E hene, 06.04.2020, 10:13 AM (GMT+1)

Komente

Dedë Preqi: Kërcënimet ndaj shtetit

E merkure, 01.01.2020, 02:01 PM


KËRCËNIMET NDAJ SHTETIT A PO BËHËN NË MËNYRË TË VETËDIJSHME

Nga Dedë Preqi

Në konstituimin e Kuvendit të Kosovës, që në fillim vërehen aktet e veqanta me elemente dhe gjeste  arrogante që vijnë nga deputetja e AAK-, dhe deputetja e PDK-ja, me vendosjen e flamujve kombëtar, në tavolinat e LVV. Një skenë e tillë e parapërgaditur nga grupi i  PANI-t, me një shkas të caktuar për të provokuar LVV dhe njerëzit e saj, por për të provokuar edhe fillimin e punës së këtij Kuvendi.

Aktet e tilla ende pa u zgjedhë Kuvendi, japin signalet e para negative për ta penguar zhvillimin  dhe administrimin e Kuvendit, dhe përmes këtyre shembujve dhe gjesteve arrogante po dëshmohet hapur se të tillët ishin vetë në këto pozita, por që u dëshmuan të dështuar dhe në këtë mënyrë nuk e dëshirojnë këtë vend më mirë, apo zgjidhjen e problemeve të  kësaj shoqërie, por të kundërtën e saj, për të degraduar edhe më keq të ardhmën e këtij Institucioni dhe vendi.

PAN-i, ishte kualicioni më DEGRADUES në pushtetët dhe qeveritë e Kosovës, as që lënë ndonjë përshtypje të mirëfilltë, me të cilën do të zotohet një qeverisje e suksesëve, nëse këtyre rrethanave i shtohet edhe mosakordimi i koalicionit në mes LVV  dhe LDK-së, ku shoqëria e jonë i ka besuar më së shumti një kualicioni të tillë, por me këtë domëthënje dhe sjellje të kësaj natyre politike, me plot të drejt do të thëmi se të zgjedhurit e popullit në një mënyrë po tallen  me votën e popullit, por dhe me vetëvetën, duke i shënuar faqe të shëmtuar historisë së vet përkrah demokracisë.

Deri këtu ku erdhëm dhe mbas shumë peripetive dhe pasojave, ka ardhë koha që gjendja duhet të përmirësohet dhe të bëhëmi zot i asaj që na është dhënë, pikërisht edhe në kuptimin e kthimit të besimit ndaj qytetarëve përmes formave pozitive, që kanë të bëjnë me sundimin e ligjit, organizimin dhe udhëheqjen e shtetit integral, duke dhënë shembuj të mirë në vetëqeverisje dhe demokraci.

Përndryshe, pse menduam aq gjatë, nëse duhet ta përdorim termin l i r i , d e m o k r a c i , të cilën kemi filluar ta keqmenagjojmë dhe deri dikund edhe ta fyejmë gjithë atë mundi, gjithë atë sakrificë të bijëve dhe bijave tona, që sot nuk gjinden në mesin tonë, por që na kanë lënë shkëndinë e tyre më të shtrenjtë dhe më të ndritshme bashkë me frytin e gjithë kësaj vepre që janë edhe Institucionet shtetërore, të cilat nuk i kishim ndonjëherë tjetër në dorën tonë dhe në shtetin e lirë të Kosovës.

Mirëpo, termi demokraci nuk është vetëm një fushë e gjërë e lirisë dhe demokracisë njerëzore, duke vepruar sipas dëshirave dhe instinkteve tona, nëse energjia nuk përkthehet në parime dhe nuk shfrytëzohet në kuptimin e qartë të vetëdijës njerëzore përmes punës dhe vepres së shëndoshë.

Kosova në periudhën e vet të lirisë dhe demokracisë gjerë mëtani nuk e ka marrë rrolin e duhur në krijimin e shtetit demokratik dhe unifikimin e shoqërisë së vet demokratike dhe nga ana tjetër, shumë pak ka hedhur dritë të mjaftueshme në zhvillimin e vendit dhe mirëqenjen e qytetareve të vet, duke ditur se shoqëria e jonë akoma lëngon nga plagët e luftës, dhe këto ditë ballafaqohet me probleme që ia shkakëton kohërenca e vet, sikur vuajtjet e këtij kombi nuk pushojnë ndonjëher dhe nuk kanë të ndalur, kur diçka po sa fillon të ndërtohet ditën, rrënohet natën...

Për sa i përketë politikës në Kosovë, shohim pak ndryshime pozitive dhe zotërimin e lidershipit ndaj zhvillimeve të vendit dhe në ndërtimin e shtetit demokratik, por më shumë i çasen luftës ndërmjet klaneve dhe partive politike për të dominuar dhe për të përfituar sa më shumë pushtet, të cilat shoqërohen me shumë padrejtësi dhe rregulla ligjore.

Veprimet politike në Kosovë ndërmjet klaneve dhe grupeve partiake, duken përherë e më shumë si bartëse e normave të veqanta dhe hapësirave pushtuese, që derigjohen nga autoritetet dhe komandat e grupeve të luftës, të cilat i kanë zënë pozitat e pa merituara në udhëheqjen e vendit, që nuk kanë lidhje me tiparin e pushtetit normal dhe formen e qeverisjes së mirëfilltë.

Dhe kjo gjendje Kosovën dhe qytetarët e saj po i shdërron në një karikaturë të hidhur dhe të pa vlerë, duke e marrë shteti  kahën e çrregullimit dhe anarkisë, si një kërcënim i bashkëdyzuar ndaj qenjës shoqërore dhe vet shtetit, pëmes koncepteve që përmbajnë forma të shëmtuara dhe të demoluara në shtysën krijuese dhe shtetndërtuese.

Imazhi i Kosovës do të ishte më i dëshmuar dhe i afirmuar, sikur pushtetët dhe qeveritë e këtij vendi do të ishin më serioze, më të përkushtuara, më të ndërgjegjshme dhe më të përgjegjëshme ndaj detyrave të veta dhe shtetit demokratik, dhe si një rrezulltat i këtyre frytëve, me siguri edhe përfaqësimi i Kosovës do të ishte më i avansuar dhe i integruar me vendet e zhvilluara ndërkombëtare.

Nëse kemi parasysh atë se, çka po ndodh me shoqërinë tonë demokratike edhe nga fakti që marrëdhëniet ndërpartiake janë të acaruara keq dhe të ndara në klane e grupe të ndryshme, ndër cilët me përshtypjen e pushtetëve skandaloze, duke vepruar jashtë interesave të vendit dhe qytetarëve të lodhur nga papunësia dhe varfëria e skajshme.

Kërcënimi ndaj vetë shtetit po bëhët në mënyrë të vetëdijshme, duke u bërë objekt i vëzhgimit dhe analizës psikologjike ndaj shoqërisë dhe botës që na rrethon. Dhe në këtë mënyrë po i largojmë edhe miqtë tanë ndërkombëtarë, të cilët janë vëzhgues dhe vrojtues të të gjitha  zhvillimëve dhe të metave të kësaj shoqërie.

E gjithë kjo ka si kusht paraprak shpirtin e qytetarëve të vendit, por edhe forcimin e bazamentit të shtetit demokratik të Kosovës, dhe këtij realiteti i bashkohet unifikimi i gjitha forcave shoqërore të këtij vendi, pa dallime partie dhe fetarie, pa dallim nacioni dhe akcioni, dhe si bazë e mjaftueshme dhe element i vullnetit që organizohet sipas marrëdhënieve të shëndosha, do plotësohen qëllimet e gjithë kësaj energjie në një fuqi të përbashkët, për ta shtyer përpara këtë vend dhe këtë popull.

Nëse tentojmë ta kthejmë mbrapa historinë, do të gabohemi rëndë, sepse antikja si formë e vjetër dhe si thëmel i shoqërisë tonë merr fund dhe nëse mundohemi të shdërrohemi në një shoqëri tjetër, prapë do të gabohemi, sepse historia e jonë e lashtë do të na mallkoj, prandaj ata që jemi të mbetëmi po aq edhe të kuptimtë dhe të mirëkuptimtë me njëri-tjetrin.

Termin pushtet e merr një kuptim i ngjajshëm edhe nesër, nëse do qeveriset nga një parti dhe qeverisje e re, që deri me dje qëndronte në opozitë, nëse deri me dje ka gjuajtë me veze dhe gjëra të tjera kundërshtarët e vet, duke mbrojtë të drejtat shoqërore të këtij populli dhe vendi. Por, nuk është e njëjta gjë, nëse pushteti përsëritët nga të njëjtit pushtetar, të cilët pushtetin e pushtuan, e keqpërdorën, e përdhunuan, e përbuzën, e masakruan, e vjedhën, e degraduan  dhe e flliqën në format më poshtëruese.



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT