Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Përparim Hysi: Lasgushit për ditëlindje

| E shtune, 28.12.2019, 05:06 PM |


LASGUSHIT për ditëlindje*

Ka lindur më 27 dhjetor 1899

Nga Përparim HYSI

Kush ta vrau shpirtin e bukur që lëshonte vetëm xixa?

Për tërë jetën rrije"strukur",sikur dilje që nga BIBLA!!!

Me kostumin e "roitur" vije rrotull si një KRISHT

Me një zemër të robitur,"vrisje natën",sillje dritë.

Ç'mbaje fshehur në "humnera",plot xehërorë që nuk i dhe

Prisje kohëra të"tjera", se gjenial nga mendja qe!

Bridhje vetëm, i pangrënë,  i mbështetur përmbi stap

Oh  sa"fjalë" le pa thënë,nga një kohë që qe farmak.

"Hija" të ndiqte tinëzare,për të futur nën lak

Bëje sikur s'shihje fare,duke ecur nëpër natë

Pa zë flisje si,me vete, ca lirika të ëmbla mjaltë

"Malaksur" me ujë liqeri,rrëzës së MALIT të THATË.

Ja,kështu, mbështetur stapit,si një shenjt, e si një KRISHT

Ron, or rron, në zemrat tona! Rron i gjallë, përjetësisht!

* vetëm ditëlindje ka për LASGUSHIN.Nesër mbush plot 120-vjeç.

Tiranë, 26 dhjetor 2019