E enjte, 28.03.2024, 04:52 PM (GMT)

Mendime

Shaban Peraj: Ja, erdhi Fazliqi

E enjte, 09.10.2008, 06:02 PM


Ja, erdhi Fazliqi

Shkruan: Shaban Peraj

Ka sa e sa iniciatorë që për shkak të mospëgatitjeve paraprake të duhura përplasin pëllëmbet pas gjunjëve duke bërë dy gabime: e para, nuk marrin masat e duhura në kohë të duhur, dhe e dyta është provë e papjekurisë mendore e personit.

Ishte lajm senzacional ardhja e Damir Fazliqit në Shqipëri për të dhënë intervistën lidhur me ate për cka mediat dhe televizionet opozitare shqiptare fabrikuan rreth cështjes së tij për vitet e biznesit në Shqipëri. Ardhja e z. Fazliq në Shqipëri ishte një rast i mirë për ata gazetarë dhe politikanë të shkollave kooperaiviste që pas rastit të të ndjerit Kosta Trebicka nxorrën një skandal tjetër, atë të Fazliqit dhe bashkëpunimin me z. Berisha e  z.Basha.
Të njëjtit gazetarë e politikanë tani mundohen të lajnë duartë e të justifikohen se i njëjti ishte i mbojtur nga shteti se përndryshe …Si do që të arsytohen, një enigmë u zgjidh. Sipas asaj që thuhet në mediat shqiptare, ai pranoi haptas se është i gatshëm t’i përgjigjet ftesës së prokurorisë së pëgjithshme për të dëshmuar të vertetën rreth aktivieteve të tia në Shqipëri, nëse ata e shohin të nevojshme mund ta ftojnë kur t’u bie qefi. Po cka se të njëjtëve u ra ndërmend vonë dhe Fazliqi pas intervistës së dhënë ia mbathi për në Angli.
Tani cështja është se cfarë duhet bërë ata gazetarë e politikanë që për bazë kanë të njëjtin fjalor, me cka duhet të merren, cila është afera e radhës në mënyrë që t’i heqin opinionit dhe militantëve të tyre një barrë sic është kjo e shpifjve të stilit ruso-serb që ua kanë ngarkuar mbi supe me vite të tëra. Cfarë mund të ofrojë tani për opinionin analisti, politikani, investigatori, dyfytyrëshi Mero Baze për t’na servirur në gazetën Tema dhe Vizion plus, duke mbajtur një ditar fëmijësh, nga ku nuk ka si të jetë ndryshe pasi paradite ha e merr nga Sali Berisha e pasdite  e dhjet me Edi Ramen. I njëjti tashmë e ka cjerrë maskën dhe nuk ka më keq se të jeshë sot me njerin e ne sër me jetrin. Të gjitha ato letra që i sjell here  në njërën anë, here në tjetrën  a ka mundësi t’i depozitojë në prokurorinë e përgjithshme e të mos merret me thashethëme të të vetshpallurve anaslistë. Me këtë staf dhe me këtë numër të analistëve që ka sot Shqipëria do t’ia kishin lakmi edhe vendet me të mëdha botërore. Me sygjermet, me vërejtjet dhe këshillat që japin ata, Shqipërisë nuk do t’i duhen kryetarë, kryeministra e ministra.
Po ata të Top chenelit . me cfarë do të mbushin ekranin, nëse jo me Gërdcin, Trebickën e së fundi Fazliqin në një kohë kur duan të na servojnë edhe shtrigën e diktaturës enveriste, Nexhmije Hoxhën për t’na paraqitur atë si një engjëll që gjoja tani në prag të 100 vjetorit të lindjes së diktatorit Hoxha do të na ofrojë edhe një libër për të shprehur “dhimbje për gjithcka që i ka ndodhur popullit shqiptarë gjatë kohës së diktaturës”. Mund të shkruaj libra, por gjërat që shkruan janë të errëta, pa bereqet. Shumë keq për ata që vunë gazetarën Rudina Xhunga në një situate të tillë prej nga ku e gjora pa ndonjë faj të sajin u vu në shënjestër të opinionit shikues shqiptar. Po qe se në shërbimet për kombin nuk i jepet shpirtit orientim e nuk i tregohet popullit e verteta, ata që shërbejnë bien viktimë e tyre.
Pas gjithë kësaj tani cfare duan të thonë ata pinjollë e pionerë të Enverit që për sa kohë ishin në pushtet e bënë Shqipërinë shkrum e hi për të mbajtur privilegjet e tyre, ëndrrat për të vazhduar komandën me një popull të vuajtur e skamnor dhe tani që në Shqipëri cdo gjë ka filluar të lëvizë në të mire, të njëjtit vrapojnë bashkë me disa media te shkruara dhe elektronike për të ricikluar masat se gjoja Sali Berisha  dhe qeveria e tij i xhdepi duke ua pirë gjakun. Në kohën kur ata ishin në pushtet kishin edhe të tjerë Fazliqa sepse kështu është konceptuar biznesi në tërë botën nga nuk mund të pëjashtohet as Shqipëria. Për vepimin e tyre janë organet përkatëse dhe ata janë valid për të thënë fjalën e tyre.
Tani dolën rezultatet e vdekjes së Trebickës, por të njëjtit gjoja në emër të humanizmit organizuan protesta duke folur e cfarë nuk folën akoma pa u dhënë rezultatet definitive, cfarë nuk u tha nga Rama,Meta e Veliqi i Beogradit, cfarë nuk fabrikuan lidhur me bezneset e Damir Fazliqit? Ja që ky i fundit erdhi në Shqipëri, deklaroi ate që deklaroi por të njëjtit nuk u duken gjëkundi, nuk paten guxim t’i dalin përpara e të sqarojnë bizneset, lidhjet e tia me Sali Berishën e Lulëzim Bashën  të ndihmuar edhe nga gazetarët e kooperativave për faktet, dosjet që shpalosin në tavolinat e tyre të punës.
Kjo tashmë është e qartë për të gjithë, dhe të njëjtit duhet të pushojnë, t’u kërkojnë falje familjes së të ndjerit Trebicka, t’u kërkojnë falje shqiptarëve që aq shumë i kanë lodhur me shantazhe e fabrikime nga më të ndryshmet.Të njëjtit duhet të heqin ndryshkun nga mendimet e veprimet dashakeqe.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora