E marte, 23.04.2024, 11:42 AM (GMT+1)

Editorial » Ukaj

Ndue Ukaj: Mendësia e Robit

E premte, 27.12.2019, 12:38 PM


Ndue Ukaj:

Prej kur shprehja e moçme "gjindja e shtëpisë" është zëvendësuar me shprehjen "robt e shtëpisë" kombi shqiptar nuk ka pa dritë.

Kjo mendësi e robit, mbizotëron kudo në jetën shqiptare dhe është një nga veset më të liga, që nuk na lë të bashkohemi dhe të ecim me vetëdije kah progresi.

Vërtet, mendësia e robit të shtëpisë, na ka shndërruar në komb të robëruar dhe të prapambetur.

E kur jemi çliruar prej të huajve, jemi robëruar nga vetvetja, sepse mendësia "robt e shtëpisë" s' na ka lënë kurrë t' i marrim flatrat e lirisë dhe t' i shijojmë frytet e saj.

Si pasojë e kësaj mendësie, patriotizmi ynë vazhdon të mos jetë i kultivuar dhe i motivuar prej interesave të përgjithshme, por patriotizëm impulsiv dhe rrjedhojë e disa grupimeve rajonale, lokale, ideologjike, klanore, etj.

Ne jemi çliruar, por ende nuk kemi arritë - siç thoshte Konica- t' i heqim zinxhirët e robërisë së mendjes- ata pranga shpirti, që na kanë bërë vërtet rob të mendësisë primitive.

Një komb nuk lartësohet kurrë me urrejtje, por me dashuri. Dhe dashuria vjen vetëm nga liria e plotë dhe jo nga mendësia e robit.



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora