E premte, 19.04.2024, 05:33 AM (GMT+1)

Kulturë

Agron Tufës i ndahet çmimi për Nxitje të Debatit 2019

E enjte, 26.12.2019, 11:51 AM


Organizata Iniciativa për Progres – INPO për të njëmbëdhjetën herë me radhë ndau çmimin për Nxitje të Debatit.

Këtë vit, çmimi kaloi kufijtë e Kosovës, dhe iu nda Agron Tufës, i cili përmes punës së tij dhe debatit të argumentuar me autoritetet ish-komuniste në Shqipëri, ka nxitur debatin mbi të kaluarën tonë jo të largët dhe për të zbardhur fatin e qindra njerëzve të viktimizuar padrejtësisht nga diktatura e kuqe.

Çmimi për Nxitje të Debatit, tashmë tradicional, ndahet për individë ose grupe të cilët me punën dhe angazhimin e tyre nxisin debat në shoqëri.

Rreth Çmimit për Nxitje të Debatit

Çmimi për Nxitje të Debatit ndahet nga Organizata INPO në bashkëpunim me personalitete të shquara të artit, kulturës dhe të shoqërisë civile në Ferizaj.

Laureatët e mëparshëm të Çmimit për Nxitje të Debatit janë: Halil Matoshi (2008), Enver Robelli (2009), Bardh Frangu dhe Shkëlzen Gashi (2010), Jeton Neziraj (2011), Besa Luci (2012), Arbana Xharra (2013), Vehbi Kajtazi (2014), Ramadan Zejnullahu (2015), Stupcat (2016), dhe Saranda Ramaj (2018).

https://www.facebook.com/OrganizataINPO/



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora