| E premte, 27.12.2019, 12:11 PM |
E dogji Vjosen, po i vë flakën LDK-së për postin e presidentit!
Shkruan:
Florim Zeqa
Akti
i parë i shfaqjes teatrale përfundoj në mënyrën më të paparashikuar. Loja e
dyfisht e Isa Mustafës me deputetët e LDK-së e prodhojë kryeparlamentarin e ri
nga Vetëvendosja pa marrëveshje paraprake.
Dështimi
i koalicionit nuk erdhi si rezultat i aspekteve programore dhe as i ndarjes së
"përgjegjësive" siq po e proklamojnë këto dy parti, por si pasojë e
egos për pushtet, përkatësisht për dominim ndaj njëra-tjetrës në qeverisjen e
vendit.
Megjithatë,
LVV për një nuancë u tregua më gjeneroze në ndarjen e "përgjegjësive",
përderisa LDK tentoj ta përligj një standard të pa shkruar kushtetues për
futjen e postit të presidentit në marrëveshjen qeverisëse, praktikë kjo e
mëhershme e LDK-së, e cila e bëri Hashim Thaçin president në këmbim të postit
të kryeministrit për liderin e saj.
Në
këtë aspekt, LVV-ja nuk i ka asnjë lloj borxhi LDK-së për postin e presidentit,
dhe se ndarja e përgjegjësive qeverisëse do duhej të ishte e barabartë dhe pas
asnjë kushtëzim shtesë siq e bëri LDK-ja.
Hipokrizitë e Isa
Mustafës nuk kanë të ndalur
Deklarata
plot hipokrizi e kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, se
kinse "është befasuar nga propozimi i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetarin
e Kuvendit të Kosovës, dhe se askush nga partia e tij nuk e ka ditur e as nuk
ka pritur që VV’ja do të propozojë kryeparlamentarin", e cila u pasua me
votimin unanim të deputetëve të LDK-së, e dëshmoi dhe vërtetoj lojën e
përgatitur në prapaskenë.
Sikur
të ishte ashtu siq e tha lideri invalid i LDK-së, jo vetëm që nuk do të ndodhte
votimi unanim, do të kishim votim kundër dhe largim të deputetëve nga seanca e
Kuvendit.
Nga
akti i parë i shfaqjes teatrale në Kuvend, u shpërfaq në mënyrën më besnike
loja e pasinqertë e liderit të LDK-së me elektoratin e LDK-së, i cili e votoi
Vjosa Osmanin për kryeministre, nga e cila lojë, Vjosa Osmani na doli më
shkrumbuar se asnjë kandidat tjetër i LDK-së.
Pas
seancës konstituive të Kuvendit, përkatësisht zgjedhjes së Glauk Konjufcës për
kryeparlamentar, Vjosa Osamni tashme ka mbetur kartë e djegur e LDK-së.
Për
të qenë ironia edhe më e madhe, atë Isa Mustafa planifikon ta shkrumbojë të
tërën me propozimin për postin e Ministres së Punëve të Brendshme.
Këmbëngulësia
e klanit të Isa Mustafës dhe Agim Veliut për marrjen e Ministrisë së Punëve të
Brendshme, është luftë për ta penguar luftën e vendosur kundër korrupsionit dhe
krimit të organizuar në njërën anë, përderisa imponimi i Isa Mustafës për
sigurimin e postit të presidentit e shkaktoi dështimin e arritjes së
marrëveshjes me Vetëvendosjen për formimin e qeverisë se re, aq të nevojshme
dhe domodoshme për t'ju përgjigjur nevojave të kohës.
Interesat partiake e
rrezikojnë të ardhmen e shtetit
Seanca
inauguruese e legjislatures së VII-të e Kuvendit të Kosovës e shpërfaqi
situaten paradoksale në të cilën ndodhet vendi.
U
shperfaq loja e partive fituese të zgjedhjeve për grabitjen e posteve.
Përderisa
LVV-ja e propozoj pa marrëveshje kandidatin për kryeparlamentar, deputetët e LDK-së, nën ndikimin e liderit të
partisë e votuan atë unanimisht, duke i lënë derën hapur Isa Mustafës që të
negocioj përseri me Albin Kurtin për postin e presidentit, pa llogaritur
pasojat që mund të ketë vendi nga pazari i pistë për presidentin.
Isa
Mustafa për të arritur qëllimin e semurë politik deri tek posti i presidentit,
fillimisht e dogji zonjen Vjosa Osmani, duke paralajmëruar edhe djegien e
LDK-së (me tërheqjën nga të gjitha postet ministrore), për të djegur kështu
edhe vullnetin e elektoratit të LDK-së, i cili e votoi Vjosa Osmanin për
kryeministre e jo Isa Mustafën për president.
Vënja
e LDK-së në pazar për postin e presidentit, e paraqet aktin më të shëmtuar
politik të liderit të saj, i cili kinse po i mbron interesat e LDK-së, është
duke e rrënuar në themel imazhin e saj politik.
Me
lojen e dyfisht, Isa Muatafa i ka vënë në lajthitje të gjithë. Për të arritur
qëllimin e tij karrierist, përveqse po e dëmton LDK-në, eshte duke e rrezikuar
seriozisht të ardhmen e qytetarëve të këtij vendi dhe shtetit në përgjithësi.
Albin Kurti bëri
"hopa" pa e kapërcyer ylberin
Në
anën tjetër, me zgjedhjen e kryeparlamentarit pa marrëveshje, Albin Kurtit i
kanë mbetur vetëm dy rrugë për t'u bërë kryeministër; t'ia plotësoj dëshirën
personale Isa Mustafës për t'u zgjedhur president në vitin 2021 ose vendi do të
shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme.
Kjo
është forma më e vrazhdë e shantazhit politik dhe presioni me ekstrem për
arritjen e qëllimit politik.
Këtë
din dhe mund ta bëj vetëm një komunist i regjur dhe i kalitur gjatë në
strukturat e regjimit pushtues serbo-jugosllav.
Pasi
e dogji Vjosen, po i vë flakën LDK-së për postin e presidentit!
Vënja
në pazar e LDK-së për arritjen e qëllimit politik është dëshmi se Isa Mustafës
nuk i intereson LDK-ja , as e ardhmja e shtetit dhe qytetarëve, por vetën
interesi i tij personal,...ai është i gatshëm t'i djeg bashkëpunëtorët një nga
një sikurse cigaret "Morava", i përdorë deputetët vetëm si numra për llogaritje në Kuvendin e
Kosovës për arritjen e qëllimit personal, për t'i hudhë më pasatj si lecka në
shportën e mbeturinave, ashtu siq e hudhi Vjosa Osmanin pasi ajo e solli LDK-në
në pozitën e dytë dhe i dha atij mundësinë e manipulimit me vullnetin e
qytetarëve.
Vërbimi
i Isa Mustafës pas pushtetit të pakufishëm dhe fokusimi pas postit të
presidentit e ka dëmtue rëndë imazhin e LDK-së.
Një
qasje pak më pragmatike e LDK-së, do të bënte që ajo të fuqizohej në elektorat
për zgjedhjet e ardhshme, të cilat që tani shihen në horizont.
Ndryshe,
zgjedhjet do të jenë një mundësi e "mirë" që LDK-ja me Isa Mustafën
ta thej rekordin e humbjeve në zgjedhjet parlamentare!
Në
ditët në vazhdim na mbetët të shihet se a bëri "hopa" Albin Kurti pa
e kapërcyer ylberin apo do të realizojë Isa Mustafa planin e PAN-it për
shkuarje në zgjedhje të jashtëzakonshme.