Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Florim Zeqa: 2019-ta, vit i iluzioneve për ndryshim!

| E hene, 30.12.2019, 02:32 PM |


2019-ta, vit i iluzioneve për ndryshim!

Shkruan Florim Zeqa

Vëllezër dhe mota, qytetar të dashur të vendit tim, përmes shkrimit të mëposhtëm po e perfundoj këtë vit me Analizat dhe Kolumnet politike, duke ju falenderuar për mbështetjen dhe kontributin tuaj në rrugëtimin e perbashkët drejt ndryshimeve pozitive në vendin tonë.

Pasqyrimi i realitetit është obligim qytetar i së cilit dhe për më tepër i një gazetari në përmbushjen e misionit  fisnik ndaj shtetit dhe qytetarëve të vendit në përgjithësi.

Gazetaria është kontinuitet i shoqërisë civile, besnike ndaj së vërtetës, për të zbuluar lajmin, edhe atëherë kur nuk shihet apo tentohet të fshihet nga të tjerët, për t'i bërë gjithmonë të qartë lexuesit; kjo është e vërteta dhe ky është interpretimi im!

Unë e themë të vërtetën lakuriqe ashtu siq është, të pakamufluar, të pazbukuruar dhe të pacensuruar nga politikat redaktuese.

Lum ai gazetar që arrinë ta ruaj pavarësinë shpirtërore dhe paanësinë partiake. Futja e shpirtit të një gazetari dhe krijuesi nën grilat e pushtetarëve apo nën konjukturat partiake është pak më tepër se vetëvrasje, është ngulfatje e shpirtit për së gjalli!

Sikurse deri më tani, edhe në të ardhmën do të jemë në shërbim të qytetarëve dhe vendit tim, pa u dorëzuar asnjëherë përballë sulmeve dhe kërcënimeve të hijenave partiake, klaneve dhe grupeve të interesit që veprojnë brenda partive tona politike.

Kapërcimi kohor nga njëri vit në tjetrin

Për qytetarët e vendit tonë, 365 ditët e vitit 2019 ishin vërtetë të rënda dhe të mundimshme, plot thyerje shpirtërore, me rënje dhe degradime të njëpasnjëshme të shtetësisë së Kosovës.

Dallimi në mes politikanëve të pasur e qytetarëve të varfër është rritur skajshmërisht. Janë tavolinat e të pasurve, të mbingarkuara më dollitë e vitit të ri ,në anën tjetër ato gjysëm të zbrazura dhe të zbrazura të qytetarëve të varfër,...janë shtëpitë e boshatisura të bashkombasve tonë që nuk mundën t'i rezistojnë varfërisë dhe denigrimit social të këtij fundviti!

Optimist apo pesimist, çfarë jemi, pak ka rëndësi, janë sondazhet ato që na tregojnë realitetin me renditjen e Kosovës ndër të parat në listat e zeza (PISA),... të fundit për zhvillim ekonomik, siguri e mirëqenje qytetare.

Ashtu siq ndodhë kapërcimi kohor nga një vit në tjetrin, do duhej të ndodhte edhe kapërcimi i politikës nga një gjeneratë në tjetrën. Kalimi prej filozofisë së pasurimit nga shteti, ne filozofinë e dhënjës gjithçka për shtetin, siq ishte në fillim të viteve të '90-ta...

Ç'bëra gjatë këtij viti, e çfarë dua të më sjellë viti i ri ? Këto pyetje janë bërë si

refren i çdo fundviti, përgjigjen e të cilave e gjejmë të secili njeri i vendit tonë.

Në kapërcimin kohor, nga një vit në tjetrin, secili në mënyrën e vet bën analizën e fundvitit, për sukseset dhe dështimet, gëzimet dhe hidhërimet.

Sa do që përpiqemi t'i ikim politikës nuk mundemi, shkaku i politizimit të skajshëm të jetës dhe dallimeve shoqërore të shkaktuara nga politika.

Edhe optimistët më të mëdhenjë nuk mund ta ndjejnë vetën mirë në këtë fundvit, shkaku i dështimeve të mëdha! Ka arsye të shumta për t'u ndier keq; ishte ky një vit i shpresave të mëdha dhe pritjeve të gjata për ndryshim.

Vetë brendia e jonë na thotë së diçka s'është në rregull. Ecja përpara e vendit është mjegulluar skajshmërisht shkaku i dështimit të marrëveshjes për bashkëqeverisje i dy partive fituese të zgjedhjeve dhe dukurive të shumta negative të qeverive paraprake.

Dështimi i koalicionit, fundi i iluzioneve për ndryshim

Hyrja në vitin që po e lëm pas, ishte e furishme dhe plotë shpresa për qytetarët e vendit. Entuziazmi që sollën zgjedhjet parlamentare të 6 tetorit për ndryshimin pozitiv, u kthye në iluzion dhe zhgënjim të madh për qytetarët që kishin votuar për ndryshim.

Dështimi i koalicionit nuk erdhi si rezultat i aspekteve programore dhe as i ndarjes së "përgjegjësive" siq po e proklamojnë dy partitë fituese të zgjedhjeve, por si pasojë e egos për pushtet dhe inateve personale, përkatësisht nga tendenca e dominimit ndaj njëra-tjetrës në koalicionin qeverisës.

Marrëveshja eventuale pas presionit ndërkombëtar, do të jetë një marrëveshje e përkohshme për evitimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në këtë periudhë kohore, por jo zgjidhje e qëndrueshme dhe afatëgjate.

Atë që prisnim dhe dëshironim nga zgjedhjet e 6 tetorit nuk erdhi. Duhet të kthjellemi nga agonia e pritjes së gjatë,...për të gjetur rrugën e ecjës përpara, për të gjetur zgjidhjen e mijëra problemeve në këtë vend. Kjo arrihet vetëm përmes ndryshimeve reale në vend, e jo përmes ndryshimeve si sllogan politik, si mjet për arritjën e qëllimit të mbajtjës apo marrjës së pushtetit siq ndodhi përgjatë këtyre 12 viteve të pas pavarësisë në Kosovë.

Heshtja e popullit ndër vite është akumulim i paknaqësive të shumta, i zhgënjimeve dhe thyerjeve shpirtërore.

Thyerja e shpresave të qytetarëve

Gjëja më e rrezikshme për të ardhmen e një populli është krijimi i iluzioneve se nesër do të bëhet mirë. E mira nuk pikë nga qielli!

Për të arritur deri të një e mirë e dëshiruar, duhet shumë punë, mund e sakrifica të panumërta.

Politikanët e papërgjegjshëm, Kosovën nga një vendi i shpreses dhe i ardhmërisë e kanë kthyer në një vend ku ëndërrat shndërrohen në iluzione, ku shpresat vdesin akoma pa lindur, ku vdekja të shoqëron çdo kund dhe në çdo hap të jetës.

Pothuajse çdo gjë është bërë e padurueshme në vendin tonë, siq duket durimit qytetar i ka ardhur fundi nga padrejtësitë dhe prapësitë e shumta politike.

Shteti i ri për dikë është bërë "nënë e për dikë tjetër njerkë" siq thot populli , dikujtë i mundësoi t'i ketë të gjitha të mirat e kësaj bote, e dikujtë tjetër asgjë, Kosova u bë parajsë për pushtetarët dhe u shndërrua në ferr për qytetarët!

Shpërthimi i "bombës" sociale në Kosovë është duke numëruar orët e fundit!

Rinia e sotme kosovare e ka të vështirë të gjëjë motivimin për jetë në atdheun e vet,...përfundimi i studimeve, të rinjët  i gjenë pa shpresa për punësim shkaku i mungesës së zhvillimit ekonomik, nepotizmit dhe familjarizmit qeveritar.

Mirëpo, ne gjeneratat që kemi përjetuar kohërat edhe më të vështira, duhet t'u tregojmë të rinjëve, se nuk duhet dorëzuar para të keqës.

Me vullnet dhe dashuri njerëzore, me unitet, me bashkim të forcave intelektuale dhe fizike të popullit është i mundur të arrihet ndryshimi  pozitiv, i nevojshëm për të ndërruar kursin e politikës aktuale, kalimin nga filozofia e pasurimit nga shteti, ne filozofinë e dhënjës gjithçka për shtetin.

Me mundimet dhe problemet e vitit që po e lëmë pas, do e fillojmë edhe vitin e ri 2020-të. Njerëzit e veshur me pushtet dhe ata që qëndrojnë afër tyre edhe më tutje do të mbushin xhepat me paratë e taksapaguesve të varfër të Kosovës, ndërsa në anën tjetër mijëra shtetas kosovar të shtyer nga varfërisa do të braktisin vendlindjet e tyre!

Nuk mjaftojnë vetëm lutjet për të shuar dëshprimin dhe varfërinë, për t'i dhënë fund ngulfatjes së shtetit nga uzurpatorët.

"Të gjithë bashk kundër të keqës", ky duhet të jetë sllogani i fuqishëm i bashkimit në luftën për ndryshim, mobilizim i përgjithshëm i popullatës pa dallime partiake, ideologjike apo fetare.

Kjo është mundur me unitet dhe forcë për ndryshime pozitive, me solidaritet, humanizëm dhe dashuri ndaj njëri-tjetrit ashtu siq e kishim në vitet e krenarisë kombëtare (viteve të '90-ta).

Të mos mbetemi edhe më tutje robër të politikanëve të papërgjegjshme dhe  grupeve të interesit, të mos bëhemi skllevër të kusarëve politik, të atyre që për 20 vjet rresht rropën e ç'rropën e gjithë pasurinë e këtij vendi.

Largimi nga vendi nuk është zgjidhja e problemeve, përkundrazi e thellonë akoma më tepër varfërinë dhe denigrimin social, shtonë orekset e pushtetarëve për gllabërimin e mëtutjeshëm të pasurive shtetërore.

Ndryshimin politik në vendin tonë nuk ka forcë që e ndalon

Aktualisht janë në ardhje dy forca politike nga Diaspora (PDD dhe FED), të cilat do ta sfidojnë skenën politike kosovare në zgjedhjet e radhës.

Mirëpo, angazhimi parcial i mërgatës në politikë, jo vetëm që nuk e ndihmon ndrsyhimin, do të shërbejë si dekor në skenën politike dhe mjet për kalkulime të partive të mëdha.

Forca e vërtetë e Diasporës akoma nuk është mobilizuar. Jemi në pritje të një zhvillimi të brendshëm politik, që bashkon të gjitha forcat progresive, në të kundërten do të dijmë si t'i dalim zot vendit tonë.

Levizja e re politike nga mërgata do t'i bashkoj të gjitha forcat progresive pa dallime rajonale, partiake, ideologjike apo fetare për ta shpëtuar vendin nga katandisja në humnerë dhe për ta shpëtuar shtetin nga zhbërja fizike.

Lënja e fatit të vendit në duart e liderëve të korruptuar politik, është më tepër se heqje dorë nga shtetësia dhe sovraniteti politik.

Ardhja në pushtet e një klase të përgjegjshme politike, e aftë për ndryshime pozitive, do të krijojë kushtet për zhvillim ekonomik dhe mirëqenje qytetare.

Me forcimin e sistemit të drejtësisë jo vetëm që do të luftohen dukuritë negative, do të krijohet siguri për investime dhe shpresë për ardhmëri në vendin tonë.

Prandaj, me të drejtë kemi arsye të ngremë dolli e të festojmë, sepse mbrapa po e lëmë një vit të mbrapsht dhe të shëmtuar politik, për të vazhduar rrugëtimin tonë drejt ndryshimit pozitiv dhe shtigjeve të ardhmërisë,...GËZUAR.