Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Alfred Papuçiu: Profesor Jean-Philippe Assal – Kadare, njeri unik

| E shtune, 04.01.2020, 01:11 PM |


Pof. Jean Philippe Assal me Alfred Papuçiun

Te nderuar miq dhe dashamirës, lexues të Zemrës Shqiptare,

Po ju dërgoj mesazhin që sapo arriti nga Profesor Jean-Philippe Assal që besoj e keni dëgjuar edhe nga shkrimet e mija, të botuara tek Zemra Shqiptare. Eshtë mbi 80 vjeç, mik i shquar i Shqipërisë dhe Kosovës , admirues i Ismail Kadaresë, mik fisnik i imi që kur kam ardhur këtu para 30 vitesh. I kam përkthyer dy libra te tij në shqip, ka sponsorizuar dy libra të mij, ka qënë ai që në vitin 2000, kur do merrja pasaportën zvicerane më ka mbështetur fuqimisht, si dhe në projektet tona të pëerbashkëta. Eshtë Profesori më i mirë në botë për diabetologjinë dhe edukimin terapeutik. Eshtë edhe anëtar i Akademisë shqiptare të artit dhe shkencës. Në bibliotekën e tij të pasur ka libra të Ismail Kadaresë dhe autorëve të tjerë shqiptarë. Ka ndihmuar me dhjetra e dhjetra mjekë shqiptarë dhe punonjës të shëndetësisë, edhe nga Kosova, të cilët kanë qëndruar edhe muaj të tërë në klinikën e tij, për të marrë përvojë dhe ka ndihmuar me ndihma për Shqipërinë. Ata kanë qënë të ftuar edhe në seminaret e organizuara nga Fondacioni i tij në Grimenz të Zvicrës. Eshtë anëtar I Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq dhe president i një Fondacioni me prestigj në Zvicër. Me behet qefi qe dergon kete mesazh.

Mirënjohje Alfred Papuçiu

I dashur Alfred,

Shumë faleminderit për urimet tuaja të  përzemërta për këtë Vit të Ri që po ju kthej juve dhe familjes suaj. Unë sapo lexova artikullin tuaj të mrekullueshëm për Ismail Kadarenë dhe më ka bërë veçanërisht përshtypje  admirimi juaj për Kadarenë dhe përkushtimin tuaj të plotë për këtë njeri unik. Guximi i tij në një situatë politike, e cila si duket bllokoi gjithë këtë shprehje të bukur të kulturës shqiptare për të cilën keni qenë një dëshmi madhore. Faleminderit juve, për urimet tuaja dhe këtë admirim për Kadarenë,që ju më bëtë për vitin 2020. Të gjitha të mirat për ju, gruan tuaj, fëmijët dhe mbesën tuaj.

Jean-Philippe

Prof. Jean-Philippe Assal, M.D.

Presidenti, Fondacioni për Kërkime dhe Trajnime në Edukimin e Pacientëve

52 Bd St-Georges

1205 GENEVA

Switzerland

Dear Alfred,

Many thanks for your kind wishes for this New Year which I return to you and your family. I just read your marvelous article for Ismail Kadare and I have been particularly moved about your admiration for Kadare and your total dedication for this unique man.  His courage in a political situation, which apparently blocked all this beautiful Albanian expression of culture for which you have been a major testimony.  Thanks to you, your wishes and this admiration for Kadare, you made my year 2020. All the best for you, your wife, your children and grandchildren.

Jean-Philippe

Prof. Jean-Philippe Assal, M.D.

President, Foundation for Research and Training in Patient Education

52 Bd St-Georges

1205 GENEVA

Switzerland