Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Bashkia e Tepelenës nderon me titullin “Qytetar Nderi” publicistin Albert Zholi

| E diele, 29.12.2019, 11:00 AM |


Bashkia e Tepelenës nderon me titullin “Qytetar Nderi”, publicistin dhe birin e trevës së saj, Albert Z. Zholi

Për 11 vjet si kryeredaktor i gazetës “Labëria”, ka propoganduar vlerat e kësaj treve të shquar shqiptare

Sot shkrimtari Albert Zholi merr titullim “Qytetar Nderi i Tepelenës”

Nga Esmeralda Pirra

Për kontribut të shquar dhe ndjenja të larta patriotike në ndihmë të emigracionit shqiptar në Greqi e më gjerë, në vitet 1993-2018, me organizime aktivitetesh, shkrime dhe informacione mbi të drejtat e tyre dhe legalizimin duke dialoguar me ekstremistë të djathtë. Gjatë viteve të demokracisë, si kryeredaktor/redaktor i disa gazetave të përditshme, ka përcjellë zërin e emigrantëve, por edhe problemet e ndryshme të shoqërisë duke u bërë promotor i të drejtave dhe mbështetës i shqetësimeve të shoqërisë sonë. Pë 11 vjet si kryeredaktor i gazetës “Labëria”, ka propoganduar vlerat e kësaj treve të shquar shqiptare, veçnërisht zonës së Tepelenës. Të gjitha detyrat si gazetar, aktivist shoqëror i ka kryer me përkushtim, dinjitet, ndershmëri dhe moral të lartë shoqëror. Gjatë veprimtarisë së tij, ka qenë modeli i njeriut korrekt, familjarit të dashur dhe kuadrit të devotshëm dhe intelektualit  modest.

Veprimtaria publicistiko-letrare e Albert Zholit

-1990-Bashkëpunëtor i revistës “Hosteni” , “Saranda”.”Joni”

-1993-2007 , bashkëpunëtor i gazetës “Drita”

-1993-2007 bashkpuntor i gazetës “Intervista” (2002 dhe “Intervista e Emigrantit)

-1994- bashkpuntor i gazetës “Java”, “Labëria” , “Pasqyra”,  “Egnatia” (Greqi)

-1997- Editor në stafin e gazetës “Vllazërimi” (Greqi)

-1999-2001, bashkëpunëtor i gazetës “Shekulli”

-2001-2002; Kryeredaktor i gazetës “Emigranti shqiptar” , “Mërgimtari” (mujore e pavarur)

-2002-Drejtor i Institutit Kërkimor Shqiptar për Emigracionin (OJF)

-2002 –  vazhdim opinionist për problemet e emigracionit në gazetat “Pasqyra”, “Ballkan”, “Dita”, “Ekonomia”, “Sot”, “Koha Jonë”, “Shekulli”, “Tirana Observër”, “Ndryshe”, “Republika”, “Telegraf”, .

-2001 –vazhdim,  bashkëpunëtor i Radio Tirana në kanalin e parë dhe të tretë për problemet e emigracionit . Rubrika “Emigracioni shqiptar”.

-2004 -Drejtor i menaxhimit i spektaklit “Yjet në Folkunivers” TVSH

-2005- 08 dhe në vazhdim anëtar i kryesisë së Lidhjes së Shkrimtarëve.

-2006-2007, ideues dhe  bashkëdrejtues në TVSH  në emisionin “Emigracioni dhe Koha”

– 2006-07 Drejtor-Kryeredaktor  i gazetës së përditshme të pavarur “Ndryshe”

– 2007-vazhdim Redaktor kulture gazeta Telegraf

-2007-Kryeredaktor i revistës “Intergrim” (6 mujore)

-2008-Kryeredaktor i gazetës Iliria News –Greqi (javore)

-2008-Kryeredaktor i gazetës “Labëria”

-2012-Kryeredaktor i revistës mujore “Bota Femërore”

-2014-2018, gazetar, gazeta “Ushtria” revista “Mbrojtja”

-2018-19-Kryeredaktor i emisionit “Puppet Channel”

Botime:

1-Ikja e madhe –publicistikë

2-Vite emigracioni-tregime

3-Ëndrrat e mërgimit-publicistikë

4-Kush e “vrau” Amerikën-publicistikë

5-Vajza misterioze-tregime

6-Yjet në Folk Univers-publicistiko letrar

7-Iraku midis Babilonisë dhe qytetërimit – (publicistikë)

8-Hiret e një biondine-tregime

9-I fundit i komunizmit utopik-publicistikë

10-Me zemër pranë Shqipërisë- publicistikë

11-Luftar Paja, aktor i madh komik (Monografi)

12-Sekretet e gazetarëve të RTSH

13-Kiço Mustaqi Ministri i Mbrojtjes midis dy sistemeve

14-Kush e vrau dashurine-roman

15-Sekretet e gazetareve te RTSH, vëll II-të

16-Mesazhe dashurie (mesazhe)

17-Një ditë për dashurinë (mesazhe dhe vargje dashurie)

18-Puthje Dashurie (mesazhe dhe vargje dashurie)

19-Hase manaj- Monografi

20-Mjeshtri i Madh , Kujtim Gjonaj-Monografi

21- Reshat Arbana “Artist i Popullit” -Monografi

22- Ainta Bitri një meteor në qiellin e muzikës shqiptare-Monografi

Kanë thënë për  krijimtarinë e Albert Zholit:

Albert Zholi edhe kur bën analiza edhe kur zhvillon intrevista, i bën në mënyrë poetike.

Xhevahir Spahiu

Albert Zholi shkruan me një penë të ëmbël dhe të qetë, sikur valëzon. Ai hyn në shpirtin e personazhit dhe e zbërthen atë duke na e prurë pranë të gjallë dhe të freskët.

Dritëro Agolli

Alberti shkruan me kulturë, me mjeshtëri artistike, me stil të gjallë, me gjuhë të rrjedhëshme dhe mbi të gjitha, me një ndjeshmëri të rrallë.

Helena Kadare

Krijimtaria juaj të ngerthen. Lexova një ngjarje prekëse nga jeta e emigrantëve shqiptarë në Greqi i cili shquhet si për realizëm, si për humanizëm të ndërsjelltë. Të tilla tregime rrëfejnë cilësitë e larta morale të njerëzve të thjeshtë.

Suksese në rrugën e bukur e të vështirë të tregimit të shkurtër.

Naum Prifti

Përshëndetje të veçanta, i dashur Berti!

I lexova menjëherë me kureshtje kolegu skicat dhe tregimet e tua, dhe përjetova kënaqësi të papritur. Nuk e tepëroj se s’më shkon në këtë moshë -duhet të jesh krenar për prozën tënde! Njëherësh më kujtuan skicat e Migjenit – parahyrje për tregimet e fuqishme dhe aq të hijëshme të tij. Nëpër prozën tënde lëvizin dramat njerëzore të ditës, një pikëllim tragjik që është edhe më tronditës kur njerëzit e shprehin me sy pa e thënë plotësisht me gojë! Portretet njerëzore, kryesisht në mërgimin e arratisur janë ulërima njeriu në hall, të ngjashme me ujvyrat që rjedhin në fund humnere pa u dukur! Bota njerëzore e rënë përmbys që pena e hollë e ngrë më këmbë për ta shikuar të gjithë!…Megjithatë nuk mungon lirizmi që përballë mjerimit bën kontrastet e pikturave dritë-hije të Rembryndit!. Meriton fjalë të mira po ashtu për gjuhën e kursyer, disi fisnike në zgjedhjen e. Mbi të gjitha, tregimet-skica kanë në shumë prej tyre një frymë fisnike Shqipërie, shqetësim fisnik të një biri të saj me penë të hollë në dorë…

Përgëzimet më të mira! -Agim Shehu-