E marte, 23.04.2024, 03:05 PM (GMT+1)

Editorial

Aleks Kapllaj: A ka Sindikata në Shqipërinë moniste?

E shtune, 28.12.2019, 06:45 PM


A KA SINDIKATA NE SHQIPERINE MONISTE?

Nga Aleks Kapllaj

Ne Shqiperine tone, me demokraci te gjymtuar nga mungesa e zgjedhjeve pluraliste, me institucione drejtesie moniste dhe pushtet lokal jodemokratik, (demokraci, forme e qeverisjes ku pushteti ushtrohet nga populli, nepermjet perfaqesuesve te zgjedhur ne menyre te lire), nje mungese themelore e te drejtave te njeriut eshte edhe mungesa e perfaqesuesve sindakal te punonjesve ne te gjitha profilet profesionale dhe te zanateve te sektoreve te ndryshme.

Ose e thene ndryshe, sindakatat jane, por e kane humbur rolin e tyre, perderisa, jane te blera nga sipermarresit, nga qeverite dhe perfaqesuesit e pushtetit lokal.

Te gjitha kategorite e punetoreve, si te administrates publike si dhe ato private, kane vite qe nuk kane bere nje proteste apo greve mbarekombetare, qe te kerkojne plotesimin e kushteve te tyre te punes per siguri, garanci juridike, apo per rritjen e pagave, te cilat jane te nivelit qe nuk garantojne minimumin e jeteses.

Pa folur ketu per pensionistet, te cilet kane pensione qesharake, ofenduese e injoruese, sa cereku i minimumit te mbijeteses, por askush nuk i mbron.

Ne Shqiperi, nuk ka pasur nje greve te pergjithshme per te kerkuar kushte dinjitoze pune per punetoret e trasportit, te turizmit, te bujqesise apo edhe te industrise e minatoreve, ashtu si edhe ne sherbimet e ndryshme neper istitucione lokale e qendrore, si dhe te punonjesve te arsimit dhe shendetesise. Sepse keto protesta shtypen menjehere nga punedhenesit, nepermjet largimit dhe shantazheve te tjera ne bashkpunim me pushtetin, sic po ndodh me punonjesit e minieres te Bulqizes.

Ka disa dite, qe minatoret e "Sindakates te Bashkuar e Minatoreve te Bulqizes",  qe jane ne greve per siguri ne pune, per kushte me te mira dhe paga me dinjitoze dhe pothuajse, te gjitha mediat e injorojne kete greve sepse nuk mund te bien ndesh me pronarin e Albchromit.

Ne faqen, Bojkoto Samir Mane, nder te tjera thuhet, se "Me 17 nëntor 2019 shpallet Sindikata e Bashkuar e Minatorëve të Bulqizës.

Më 22 nëntor 2019 shkarkohet nga puna Elton Debreshi, kryetari i sindikatës.

Më 3 dhjetor 2019, shkarkohet nga puna Beqir Duriçi, anëtar i këshillit sindikal.

Më 20 dhjetor 2019, shkarkohet nga puna Behar Gjimi, anëtar i këshillit sindikal.

Më 23 dhjetor 2019, janë thirrur në Tiranë për t'u pushuar/shantazhuar rreth 10 vetë, mes të cilëve anëtarë të këshillit dhe protestues të nëntorit të shkuar".

Dje ne ambjentet e TEG-t, jane heshur fletushka per te sensibilizuar qytetaret per pushimin e kater punonjesve te Bulqizes, ne kompanine Albchrome, dhe menjehere policia private dhe shteterore kane ndaluar dhe arrestuar disa protestues.

Keta minatore, qe cdo mengjes futen ne zemer te tokes, nuk e kane te sigurte se mund te dalin te gjalle prej thellesise se tij, ashtu sic ka ndodhur edhe per shume te tjere, sepse ne miniera nuk ka investime te mjaftueshme per sigurine e punetoreve.

Punonjesit shqiptare, nuk kane asnje te drejte garanci apo siguracion ne punet e tyre, ku mungesa e kushteve me minimale, per zhvillimin e punes injorohen nga punedhenesit duke i konsideruar ato si skllever te qindra viteve me pare.

Shfrytezimi i punetoreve ne Shqiperi eshte nje semundje vdekjeprurese, per fuqite punetore, qe detyrohen te ikin nga vendi i tyre sepse ne te gjitha profesionet dhe punet qe kane, nuk sigurojne as kushtet e mbijeteses dhe sidomos nuk krijojne kushte per te ndertuar te ardhmen ne vendin e tyre.

Ne te gjitha bisneset, ku i punesuari ne mungesen e te drejtave juridike dhe me sistemin e rekomandimeve arrin te gjej nje vend pune me nje rroge minimale dhe me orare te tejzgjatura, duhet edhe te jete mirnjohes i shfrytezuesit te tij qe po i siguron buken e gojes, ndersa sipermarresi pasurohet me sakrificat e tij. Cdo tentative per rritje pagese dhe per respektim te orareve kontraktuale, punonjesit hidhen ne rruge si materiale, perdore e hidhe.

Papunesia eshte nje plage qe ushqen skamjen dhe detyron shqiptaret te marrin rruget e emigrimit ekonomik neper vendet e huaja, ku jeta e tyre shpesh eshte e mbushur plot me peripeci te paperballueshme duke mallkuar ata, qe i detyruan te marrin rruget e botes.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora