E enjte, 28.03.2024, 09:02 PM (GMT)

Kulturë

Enver Bytyçi: Sot profesori i madh Anton Çeta do të mbushte 100 vjet

E premte, 03.01.2020, 03:04 PM


Sot profesori i madh, Anton Çeta, do të mbushte 100 vjet! Ai lindi para një shekulli dhe u bë protagonist i një procesi historik që do të kujtohet shumë e shumë shekuj të tjerë.

Para 30 vitesh Profesor Anton Çeta u shndërrua në ikonë dhe protagonist kryesor i proceseve historike të Kosovës! Ai, së bashku me Profesor Zekeria Cane dhe të tjerë intelektualë patriotë udhëhoqi aksionin e pajtimit të gjaqeve në Kosovë.

Ishte aksioni më i madh i shekujve të shkuar për shqiptarët! Ishte akti sublim jo vetëm i pajtimit, por edhe i homogjenizimit të shqiptarëve në luftën e tyre për liri dhe çlirim nga okupatori serb!

Por Prof. Anton Çeta do të kujtohet gjithashtu si shkenctar i krijimtarisë folklorike të shqiptarëve, si gojëmjalti i Kosovës dhe shqiptarisë, si modeli i urtësisë, maturisë dhe mençurisë!

Lavdi emrit dhe veprës së këtij kolosi të historisë moderne të Kosovës!



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora