E marte, 16.04.2024, 08:23 AM (GMT+1)

Mendime

Shpresa Mehmeti - Ibrahimi: Forca e gruas shqiptare

E merkure, 08.10.2008, 05:23 PM


Vitore Leka me dashamiret e saj ne Tirane (2007)
Letra bashkatdhetaresh

Forca e gruas shqiptare

Kurre nuk eshte boll per kombin dhe atdheun, çfardo qe ke bere !

Te nderuar lexues te kesaj letre! Ju pershendes te gjitheve me zjarrin e zemres, Juve qe e lexoni ket leter te shkruar me zemer. U detyrova ta shkruaj nga ndergjegja ime, si nje bije, si nje nene dhe si nje grua e nje invalidi te luftes shqiptare kunder okupatorit sllav ne trevat shqiptare. Me kete leter nuk du ta rris e ta nencmoj askend, por dua te Ju rris moralin e t’ua tregoj nje histori shume te vertete, e jo nje episod te nje seriali. Si nene e tre femijeve, ndjej kenaqesine kur i shoh se si rriten. Edhe pse jemi tani prane shtepise dhe gjirit familjar, nuk duhet ta harrojme faktin se serbi ishte ne ndjekje te babase se tyre, perkatesisht te burrit tim. Ne u detyruam te largohemi nga shtepia jone, qe burri im derdhi edhe gjak per kete truall te shenjte, dhe u mundua per te gjitha trojet tona. Si nje grua e nje burri qe me cdo gje qe kishte e edhe jeten u mundua ta cliroje cdo pllembe toke shqiptare nga okupatori, une edhe pse ndjehem krenare per burrin tim, me duhet te flas, edhe pse kjo nuk do ti pelqeje burrit tim keto qe po i shkruaj, sepse "kurre nuk eshte boll per kombin dhe atdheun, cfardo qe ke bere" me thot burri im.

Si nje bije shqiptare, e ndjej per obligim te ofroje dashurine e nje motre per shoket, dashamiret dhe gjithe ata qe kontribojne per ceshtjen kombetare. Ama asnjeher nuk guxoj te matem me dike sic eshte Vitore Stefa Leka. Nuk guxoj te matem sepse: Edhe sot kur nuk jemi ati ku duhej te ishim, pershkak te arsyeve te lartpemendura, zonja e madhe, qe me plot zemer e quaj NENE SHQIPTARE, ajo vazhdon panderpre kontaktet me tim burre dhe shoket e burrit tim, gjithenji ne frymen e inkurajimit, mbeshtetjes dhe perkrahjes. Kur ajo zonje e nderuar, kur ajo NENE, ajo ENGJELLUSHE, flet me mua, une nuk e kam prane nenen time te vertete por me sinqeritet te plot e ndjej veten njesoj sikur flas me nenen time te vertete qe me lindi. Sepse ne fjalet e saj ka plote dashuri, e kete e dalloj sepse nene jam vet. Ne fjalet e saj ka plot gjalleri, sepse gjithehere me inkurajon dhe me jep shpresa. Ne zerin e saj ndjeje forcen e gruas shqiptare, ne sjelljen e saj shoh edukaten me te devotshme kombetare. Ajo Sokoleshe, ajo Shote Galice, ajo Nene Tereze e gjalle e Shqiptareve vrrullmedhenj, ajo eshte zonja Vitore Stefa Leka me shpirt te florinjte.

Kam lexuar shpesh ne web/faqe te ndryshme, shkrime me plot vrer qe mundohen ta shpifin, por nje gje kurre nuk e pashe: Asnjehere nuk reagoi ajo kunder ketyre dukurive shume te keqija te nje kulture pa kurrfar kulture! Por, pas nje kohe e kuptova se ajo eshte shume me ngritur se sa ata qe e sulmojne, andaj fjalet e tyre te shpifura, tek Nena jone nuk mberrijne, ngase shume me lart eshte Ajo se sa ata qe nuk mund ta parashikojne, e shkallet e saj i ruan edhe veprat e shumta te saj te bamiresise i din edhe Zoti! Nuk rrezohet lehte Ajo, o ju qe jeni shpirtezi ! A nuk eshte me mire per ju qe kurre nuk bete asnje veper konkrete, me mire te heshtni e te veproni sa te mundeni per ceshtje kombetare, e jo te njollosni njerez qe s’do te mundeni sepse keto dite, kur shoket e burrit tim takohen me burrin tim, kane fjalen plot dashuri per Nenen e Madhe Vitore! Keto dite, kur ne takimet e pervjetshme ne tubimet perkujtimore te shokeve te burrit tim, permendet shpesh emri i Nenes se Madhe Vitore, qe dikur mund te kishte percjelle pikerisht ushtarin qe tani eshte dita e tij perkutimore si deshmor!

Flora Brovina, Eli Fara, Vitore Leka etj.
Keto dite, kur ajo nderohet me titull nderi (pa i permend shume e shume tituj tjere qe nuk jepen dosido), kur ne vend te Saj mburremi ne, sepse ajo eshte modeste dhe nuk beri vepra per tituj, kjo shihet qart, vec ai qe s’ka sy nuk e sheh. Keto dite kur une, burri im dhe femijet tane perpelitemi ne Europe per te siguruar nje vend ku munde te vazhdojme te ardhmen tone, e ku burri im mund te sheroje plagen e luftes, e femijet te na rriten pa ankth, sot, Ajo edhe pse ka shume pune per te bere, ka edhe familjen e vet, ajo shqetsohet edhe per neve, ne moshen qe ka. Keto dite, kur shume njerez qe e kan moshen e Saj jane pensoniere apo te lodhur nga jeta, ate burrereshe nuk e ndalon as mosha per te vepruar ne menyren me shqiptare, per te bashkuar shqiptaret ne te mire te shqiptareve. Lexues te nderuar ! Une mundem me shkru shume, por qe nje gje e di, e di se e sigurte eshte, Une do te vazhdoj ta quaj Nene, perdirsa ajo ka merituar kete emer.

Per momentin une nuk njoh nje zonje me te madhe shqiptare per bamiresi ndaj shqiptareve me vepra patriotike. Nuk pres qe disa ta keqkuptojne kete leter, por pres qe kete ta mirepresin e mirekuptojne te gjithe ata shqiptare e shqiptare qe jane patriote ne zemer e veper, ata qe e kane njohur, ata qe e dine meriten e Saj dhe vepren e Saj. Andaj, Nene e dashur Vitore, Faleminderit! Faleminderit shume per gjithe veprat per kombin dhe Atdheun tone! Faleminderit ne emrin tim dhe ne emer te femijeve te mi, qe kur flet Ti, une edhe me shume mbushem me dashuri per Atdheun dhe kombin shqiptare, sepse nga ti mesohet dashuria. Faleminderit qe ju gjete burrit tim qe e deshte dhe vazhdon ta duash si djalin tend, qe sa here me flet per te me meson si te respektohet burri e si te jesh krenare me vepren e dikujt qe e meriton. Zonja dhe zoterinj, vellezer e motra! U detyrova t’i them publikisht Faleminderit, edhe pse une nuk dita si ta shpreh faleminderimin tim si dhe sa duhet, por shpresoj qe Zoti i madherishem ta mbroje dhe ta shperbleje me te mirat e bekimet e tij.

(Shpresa Mehmeti – Ibrahimi, Gruaja e nje ish/luftetari invalidi te luftes per Liri).



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora