E enjte, 28.03.2024, 11:10 AM (GMT)

Editorial » Mehmetaj

Gani Mehmetaj: Pse i pëlqen Rama kombmohuesit Andriç, Kusturica dhe Bregoviç

E enjte, 26.12.2019, 01:48 PM


Pse i pëlqen Edi Rama kombmohuesit Ivo Andriç, Emir Kusturica dhe Goran Bregoviç

Nga Gani Mehmetaj

Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë, i veçoi tre kombmohuesit: Ivo Andriçin, Emir Kusturicen e Goran Bregoviçin, për hatër të Beogradit. A ia kanë thënë kryeministrit se Ivo Andriçi, jeniçer serb, i lindur në Bosnjë e Hercegovinë nga nëna e babai kroat, e mohoi kombin e vet, u bë serb sepse i dhanë privilegje e poste diplomatike. Andriç për llogari të Serbisë bëri projektin e dëbimit të shqiptarëve nga territoret etnike (1938), projekt gjenocidi, e quajtën. Projektin ia ofroi edhe Titos pas luftës, ndërsa u realizua pas vitit 1945, kur serbët vranë 50 mijë shqiptarë nga Kosova dhe Maqedonia (1945-48), dëbuan mbi 250 mijë në Turqi dhe i mbytën në tortura mbi 10.000 (1955-67).

Komb mohuesi tjetër, Emir Kusturica, boshnjak- mysliman nga nëna e babai, më emrin sipas prijësit arab-Emir, me prejardhje kroate nga Hercegovina, mori emrin serb Strahinja. Kur ushtria serbe bënte masakra ndaj kombit të tij, ai ia mbathi nga Sarajeva në Beograd, ku u bë zëdhënës i krimeve serbe dhe miku më i mirë i kriminelit Milosheviq. Tradhtoi e përbuzi publikisht kombin e vet boshnjak-mysliman në çastet më tragjike. Në Sarajevë e ka të ndaluar të kthehet. Në librin e tij të fundit, të botuar në Beograd, lavdërohet se si Milosheviçi e ftonte në ndeja intime familjare. Në këtë libër ka disa fjali plotë urrejtje kundër shqiptarëve të Kosovës, që e kundërshtonin terrorin e Milosheviçit.

Goran Bregoviç, nga babai kroat e nëna serbe, më profesion nacionalist serb, ishte frymëzues e idhull i ushtrisë vrastare serbe gjatë luftës në Kosovë më këngën “Pucaj”. Mohoi tërë jetën kombin e vet kroat. I këndonte kallashit serb që vriste popullatën kroate e shqiptare.

Për këtë këngë shoviniste serbe mori çelësat e Qytetit të Tiranës nga Edi Rama.

Po Edi Rama cilit komb i takon? E mohon dhe turpërohet nga kombi i vet, sepse shqiptar nuk është, por është edhe kalë i Trojës ndër shqiptarë.



(Vota: 3 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora