Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Gani Mehmetaj: Fantazma e Jugosllavisë e ka mbërthyer trurin e shqiptarit

| E premte, 27.12.2019, 02:00 PM |


Fantazma e Jugosllavisë e ka mbërthyer trurin e shqiptarit

Nga Gani Mehmetaj

Sulmi i kryeministrit të Shqipërisë ndaj partive politike e institucioneve në Dardani, i mbështetur nga analistët mercenarë të televizioneve të Tiranës,  me ngjanë në sulmet e Enver Hoxhës e të komisarëve partizanë  kundër  "kokëderrave kosovarë" , që nuk bindeshin se ata serbët i kanë vëllezër.  Partizanët  shqiptarë  e çarmatosen popullatën tonë,  ndërsa u morën vesh të futeshin brigadat serbo-malazeze që bënë masakra ndaj popullatës së çarmatosur.

Kështu, me neve u armiqësuan, e bënë aleat e shtet mik Jugosllavinë dhe e dëbuan Britaninë e Madhe e  SHBA-të.

Edhe tash komisarët shqiptarë me terror mediesh duan të na e thyejnë kokën tonë të trashë  që ta pranojmë kapitullimin ndaj Serbisë , a  "minishengenin" e tyre për të mirën tonë, thua se ata e dinë çka është  e mirë për ne dhe çka është e keqe.  Ata na e dashkan të mirën, kurse ne "kokëderrat kosovarë" nuk e ditkemi.

Janë të pacipë, të shitur dhe të shpërfytyruara nga urrejtja  lukunia e udhëheqësve të emisioneve tematike në televizionet  shqiptare dhe portaleve pse  nuk e duam Serbinë e Vuçiqit apo cilëndo Serbi.  Tërbohen si qentë e çartur a si kuçkat e hallakatura anal-listat , na fyejnë e na denigrojnë  pse ne i shohim më përbuzje marrëzitë e tyre serbofile.

Edhe më tutje mu si partizanët e komisarët e Enver Hoxhës ne jemi " "kokëderra kosovarë", meqë me kokëfortësinë tonë proverbiale nuk bindemi që Serbia  të na ripushtoj.

Janë të gatshëm mercenarët e  çmendur ta dëbojnë  Perëndimin e ta zëvendësojnë me fantazmën e Jugosllavisë  mu si Enver Hoxha. Janë të gatshëm ta rrënojnë faktorin politik e shtetëror  të Dardanisë që t'ia trasojnë rrugën Serbisë në Durrës e në Shqipëri, mu si e bënë rrënoja faktorin shqiptarë në Maqedoni për t'ia plotësuar orekset sllavëve të Shkupit, apo si i zhvendosën dhe i shkombëtarizuan shqiptarët nga Presheva, Bujanovci  e Medvegia,  kur Tirana e mori rolin patërnalist, ndërsa në fakt e bëri punën e djallit, ia dorëzoi këto rajone  Serbisë si në pjatë të argjend.

Jugosllavia ka vdekur, thonë  "kosovarët kokëderra",  rroftë Jugosllavia, thonë mercenarët shqiptarë dhe budallenjtë e hallakatur. Sado të çirren dhe të ulërijnë natën  e ditën bijtë e bijat e Enverit dhe mercenarët e çmendur, Jugosllavia ka vdekur, por derisa të binden ata, neve do të na shkaktojnë shumë dëme e andralla.