket se një lloj fobie kundër profesor dr. Rexhep Gjergjit, që paskan edhe i ashtuquajturi “Brezi i Republikës?!”, po sidomos shantazhet që i bëhen nga strukturat e LDK-së, thelbi i inatit dhe i mllefit lidhet me atë periudhë. D.m.th. “komunistët vonojnë, por as nuk falin dhe as nuk harrojnë”, andaj pozita në vendin e 80-të edhe në listën zgjedhore të sivjetme, si duket e ka hakmarrjen për të kaluarën e art të profesorit i cili në vitet e nëntëdhjeta ishe figura më kooperuese dhe më bashkëpunuese në raport Qendër-Degë, d.m.th. brenda dhe jashtë vendit, kurse dokrrat se e paskan pozicionuar afër numrit të dikurshëm fitues, sigurisht do t’i shtjellojmë në njërin nga vazhdimet e radhës.

Shikuar nga ky prizëm, ardhja e Hajdar Sadrisë, në krye të Degës së LDK-së ishte edhe fat për LDK-së në Prishtinë. Gjatë mandatit të tij, Hajdar Sadrija, krijo raporte të shkëlqyeshme me Kryesinë Qendrore në Prishtinë, pastaj strukturojë Degën me nivele Evropiane, ishte kryetari që kishte takime dhe lidhje me nivele të larta shtetërore që arriti Kosovës t’ia hapi dyert e parlamentit të Zvicrës, për takime të nivelit të lartë. Ai gjatë atyre viteve komunikoi me personalitetet më të famshme të asaj kohe që i kishte Zvicra, prej tyre pesë ishin ose u bënë më vonë President të Zvicrës, dhe me dhjetëra personalitete të tjera me ndikim të këtij vendi. Prandaj, Isa Mustafën dhe Bujar Bukoshin, bashkë me mekanizmat qeverisës patën zhvilluar një fushatë të ashpër kundër tij dhe përgjithësisht kundër Degës së LDK-së në Zvicër. Kështu më 14 dhjetor 1997, në Kuvendin e Tretë Zgjedhor të Degës së LDK-së në Zvicër, arritën për ta zgjedhur njeriun e tyre, Gani Sylën, i cili ishte strukturë e marksist-leninistëve brenda LDK-së dhe iu bëri dëme të mëdha të gjitha proceseve ku ai është involvuar.

Këto konfrontime të brendshme në LDK, tashmë shtoheshin dhe zgjeroheshin. Fitorja e Gani Sylës, në Degën e LDK-së në Zvicër, iu dha edhe më shumë hov përçarjeve të mëdha të cilat tashmë u bartën edhe brenda strukturave të formacioneve ushtarake, përçarje ishin krijuar edhe brenda Oficerëve të Lartë të karrierës, por të gjitha këto përçarje emëruesin e përbashkët e kanë Bujar Bukoshin dhe Isa Mustafën, të cilët nuk duhet ti amnistojë Gjykata Speciale në Hagë. Ata janë dëshmitarët më të saktë të atyre ndodhive, atyre përçarjeve disa prej të cilat kanë përfunduar edhe me vrasje.

Por, kulmi i fushatës kundër LDK-së, u manifestua në Kuvendin e Tretë Zgjedhor të LDK-së, i cili në rrethana të tensionuara, është mbajtur në Prishtinë, më 25 shkurt 1998. Zhvillimet e atij kuvendi karakterizoheshin me paralizimin dhe përjashtimin e LDK-së karshi të gjitha zhvillimeve politike e ushtarake që ndodhnin në Kosovë. Ndërsa vendin e kishte përfshirë lufta, dikush digjej në flakë, të tjerë vriteshin në front, prandaj për pasojat e atyre përçarjeve, si dhe për shumë vrasje, likuidime, dhe linçime brenda sojit, do të duhej bashkë me KOMANDANTËT e ftuar në Gjykatën Speciale në Hagë, të ftohej edhe njëri nga sponsorizuesit e përçarjeve, Isa Mustafa, i cili edhe pse me shëndetin e rrënuar, shpreson se pas dy vjetësh do të bëhet edhe President i Kosovës!...

St. Gallen, 15 dhjetor 2019.

Publikuar në profilin e autorit në Facebook: https://www.facebook.com/notes/shefqet-dibrani/me-shkas-presidenti-i-kosov%C3%ABs-isa-mustafa-6/10158039985562386/

ME SHKAS:

PRESIDENTI I KOSOVËS, ISA MUSTAFA (7)

Nëse LDK-ja do ta kushtëzoj VV-në për postin e presidentit të cilin do t’ia rezervojë Isa Mustafës, atëherë vendi ynë e ka rastin historik që të futet në Librin e Rekordeve Guinness!

Shkruan: Shefqet DIBRANI

Për strukturat udhëheqëse të Lidhjes Demokratike të Kosovës, në fillim të viteve të 90-ta, nuk kishte mjaftuar avancimet politike, thellësisht në dëme të Kosovës që i bënin strukturat e LKJ-së, veçmas po i theksoj ato të Isa Mustafës, që ishte më i dalluara në dekadën (1981-1991). Karriera politike e Isa Mustafës, do të nis me duar në xhepa, si gjithmonë. Gjatë atyre ndryshimeve të mëdha, ai mbahet mend  si dorë e zgjatur e pushtetit serb e komunist në Kosovë. Qysh në maj të vitit 1981, është emërua (jo zgjedhur) Organ i dhunshëm në Qendrën e Studentëve, por rolin e tij në atë funksion askush nuk e ka hetuar, pastaj ai ishte edhe nëpër komisionet disiplinore për diferencimin ideopolitik në Universitetin e Prishtinë, dhe gjithmonë ka mbrojtur vijën e hekurt të LKJ, d.m.th. vazhdimisht ka mbajtur anën e Serbisë në dëm të proceseve nëpër të cilat kalonte e tërë Jugosllavia, por veçmas më keq kalonte Kosova, mbi të cilën, dhuna dhe radikalizmit serb që po sforcohej bënte kërdinë. Në këtë vazhdë të karrierës së tij politike, si njeriu i besuar i atij pushteti, Isa Mustafa u shqua edhe në debatet politike për ndryshimet kushtetuese, që i zhvillonte LKJ-ja serbe në Kosovë, e cila me çdo çmim kishte vendosur t’i bënte ndryshimet kushtetuese në llogari të saj.  Masha e atij aparatit të dhunës ishte Isa Mustafa, i cili sikurse tashti edhe atëherë po me këtë krenari ka mbajtur qëndrim pro interesave serbe në Kosovë. Vetëm në saje të politikës së tij dhe atyre si ai, Serbia me shumë lehtësi realizoi ndryshimet kushtetuese për një Serbi Unike, me ç’rast dy Krahinat Socialiste Autonome, humbën sovranitetin autonom që e kishin të garantuar me kushtetutën e vitit 1974. Për fat të keq Elitës Intelektuale që penetronte brenda LDK-së, nuk i paskan bërë përshtypje qëndrimet teknokrate të Isa Mustafës dhe askush nuk qenka merakosur për dhunën dhe viktimat që pësoi populli i Kosovës nga ajo politikë, por është dashur edhe udhëheqja e qeverisë “demokratike”, t’i besohej atyre që ishin pjesë e dhunës, pjesë e intrigës së atij sistemi, që më pastaj pikërisht ata do të bënin luftë të madhe kundër Elitës Intelektuale që ishte e angazhuar, dhe në anën tjetër pat filluar një fushatë e egër edhe kundër Grupeve Ilegale me orientime marksiste – leniniste, që tashmë kishin dal nga burgjet serbe e jugosllave, të cilat vazhdimisht kanë predikuar një patriotizëm idealist, të frymëzuar nga ideologjitë e asaj kohe.

Pa dyshim kjo luftë speciale bëhej nga strukturat e sistemit të LKJ-së e cila zhvillohej në dy fronte, njëra drejtuar kundër Elitës Intelektuale që ishte angazhuar në LDK, dhe e dyta kundër Grupeve Ilegale, që tashmë dilnin nga burgjet serbe, kurse strukturat e sistemit jugosllav të LKJ-së, qëndronin prapa këtyre konflikteve.  Por vazhdimësia titiste e LKJ-së,  pa asnjë pengesë, madje pa iu nënshtruar as votës së popullit do të futet në udhëheqje në Qeverinë e Bujar Bukoshit në Ekzil, e cila në asnjë etapë të saj nuk ka bashkëpunuar me Degët e LDK-së në Evropën Perëndimore, as me Kryesinë Qendrore të LDK-së në Prishtinë dhe as me Presidencën, përkatësisht Presidentin e Kosovës, dr. Ibrahim Rugovën.

Në përpjekje për të krijuar qeveri paralele, për të kundërshtuar sistemin serb në Kosovë, fatkeqësisht u futën kryesisht bashkëpunëtorë të atij sistemi. I kemi të njohura ato rrethana, por nuk e dimë kush e propozoi Bujar Bukoshin si përfaqësues i LDK-së, ka mbetur ende çështje enigmatike, por në ato procese ai vazhdimisht ka deklaruar se përfaqëson LDK-në, ndonëse siç thamë LDK-ja kurrë nuk ia pa hairin. Natyrisht ishte një gjendje e shtendosur fare, prandaj ishin përpjekje dhe sakrifica për të gjetur një modalitet për të krijuar një Qeveri e cila do të vepronte në ekzil, andaj më 19 tetor 1991, delegatët e Kuvendit të Kosovës, të cilët ishin pjesë dhe nomenklaturë e sistemit komunist në Kosovë, d.m.th. të filtruar e kulluar në shtat filtra të atij sistemi, por fati historik iu ra hise që ta shpallin deklaratën e pavarësisë më 2 Korrik 1990 dhe të shpallin në Kaçanik edhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës, më  7 Shtator 1990,  prandaj edhe ata ishin detyruar për të ikur nga Kosova. Pikërisht ajo pjesa që kishte arritur të emigronin në Kroaci dhe Slloveni, “u mblodhën në Kranj të Sllovenisë dhe zgjodhën qeverinë e re, pa e ditur se kush e përbënte atë qeveri”! Por “më 19 tetor 1991, me vendim të Kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Ilaz Ramajli: KK numër 25-01-10/91, Bujar Bukoshi zgjidhet "Kryetar i Qeverisë së Përkohshme të koalicionit të Republikës së Kosovës", ndërsa Isa Mustafa me vendim: KK Numër 26-01-11/91, datë 19 tetor 1991, zgjidhet "anëtarë Qeverisë së Përkohshme të koalicionit të Republikës së Kosovës". Ndërkaq më vonë, “Isa Mustafa, në një mbledhje e mbajtur në Shtutgart të Gjermanisë është emëruar Ministër i Ekonomisë dhe i Financave në këtë qeveri, e cila u quajt Qeveria e 3%”; e në anën tjetër Qeveria e Bujar Bukoshit, aq sa ka pasur ndikim pozitiv, po aq ka krijuar përçarje në diasporë dhe ka penguar shumë procese të cilat kanë ndodhur gjatë vitit 1990-1999, tamam sikur veprimet e Isa Mustafës edhe në ditët e sotme.

Pozitat e  asaj kohe e Isa Mustafës ishte sforcuar, e kaluar e tij pothuajse ishte harruar, madje askush nuk guxonte të merrej me atë çështje pasi sloganin “armikun kryesor e kemi Serbinë”, ndërsa edhe shtypi Jugosllav në gjuhën shqipe, që kontrollohej nga Beogradi, nuk lejonte atëherë dhe nuk lejon as sot, që dikush të merrej seriozisht me defektet që i shoqëronin ato procese, veçmas askush nuk lejon të merren shkrimtarët, analistët dhe studiuesit me te edhe në të tashmen kaq të ngatërruar.

Pa dyshim, vetëm demagogjia shqiptare është për Libër të Guenniss-sit, sepse janë toleruar edhe kur justifikoheshin aventurat e Bukoshit dhe të Isa Mustafës, ndërsa në raport me LDK-në dhe dr. Ibrahim Rugovën vazhdimisht shpërfaqej arroganca e tyre shpërfillëse, por askush nuk i kritikonte si duhej ato veprime, se sa për t’i shkarkuar nuk mund të bëhej fjalë, ndërsa për një gjë jemi të sigurt se ajo arrogancë shpesh ka përfunduar edhe me likuidime dhe vrasje të çuditshme, e çuditërisht deri më sot, askush nuk i ka marrë në pyetje, se le më të nisin padi kundër Bujar Bukoshit dhe as kundër Isa Mustafës. Tashmë po justifikohen nga aspekti shëndetësor i të dyve?! Ndërsa për tu bërë President i mundshëm i Kosovës, Isa Mustafa, vet është deklarua se qenka kokërr.

Isa Mustafa, gjatë atyre viteve për ngritje në udhëheqje qeverisëse i duhej vetëm miratimi i Bujar Bukoshit, pasi ministrat tjerë, kryesisht ishin për rekuizitë, por si raporte dhe bëma mjaftë mirë dihen. Në këtë garë për pushtet dhe përgjegjësi udhëheqëse, Isa Mustafa, ishte caktuar edhe kryetar i Këshillit Mbikëqyrës në Bankën "Dardania" në Tiranë, të cilën pas luftës e kanë shuar vet binomi Mustafa & Bukoshi, pa dhënë llogari dhe pa u marrë në pyetje nga prokurori i shtetit. Në këtë përpjekje për kontroll absolut, Isa Mustafa, kuptohet në emër të qeverisë, kishte themeluar edhe Fondin e Trepërqindëshit, që e kemi apostrofuar edhe në shkrimet paraprake.

Siç e theksuam edhe më lartë, Qeveria e Republikës së Kosovës në Ekzil, sidomos për shkak të konflikteve, përçarjeve dhe veprimeve antidemokratike, më shumë është e njohur  si “Qeveria e binomit Bukoshi & Mustafa”, se sa Qeveria e Republikës së Kosovës. Selia e saj nuk ishte në Bon të Gjermanisë, ku do të duhej, por ishte vendosur në qytetin Ulm, jashtë syrit të njeriut dhe larg të gjitha ndikimeve diplomatike, por ashtu siç ishte kjo qeveri veproi deri në qershor të vitit 1999.

“Vendimi obligativ”, mban shifrën: Nr.7/91-1, të datës 26.04.1992, dhe është nënshkruar nga Kryetari i Qeverisë, Bujar Bukoshi, dhe nga Ministri i Ekonomisë dhe i Financave, Mr. Isa Mustafa.

Por, jo vetëm kaq, aferat e Qeverisë së Kosovës në Ekzil, janë të shumta dhe te pambarim. Fillimisht pasi bënë shtrirjen e Fondit të Trepërqindëshit, dhe sidomos pasi i tejkaluan skandalet që u krijuan me ndërrimin e Bankave, për një milion arsyet që mund ti dinë vetëm koniunkturat e sistemit komunist, por jo qytetarët dhe bashkatdhetarët. Themelimi  Institutit RIINVEST, ku Isa Mustafa ishte njëri nga aksionarët e tij, përkatësisht themelues, e bënë gjendjen të komplikuar pasi ai ishte azilant në Gjermani, dhe kishte një urdhër arrest të lëshuar nga Serbia, ndërsa skenari luhej kur Serbia i kishte mbyllur të gjitha shkollat dhe kishte ndërprerë financimin e mësimdhënësve. Ishin të gjitha koincidencë apo skenar dhe marrëveshje të Isa Mustafës me strukturat serbe në Beograd, është më mirë të merreshin institucionet e hetuesisë dhe prokurorisë se sa të shfaqeshin këso pikëpamje në opinion, por përpjekja e Isa Mustafës për tu bërë edhe President i Kosovës, pas gjitha skandaleve na detyron t’iu qasemi publikisht një morie aferash dhe dështimesh që lidhen me të dhe emrin e tij të cilat jo që kanë penguar por sikur e kanë fuqizuar për të shkatërruar gjithë sistemin demokratik dhe shtetëror në Kosovë. Përveç sistemi arsimor që mbetej në mëshirën e tij, ishte sistemi shëndetësor etj. kurse për t’i dërguar parat tek mësimdhënësit, të zitë e ullirit e kanë hequr strukturat dhe aktivistët e LDK-së, të cilët më shumë kanë pasur sukses brenda Kosovës se sa nga Qeveria e udhëhequr nga binomi Bukoshi & Mustafa.

Skandali të tjera mbeten aferat e krijuara në raportin Presidencë dhe Qeveri, por në spikamë të shantazhimit mbetej institucioni i Presidentit dhe vet personaliteti i tij. Udhëtimet, mospagesa e telefonit, internetit dhe gjërave elementare, madje deri tek pengesat në udhëtimet e dr. Ibrahim Rugovës drejt Amerikës si dhe kokëçarjet e aktivistëve të LDK-së nëpër Evropë e SHBSA për mospagesën e bujtjeve dhe të hoteleve ku qëndronte Ibrahim Rugova. Nuk ka shtet dhe nuk ka vend në Evropë dhe Amerikë të mos ketë provuar këso vështirësish dr. Ibrahim Rugova të cilat lidhen kryekëput me emrin e Isa Mustafës. Nga kjo na duket sikur Lidhjes Demokratike nuk iu paskan duker  të mjaftueshme këto afera, por sollën Isa Mustafën, këshilltar të lartë edhe të Presidentit të Dytë, prof. dr. Fatmir Sejdiut, të cilit më pas, pikërisht lakun ia bëri Isa Mustafa, me klientelën që sot po tallen me LDK-në dhe Kosovën.

Vështirësitë dhe talljet e Isa Mustafës kanë qenë të vazhdueshme dhe të mëdha. Afera e njohur me Qendrën për Informim të Kosovës, mungesa e rrymës dhe internetit, shkëputja e telefonave etj., sikurse edhe konfliktet e shumta me Kryesinë e Qendrore të LDK-së në Prishtinë, nuk paskan mjaftuar për Lidhjen Demokratike të Kosovës, por si duket më e fuqishme doli të jetë nëntoka e specializuar serbe, e cila do ta sjell Isa Mustafën  në krye të LDK-së, për ta mbyllur përjetësisht Qendrën për Informim të Kosovës (QIK), dhe askush të mos reagoj nga kryesia e LDK-së, prandaj kështu veproi për t’i shuar Isa Mustafa edhe të gjitha Aktivet e LDK-së anë e kënd Kosovës, sikurse për ta zbehur rolin dhe rëndësinë e Degëve të LDK-së në Diasporë. Por, për Degët e LDK-së në Diasporë, janë të kthjellëta qëndrimet përbuzëse dhe plotë arrogancë të Bujar Bukoshit dhe të Isa Mustafës edhe në paraqitjet publike, nëpër demonstratat e shumta të cilat falë gjakëftohtsisë dhe maturisë së aktivistëve të LDK-së janë tejkaluar. Por kudo nëpër demonstratat që i organizonin Degët e LDK-së kanë hasur jo vetëm në shpërfilljen e strukturave udhëheqëse të LPK-së, por edhe në arrogancën e pashembullt të Bujar Bukoshit dhe të Isa Mustafës, e cila mbetet një storje e zezë e atyre veprimeve.

Pastaj nëse gjërat shikohen me vëmendje, dhuna fizike, plagosjet dhe atentatet disa prej të cilave përfunduan me vrasje, kryesisht janë bërë kundër strukturave udhëheqëse të LDK-së, zinxhiri i të cilave u shtri deri në “Festën e Flamurit”, që mbanin shkrimtarët në Cyrih të Zvicrës, kundër të cilëve edhe tash klientela e Isa Mustafës i përqesh duke i sharë dhe atakuar me nivelin e tyre, të gjithë shkrimtarët, gazetarët po veçmas ata që i kundërshtojnë veprimet e tanishme të Isa Mustafës të cilat janë në koordinata të asaj kohe sepse edhe sot si kurrë më parë luftohet Elita Intelektuale të cilët ishin themelues të LDK-së. Ata përjashtohen më keq se në kohën e Rrahman Morinës, por tashti ndiqen e persekutohen medialisht edhe kryetarët e Degëve të LDK-së në Diasporë, të cilët përmes mercenarëve që tradhtuan luftën dhe paqen po shantazhohen për çdo ditë. Por duket si anakronike kur sabotuesit e luftës dhe skenaristët e atentateve janë sistemuar në strukturat e LDK-së, sidomos e dhembshme është fakti se janë sistemuar edhe kundërshtarët e dikurshëm të Ibrahim Rugovës, pa përjashtuar as Isa Mustafën i cili i tradhtoi proceset. Prandaj mund të themi se ai popull që nuk kishte përgjegjësi gjatë luftës, por ishte sabotator i saj, nuk është në gjendje dhe as i përgjegjshëm për të ndërtuar paqe demokratike. Si duket kasta politike që udhëheq LDK-në, po veçmas kryetari i saj, është i gatshëm ta zhbëjë Pavarësinë e Kosovës, për t’ia ruajtur vetes pozitën e Presidentin në mënyrë që ti prolongoj hetimet sipas modelit kroat me ish-kryeministrin e tyre Sanader, sidomos halli i tij ka të bëjë me pasurinë marramendës që e kanë krijuar të bijtë me favoret, siç thuhet antiligjore, që ua paska krijuar ia ati, kryetar i LDK-së dhe pretendent për President?! Prandaj zvarrit e zvarritet marrëveshja për “Qeverinë KURTI”, në të cilën ky kuadër i specializuar në kohën e Rrahman Morinës, me sukses e implikoi edhe Kryesinë e LDK-së, por edhe Këshillin e Përgjithshëm të kësaj partie!

Vijon...

St. Gallen, 19.12.2019

PRESIDENTI I KOSOVËS, ISA MUSTAFA (8)

Shkruan: Shefqet DIBRANI

Degët e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Evropën Perëndimore dhe ato në Amerikë, mund të flasin me kompetencë kush ishte Isa Mustafa gjatë viteve 1991-1999. Vetëm veprimtarët e LDK-së mund të rrëfejnë, si e sa, kanë hequr të zitë e ullirit nga diletantizmi i Bujar Bukoshit dhe Isa Mustafës, të cilët janë fajtor për dështimet e shumta, për moskoordinim dhe mosbashkëpunim të diasporës. Me një fjalë përçarjet në diasporë e kanë vulën e Isa Mustafës dhe ministrive të caktuara të Qeverisë së Republikës së Kosovës në ekzil.

Të gjitha pengesat për çështje diplomatike dhe për afirmimin e çështjes së Kosovës, qofshin përmes tribunave, debateve televizive ose demonstratave e kanë pasur Qendrën e shantazhimit në Zyrat e Qeverisë së Republikës në ekzil. Dihet se Trepërqindëshin e kanë mbështetur me logjistikë dhe kanë paguar kryesisht strukturat dhe anëtarësia e LDK-së, ndërsa pengesat financiare gjithmonë i ka përjetuar dhe i ka vuajtur, dr. Ibrahim Rugova, gjatë udhëtimeve të tij nëpër botë. I kanë vuajtur strukturat e pushtetit paralel në Kosovë, me një fjalë Isa Mustafa, bënte terror demokratik kundër Degëve të LDK-së, të cilat ishin i vetmi burim i Fondit të Trepërqindëshit, të cilin nga pranvera e vitit 1993, e kontrollonte vetëm Isa Mustafa, ndërsa raport mund t’i ketë dhënë vetëm Bujar Bukoshit, dhe askujt tjetër, sepse Isa Mustafa e ka urryer gjithmonë Ibrahim Rugovën, e këtë mundet me dëshmuar edhe Adnan Mervci, i cili tashmë i shkoi nënsqetulla Isa Mustafës.

Vërtetë ato vite ishin luftë e përpjekje për ta shtrirë rrjetin mafioz të politikës titiste në Institucionet e Pushtetit paralel në Kosovë dhe mërgatë. Një skenar i ngjashëm iu ripërsëritë Kosovës edhe pas përfundimit të Luftës së UÇK-së. Për fat të keq, atëherë e majta titiste u bë më e pranueshme nga majta e LPK-së, që erdhi si triumfaliste e proceseve. Ndoshta ishte nostalgjia e tyre kur kishin pranuar të bashkëpunonin me klanin Bukoshi & Mustafa, dhe koha, kjo dëshmitare e pakompromis, dëshmoi se Isa Mustafa, kishte derdhur miliona marka gjermane në xhepat e Xhavit Halitit.

Në anën tjetër lufta e ashpër që bëhej kundër Degëve të LDK-së në Gjermani dhe Zvicër, nuk kishte të ndalur. LDK-ja, përkatësisht dy degët më të fuqishme në Diasporë, vazhdimisht i kanë evituar planet e zeza të Bujar Bukoshit dhe ato të Isa Mustafës, e kjo ka ndodhur falë largpamësisë politike të Hafiz Gagicës, i cili ishte Kryetar i Kolegjiumit të Degëve të LDK-së në Diasporë dhe qëndresës pragmatike të cilën e ka mbajtur Hajdar Sadrija, kryetar i Degës së LDK-së në Zvicër.

Këto fërkime në përmasa shqetësuese, janë ashpërsuar fill pas shkarkimit që iu bë Kryetarit dhe Kryesisë së Fondit të Trepërqindëshit në Zvicër, dhe në vjeshtën e Vitit 1993, (siç kemi shkruar edhe më parë), e detyruan edhe Mr. Shaip Latifin, të tërhiqet nga kandidatura për kryetar të Degës së LDK-së në Zvicër. Por për fat të proceseve, në krye të degës erdh njeriu pragmatik, Hajdar Sadrija, i cili si askush tjetër i sforcoi lidhjet Degë e LDK-së – Qendër në Prishtinë.

Por një sekret, që nuk u diskutua, dhe me sa di as nuk është hetuar kurrë, është e dhëna se Isa Mustafa, sa ishte azilant në Gjermani, dhe bash në kohën kur kishte urdhër arrest të lëshuar nga Serbia, arriti me u kthyer në Prishtinë, ku bashkë me sivëllain e tij ideologjik Muhamet Mustafën, themeluan Institutin RIINVEST?! Ky veprim në atë kohë lidhej drejtpërdrejt me interesat që kishte Serbia për të siguruar kuadër administrativ, në kohën kur Sllobodan Milloqsheviqi, pushtetin e Lidhjes Komuniste të Serbisë e Jugosllavisë e kishte shtrirë kudo, kurse kuadri i verifikuar nga Isa Mustafa i duhej, pas përjashtimit masiv të shqiptarëve nga administrata shtetërore e Kosovës. Pikërisht në këto rrethana Isa Mustafa i gjendej afër atij pushtimi dhe atij diktatori. Prandaj shtrohet pyetja: Cili ishte roli i vërtetë i këtij Instituti, të cilin Isa Mustafa, sa ishte azilant e me një pagë minimale, ka arritur për tu bërë bashkëpronar dhe aksionar, qysh në ato kohë të zeza.

Pas këtij rasti, grupet përçarëse që komandoheshin nga Isa Mustafa, ishin bërë më agresive, sidomos nëpër ato komisionet kantonale ku ndikimi i tij ishte i fuqishëm. Sjellja teknokrate, ishte tipike sjellje e një diktatori që kishte mision për ta shkatërruar LDK-në, prandaj Isa Mustafa, vazhdimisht karshi degëve dhe institucioneve të shtetit paralel në Kosovë, ka pasur qëndrime tipike diktatoriale, tamam sikurse sot, që veprimet e tij janë kaq kontradiktore dhe mosvepruese.

Pa asnjë dyshim, gjatë asaj kohe lufta e Isa Mustafës ka qenë e koncentruar në shkatërrimin e strukturës organizative, pengimin dhe sabotimin e veprimtarisë së Degëve të LDK-së, për ta orientuar veprimin e tij shkatërrues drejt LDK-së në Prishtinë. Një gjë është e saktë, dhe pikërisht në mes viteve 1994-1997, do të nis bashkëpunimi i Isa Mustafës me strukturat udhëheqëse në LPK. E ky bashkëpunim i LPK-së me Qeverinë Bukoshi, do të reflektohet nëpër aktivitete e manifestimet e shumta, me një fjalë Isa Mustafa dhe militant të LPK-së, vazhdimisht ishin kundër nismave që i merrnin Degët e LDK-së në Diasporë.

Me kalimin e kohës, ku hapur e ku ilegal, jo vetëm udhëheqësit e LPK-së, që tashmë nuk është sekret të thuhet, por edhe struktura udhëheqëse të Fondit të Trepërqindëshit silleshin në mënyrë agresive ndaj aktivistëve të LDK-së dhe vartësve të tyre nëpër Nëndegë dhe Aktiva të shumta. Kjo ashpërsi do të zgjerohet edhe nëpër klubet e shumta, disa prej të cilëve kontrolloheshin kryesisht nga LPK-ja, e në anën tjetër Degët e LDK-së kanë përjetuar pengesa të theksuar edhe nga sistemi i arsimit plotësues, përkatësisht nga krerët udhëheqës të LAPSH-it, të cilët filluan t’i kushtëzojnë aktivitetet e tyre kulturore me pjesëmarrjen e strukturave të LPK-së, të cilat dorën në zemër me një kombi-bus në fillimet e nëntëdhjetave mundnim ti transportonim skaj më skaj Zvicrës. Natyrisht LPK-ja, si organizatë gjysmë ilegale, (sepse njiheshin vetëm udhëheqësit kryesor, por jo edhe strukturat e saj), gjatë atyre viteve nuk kishte qëndruar duarkryq, konsolidimi i saj filloj të shtrihej kudo dhe ndikimi i saj rritej.

Nuk është e thjesht të paragjykojmë, se çfarë i bashkonte marksist-leninistët e LPK-së me titistët e Qeverisë së Republikës së Kosovës në ekzil?! Duke mos dashur me pastruar asnjë element të papërshtatshëm që ishte pjesë e strukturave udhëheqëse të LDK-së, ne flasim dhe e mbrojmë masën dhe ata aktivist me ideal të shëndosh të cilët pa marrë parasysh ishin në LDK apo në LPK, ata manipuloheshin nga udhëheqësit e tyre duke i përdorur shpeshherë edhe si mish për topi, prandaj mendojmë se gjatë tërë asaj periudhe bashkëpunimi i Degëve të LDK-së në Diasporë me LPK-në, (po flasim vetëm për majat e udhëheqjes), pengohej nga këto dy kreatura të sistemit titist, të cilët kishin gjetur pajtueshmëri dhe një gjuhë më të përafërt me Xhavit Halitin dhe Ibrahim Kelmendin, se sa me udhëheqësit e LDK-së në Diasporë të cilët e paguanin më me rregull kontributin e Trepërqindëshit.

Nëse nga ky këndvështrim i vrojtojmë ato dukuri, duket sikur për Ibrahim Kelmendin dhe shumë të tjerë, mjaftuaka konstatimi për Isa Mustafën, se qenka eunuk, dhe kaq atij duhet t’i mbarojë shfaqja?! Në anën tjetër, Ibrahim Kelmendi, është një kritikues i paprincip kundër Ibrahim Rugovës dhe Jusuf Buxhovit, të cilët sikur iu kanë bërë therrë në sy.

Vërtetë në vitet 1993-1997, raportet e LDK-së me militantët e Fondit të Trepërqindëshit ishin shumë të acaruara, po ashtu edhe me formacionet udhëheqëse të LPK-së, si dhe me struktura të tjera nga Klubet dhe Shoqatat që përkrahnin Isa Mustafën. E kjo ka të ngjarë bëhej për inat të LDK-së. Kurse në prag të luftës, kjo përçarje u bart edhe tek faktori ushtarak të cilët pritnin urdhra për tu angazhuar edhe ata profesionalisht në Luftën e Kosovës, por si duket obstruksionet e përhershme të Isa Mustafës, që nuk patën pushuar asnjë herë, dhe që nuk iu bë as vonë, nuk do të kuptohen mirë, pa u shqyrtuar lidhja e tyre në mes Xhavit Halitit dhe Ibrahim Kelmendin, në njërën anë, që ishin edhe vet përçarës brenda LPK-së, dhe Bujar Bukoshit e Isa Mustafës në anën tjetër të cilët, merrnin ose u jepnin instruksione veprimtarëve idealist të LPK-së, për të krijuar tensione, për të përhapur frikë, për të ndezur fitilin e përçarjes kudo ndër shqiptarët në Evropë.

Ka gjasa se edhe disa nga vrasjet do të lidhen me binomin Mustafa & Bukoshi, të cilët mund të dinë më shumë se kushdo tjetër ose të paktën mund të flasin si i kanë menaxhuar dhe kujt ia paskan dorëzuar milionat e markave personave të caktuar. Ndërsa fill pask kësaj paska ndodhur vrasja e Kolonel Ahmet Krasniqit, kurse përkrahësit e LDK-së vazhdimisht e trajtojnë si Ministër i Mbrojtjes i Republikës së Kosovës, por askush nga drejtësia shtetërore, me sa di nuk e ka hetuar këtë rast, ndonëse nëpër kuluare përmendet se Bujar Bukoshi, (pasi dr. Ibrahim Rugova nuk pyetej fare), nuk e kishte dekretuar për Ministër të Mbrojtjes?! Çuditërisht vetëm pasi ka ndodhur vrasja, është bërë e ditur se kolonel Ahmet Krasniqi, nuk ka qenë i dekretuar në cilësinë e ministrit. Ky veprim e ngarkon me përgjegjësi Bujar Bukoshin dhe sivëllait e tij, Isa Mustafa, ndërsa pas lufte dihet se kanë lëvizur miliona marka gjermane, qoftë nga Fondi UFORK ose nga Dardania Bakë, e cila është falimentuar.

Në këto rrethana shihet se me tu avancuar Isa Mustafa në LDK, struktura të FARK-ut, jo krejt rastësisht janë bërë më agresive dhe janë sistemuar nga Isa Mustafa. Prandaj me kompetencë mund të themi se kurrë nuk do të dihet, cili gjak dhe sa gjak u derdh për tekët përçarëse të Bujar Bukoshit dhe të Isa Mustafës, që i patën krijuar, qoftë në Diasporë po sidomos në luftës e Kosovës. Prandaj, në vend se të niseshin hetime, Bujar Bukoshi dhe Isa Mustafa, do të rehabilitohen, ky i fundit fillimisht këshilltar i lartë në presidencë, e nga aty në postin e kryetarit në komunën e Prishtinës, që pastaj përmes sistemit të nëntokës bashkë me djemtë nga RIINVESTI do të kapërthuren në kryesinë e LDK-së dhe në strukturat udhëheqëse, duke arritur për të përjashtuar nga proceset Elitën Intelektuale dhe themeluesit e LDK-së, kurse tani Isa Mustafa, përsëri po tallet me proceset, duke e penguar themelimin demokratik të institucioneve shtetërore të Kosovës.

St. Gallen, 26 janar 2019.

ME SHKAS:

PRESIDENTI I KOSOVËS, ISA MUSTAFA (9)

Nëse LDK-ja do ta kushtëzoj VV-në për postin e presidentit të cilin do t’ia rezervojë Isa Mustafës, atëherë vendi ynë e ka rastin historik që të futet në Librin e Rekordeve Guinness!

Shkruan: Shefqet DIBRANI

Menjëherë me të përfunduar Lufta e UÇK-së në Kosovë, në verën e vitit 1999, Isa Mustafa është kthyer në Kosovë, bile bashkë me sivëllain e tij Bujar Bukoshi, e me te kishin bërë një xhiro fund e kryet Prishtinës, pa iu bërë syri vrik, se ata nuk friksoheshin as nga djelmoshat e pezmatuar të UÇK, që tashmë kishin zbritur nga mali me fitoren e lirisë, meritë kjo e tyre për luftën që kishin bërë. E strukturat titiste në Kosovë filluan të mohonin luftën dhe kontributin e tyre. Ky element titist përfaqësohej nga binomi Mustafa & Bukoshi, që janë ndihmuar nga mediat e UJDI-t Jugosllavë për Kosovën. Jo rastësisht, qysh në ato ditë të vështira kishte nisur një propagandë të cilës nuk i dihej qëllimi. Vërtetë, kishte nisur një propagandë e egër dhe e ashpër, kundër Luftës dhe kundër fitimtarëve. E kjo ishte një luftë speciale që bëhej e ndyrë nga të ndytët që nuk zgjidhnin mjete e as mënyra.

Lidhja Demokratike e Kosovës, edhe ajo kthehej në Kosovë, po disi ndjehej me faj, se sa për marre e turpërim ndër ne, të mos bëhet fjalë. Ishte përzierë një lloj gëzimi me frikën e fajësisë, madje aty këtu kjo fobi shkonte deri në marrëzi. Në shumë qendra të Kosovës, zyrat e Degëve të LDK-së, as që kishin guxuar të hapeshin, të paktën kështu e kam gjetur Llapin tim, në të cilin për herë të parë kam ecur mesit të rrugës, bile me duar në xhepa dhe kam marrë thellësisht frymë në Lirinë që erdhi, natyrisht edhe falë gjakut të babit tim. Se qenka dashur, edhe unë të frikësohem nuk e kam ditur kurrë, pasi e dija se me nderë e dinjitet e kam kryer obligimin tim qytetar dhe askujt nuk i kisha borxh, për atë periudhë. E theksova këtë fakt se nuk kisha rritur për ta kuptuar, sikur të mos më thoshte pas dy-tre ditësh, njëri nga anëtarët e Kryesisë së Degës së LDK-së në Llap. Ai më tha se jam motivuar kur të kam parë se si ke ecur lirshëm në Llapin tim të çliruar! Pra paskam ecur krejt serbez, dhe madje pa më bërë syri vrik. Edhe në këto çaste po më rrëqethet trupi nga ajo frikë që i kishte përfshirë individ dhe struktura të caktuara. Tamam sikurse sot që e ka kapur fobia Isa Mustafën, nëse Albin Kurti, do të arrijë për t’i zgjedhur institucionet e Kosovës, për të cilat, po të isha në pozitën e Kadri Veselit dhe të Ramush Haradinajt, do ti kisha votuar pa hezitim, për t’ia bërë me dije Isa Mustafës dhe strukturave servile nga Kolegji RIINVEST, bashkë me atë “Brezin e Republikës”, se vetëm ata që kanë luftuar dhe e kanë çliruar Kosovën, mund të sakrifikojnë për fatin e saj, madje shumë më shumë e tepër më lehtë se sa “LIDHJA”, ideologjike e Isa Mustafës!

Vërtetë, në verën e vitit 1999, frika ishte e madhe, bile shumë ma e madhe se sa që mund të thuhet e të përshkruhet, tamam ishte bërë sa një kodër, sa një mal i madh. Ky nuk është ekzagjerim, kështu ishte, prandaj mund të konstatojmë se nga frika shqiptari përpunohet më kollaj, spiunon më lehtë dhe vret edhe vëllain e vet për interesa, veçmas kur e kupton se askujt nuk do t’i jep llogari?! Pikërisht atëherë humanizmi dhe njerëzorja bien për tokë?! Këto deformime dhe këtë frikë Kosova i ka përjetuar deri në palcën e saj.

Natyrisht, ndodhën vrasje të cilat e rritën frikën edhe më shumë për të jetuar e për të gjallëruar. Në anën tjetër, strukturat e ish sistemit dhe bijtë e tyre pasanik, që ishin spiun të njohur  dhe udbash të rafinuar e me damkë, do t’ua mësyjnë misioneve ndërkombëtare, zyrave diplomatike, jo aq për të punuar se sa për të informuar, përkatësisht për të spiunuar, vëllezërit e tyre. Në këtë situatë, edhe Bashkësisë Ndërkombëtare, dukej se i pat interesuar kjo kategori, përjashtohet rasti nëse nuk kanë punuar me listat e lëna të gatshme të cilat mund t’ua kenë përcjellë “si amanet” strukturat e sistemit serb që ishin më parë në Kosovë. Me sa duket, është kjo kategori e pa kurrizore e cila arriti për tu sistemuar, ku mundi e si mundi, pastaj dyshohet se pikërisht kjo kategori i kanë prishur e deformuar CV-të, për strukturat që nuk i pëlqenin, që nuk i dëshironin, madje as çlirimtarët nuk i pëlqenin?! E pra thika me dy tehe në duart e sojnikëve, binte siç bie drapri mbi barin e njomë, në njërën anë mbi Elitën Intelektuale, e cila përgjatë tërë sistemit nuk u dorëzua, nuk u nënshtrua  dhe as nuk u komprometua, po më shumë, në atë kohë i pengonin strukturat e dala nga lufta.

Shikuar nga ky prizëm, mendojmë se ishte ajo kohë, dhe ishin ato veprime, që në një kohë rekorde do ta paralizojnë tërë Elitën Intelektuale, e cila i kishte dy rrugë: O të bëhej servis i çobanëve, pavarësisht nivelit që kishin, ose të pranonin të bëheshin luajal ndaj strukturave ndërkombëtare, edhe pse ato kishin marrë në shërbim, bijtë e funksionarëve të atij sistemi dhe të udbashve, të cilët në masë të madhe ishin sistemuar nëpër organizata të fuqishme ndërkombëtare që kishin zbritur në Kosovë.

Ka mundësi të kenë pasur mision për ta izoluar Elitën Intelektuale, dhe intelektualët që nuk ishin nënshtruar pasi ishin të ndërgjegjshëm, në të kundërtën dëshironin t’i mbanin të izoluar dhe sa më larg turmës. Të kësaj natyre mund të jenë me dhjetëra Organizata Joqeveritare, institucione informative, media e shumta nga të cilat, në një kohë rekorde, shefat e tyre, u bënë të pasur, por pjesa dërmuese  nga lufta dolën shumë të pasur.  Pikërisht kjo kategori kishte nisur të tallej edhe me çlirimtarët, në njërën anë, dhe në anën tjetër do të jetë pikërisht kjo propagandë që do t’ua përgatis kurthin me dhjetëra intelektualëve të cilët ose u vranë, ose u kidnapuan dhe madje disa flitet se janë likuiduar pa lënë asnjë gjurmë, e jehona e vrasjeve politike, si magjia e zezë, i ka errësuar Kosovës qiellin e saj.

E nëse mund t’i japim vetës të drejtë, për t’i justifikuar disa nga vrasjet e njerëzve me damkë, të cilët kishin qenë në strukturat e sistemit, vrasjet tjera që bënë jehonë, nuk mund të mbuloheshin, sidomos kur vriteshin intelektual  të cilët nuk kishin asnjë faj,  dhe nuk kishin qenë strukturë e atij sistemi që perëndoi. Por si duket ato vrasje bëheshin për ta ngatërruar lëmshin e hetimeve, që përsëri duhej ta bënin strukturat e sistemit paraprak. Dhe kjo gjë ishte mbase e natyrshme, pasi luftëtarët e UÇK-së, nuk kishin staf të mjaftueshëm, në të gjithë sektorët e sigurisë, drejtësisë etj. Andaj mendojmë se janë këto shkaqe që privilegjuan një segment të caktuar, për të shfrytëzuar një rrugë tjetër, më të shkurtër, por më fatale dhe me pasoja për të ardhmen e vendit. Në atë verë, Kosova, po mbytej nga uzurpimet e mëdha të pronave shtetërore dhe atyre private, qofshin ato të komunitetit serb e malazez të cilët e kishin braktisur Kosovën, e qoftë duke uzurpuar gjithçka, madje edhe brenda vet sojit. Në atë kohë do të nis të zhvillohej një biznes pa kritere, i cili synonte për t’i blerë ose përvetësuar  pronat dhe objektet e serbëve. E kjo gjë realizohej nëpërmes agjensioneve të caktuara të cilat udhëhiqeshin kryesisht nga struktura të sistemit që perëndoi ose thjesht nga bijtë e tyre.

Në këtë gjendje tejet dramatike dhe mjaftë kaotike, nis notimi i klanit Bukoshi & Mustafa, të cilët menjëherë filluan të derdhin miliona marka gjermane, qoftë për ta shpëtuar kokën e tyre ose për t’i bërë lëmosh proceset. Një rast më i njohur është  e dhëna kur Bujar & Bukoshi, filloi tî zbuste strukturat e egërsuara të UÇK-së, të cilat edhe pse kishin nevojë, nuk ishin në gjendje për t’i pranuar ato para nga Qeveria e Republikës së Kosovës në ekzil. Megjithatë, (nëse nuk gabojë), është gjetur kompromisi, në mes të tyre sa për t’i derdhur ato mjete në një fond në emër të një shoqate, që pastaj pikërisht strukturat e UÇK-së ti përdornin dhe ti shpërndanin, për personat me nevoja të mëdha që kishin plagë nga lufta, ose iu kishin shkatërruar shtëpitë e katanditë e tyre.

Të kësaj kohe janë edhe milionat e përfolura që Isa Mustafa bashkë me Bujar Bukoshin, i kishin nëpër xhepat e tyre, ose në “DARDANIA Bankë” në Tiranë. Para këto të mjaftueshme për t’ua dedikuar edhe oficerëve të FARK-ut, të cilët ruanin atë besnikërinë e tyre ndaj shefave. Qysh në ato vite një pjesë e tyre u bënë të pasur, edhe ata përvetësuan ose blenë prona e objekte të mëdha. D.m.th. me ardhjen e Isa Mustafës në krye të LDK-së, bashkë me Institutin “RIINVEST”, pikërisht kjo eskortë nga FARK-u u  riaktivizua duke u bërë të zëshëm dhe profesionist për të shantazhuar të gjithë ata që kishin kuraje për t’ua kritikuar punëdhënësin e tyre Isa Mustafën.

Në këto shtendosje dhe në këtë berihaje, ku askush nuk dinte të shpjegonte, se cila udhë na shpinte drejt suksesit të së ardhmes demokratike, Isa Mustafa, kryesisht ka heshtur dhe nuk është paraqitur në jetën publike. Sigurisht ajo kohë i duhej për tu pajisur me grada akademike, tamam sikurse aksionari tjetër në Institutin RIINVEST, prof. dr. Muhamet Mustafa, i cili gjatë asaj kohe ishte ligjërues në Fakultetin Ekonomik. Sigurisht i lidhnin interesat të tyre të hershme nga koha e sistemit që po perëndonte.

Ky fakt do të duhej të ngjallte hetime për të kuptuar se Isa Mustafa, ka mundësi që edhe karrierën akademike ta ketë fituar me duar në xhepa, siç e ka tashti tërë karrierën politike, në çdo kohë dhe në të gjitha etapat e sistemit komunist. Andaj, e luftonte LDK-në Isa Mustafa,  e luftonin edhe të tjerë nga Qeveria e Republikës së Kosovës në ekzil.  Ky i fundit vepronte në kuadër të LDK-së, përmes së cilës i realizoi të gjitha ambiciet për tu bërë Kryeparlamentar, kurse procesin, Gjykata Kushtetuese e klasifikonte si shkelje kushtetuese, prandaj tradhtoi LVV, për të bërë pakt me PDK-në, për tu bërë pastaj Kryeministër me ambiciet e ngjallura ku nëpërmjet Lëvizjes VETËVENDOSJE, menduaka  për t’u bërë edhe president i Kosovës, fatkeqësisht pa ia ditur hallin shëndetit të tij mjaftë të rrënuar. Në anën tjetër Isa Mustafa, mbetët Isë i cili gjithmonë interesin e Kosovës e ka shkrirë dhe e ka shitur për interesat e tij personale, qofshin të karrierës, ato  politike dhe rastet apolitike.

Isa Mustafa, vazhdimisht është trajtuar si ekspert dhe njohës i ekonomisë, por askund dhe askush nuk mund ta shpjegojë cila ishte veprimtaria e tij, në fushën shkencore dhe paska shndritur dija e tij, përkatësisht cilin institucion e nxori nga kriza ajo dije dhe kontributi i Isa Mustafës. Padyshim, kontributi i tij ishte negativ, por në këto rrethana do të duhej që Fondi i Trepërqindëshit, Huaja Popullore, të cilat nuk iu kthye kurrë bashkatdhetarëve. Pastaj falimentimi i “Dardania Bankë”, në Tiranë, për të cilën nuk dihet nëse ka pasur hetime apo jo, por dhjetramiliona të mbetura para të gatshme në Unionin e Fondeve të Republikës së Kosovës, i njohur si UFORK, që nuk i kanë dhënë dikujt llogari, sikurse që nuk dihet nëse qenka zhvilluar ndonjë hetim profesional.

Gjatë këtyre viteve ka dominuar një lloj heshtje e Isa Mustafës, e me kalimin e kohës shihet se pozitën politike, sa ishte Kryetar i Prishtinës, ai e paska shfrytëzuar për interesa të veta personale, (që me duar në xhepa), i cili më vonë është zgjedhur anëtarë i rregullt në Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës. Do të ishte me rëndësi të madhe po të dihej personi që propozoi dhe në cilësinë e cilit institucion, paskan shkuar për varrim.  Së këndejmi edhe veprat e tij profesionale janë përplot me dyshime ku lehtë do të vërtetoheshin nga hetuesia që do të niste hetim për këto çështje të dyshimta.

Isa Mustafa, i ka të publikuara vetëm dy libra me autorësi të tij, të cilët janë kategorizuar si tekste universitare, ndonëse janë të botuar nga një institucion privat, në të cilin ai është aksionar, nuk do të duhej të merreshin si shkencore, aq më pak t’i pranoheshin si libra universitar.

Tekstet universitare:

- Dr. Isa Mustafa: Menaxhmenti financiar, botimi III, Riinvest, Prishtinë 2008.

- Dr. Isa Mustafa: Udhëheqja, efiçienca dhe efikasiteti – Leadership, botues Riinvest, shkurt 2004.

Saktësisht Instituti, përkatësisht Kolegji i tij privat, dhe punëtorët e punësuar aty, ia paskan botuar librat shefit, përkatësisht punëdhënësit, nëse jo edhe nuk ia paskan shkruar shefit të tyre. Tash shtrohet pyetja nëse ka institucion botëror, akademi botërore dhe universitet i botës që e hanë këtë çorbë të cilën e përpijnë vetëm kosovarët e shkret të cilët rrafsh qe 40 vjet, po torturohen nga idiotësitë, politike, ekonomike dhe shkencore të Isa Mustafës?!

Isa Mustafa, është edhe bashkautor i teksteve shkollore dhe në një libër i kategorizuar “tjetër”, të cilët për saktësim po i paraqesim në vijim:

Tekste shkollore:

- Dr. Isa Mustafa, Dr. Nail Reshiti, Dr. Enver Kutllovci: Ekonomia (për klasën e nëntë orientuese), Libri shkollor, Prishtinë 2003.

- Dr. Isa Mustafa, Dr. Ali Jakupi, Ekonomia 11, për gjimnazet e shkencave shoqërore”, Libri shkollor, Prishtinë 2004.

- Dr. Isa Mustafa, Dr. Ali Jakupi: Ekonomia 12, për gjimnazet e shkencave shoqërore”, Libri shkollor, Prishtinë 2005.

Tekste tjera:

- Dr. Isa Mustafa, Mr. Venera Demukaj, Mr. Petrit Gashi, Lumir Abdixhiku, Fadil Aliu, Dr. Fatime Qosaj: Bazat e ekonomisë dhe roli i qeverisjes, botues Riinvest, 2005.

Siç po shihet, në të gjithë këta libra, Isa Mustafën, e paskan vendosur të parin, por nuk thuhet nëse ishte rastësi apo për shkak të meritokracisë profesionale?! Duket se edhe këtu kemi të bëjmë me pozitën e tij politike, e fare me aspektet e meritave profesionale. Prandaj ky fakt nuk do asnjë koment, sepse vendin e parë ia ka siguruar pozita politike, por jo edhe meritokracia akademike. Në vend se Isa Mustafa, të ndjehej i nderuar vetëm si bashkautor, pozita e të parit është mani e tij komuniste, për çka e plotëson edhe më tej dyshimin se edhe në fushën profesionale i paska meritat e ngjashme me ato të kapërthurjes në LDK?! Në këtë vazhdë, si duket edhe libri i katërt në të cilin është bashkautor, përsëri e kemi në pozitën e të parit, ndonëse kontributi i tij, (gjithmonë duke e krahasuar me atë në LDK), duhet të jetë i fundit, madje ka gjasa që këtë libër shkollor të mos e ketë lexuar fare, se sa për të shkruar nuk i besohet, pasi edhe ky libër është botim i Kolegjit të tij privat RIINVEST.

Edhe punimet tjera shkencore dhe ato hulumtuese, kudo e kanë radhitur të parin, por në të njëjtën kohë edhe ngjallin dyshime. Këto paraqitje janë ato defektet shkencore për të cilat ne po flasim, dhe janë të prezantuara në faqen zyrtare të ASHAK, në internet. Pas të gjitha këtyre, nëse rastësisht do të niste një hetim për t’ia vërtetuar arritjet shkencore edhe përmes këtyre botimeve, nëse qenkan të  mjaftueshme dhe mjaftueshëm të besueshme, për t’i dhënë atij pension nga ASHAK, çfarë hapash do të duhej të merrte ky institucion me reputacion, karshi dallavereve profesionale të Isa Mustafës?

Të kthehemi në të tashmen, pse jo në ditën e sotme të, 26 dhjetorit 2019, në të cilën dështoi vullneti i elektoratit, për një marrëveshjeje qeverisëse në mes LVV dhe LDK-së. Roli negativ i Isa Mustafë doli në dukje, ai është tutori i vullnetit të deputetëve të LDK-së, dhe si duket është në cilësinë e “misionarit?!”, prandaj po tallet me Kosovën, sepse duke mos bërë marrëveshje për udhëheqje të vendit, me Lëvizjen VETËVENDOSJE, automatikisht i del në horizont, qëllimi i misioni që është shkatërrues, sidomos pasi e ka shpërfaqur LDK-në në LIDHJA, duket se misioni i radhës ka të bëjë me LIDHJET e tij të dikurshme, për ta shpërbërë edhe Pavarësinë e Kosovës!...

St. Gallen, pasdite e datës, 26 dhjetor 2019.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora