E shtune, 20.04.2024, 06:54 AM (GMT+1)

Mendime

Izri Rexha: Zyrtarët e Ministrisë së Diasporës nuk i trajtojnë njësoj mësuesit në Austri

E marte, 24.12.2019, 01:59 PM


Zyrtarët e Ministrisë së Diasporës nuk i trajtojnë njësoj mësuesit e mësimit plotësues në Austri në Seminarin e mbajtur me 30 nëntorë në Grac të Austrisë

Nga Izri Rexha

Ministria e Diasporës dhe e Zhvillimeve Strategjike të Republikës së Kosovës me zyrtarët e saj Ymer Avdiun dhe Barbara Sekiraqen kanë injoruar shumë nga mësuesit e mësimit plotësues të gjuhës shqipe në seminarin dhe festën e 28 Nëntorit që kanë organizuar në Grac të Austrisë te nikoqirja e këtij eveminenti interesant mësuesja aktivistja shumë e njohur zonja Bukurije Limani dhe zyrtarët e përmendur i kanë ftuar vetëm ata mësues të cilit i kanë zgjedhur sipas miqësisë së tyre. Unë si mësues nuk kam marrë ftesë nga kjo ministri për seminarin e paraparë dhe manifestimin në fjalë edhe pse punoj nga viti 2007. Disi më lindi pyetja se: A jemi dhe ne mësuesit e tjerë që ishim të pa ftuar në këtë seminar të barabartë me të përkëdhelurit e kësaj ministrie të cilët i financon për disa aktivitete, kurse ne sa here bëjmë ndonjë aktivitet duhet në forcat tona të mbështetemi. Pse nuk na ftuan edhe ne, por në atë seminar morën pjesë vetëm Miradije, Berisha kryetare , Osman Ademi arkëtar , Roza Ndrecaj ndihmëse e kryetares, Qefsere Bislimi, Merita Ramadani, Feride Aradinaj, Ismet Sinani, Ibrahim Hasanaj dhe ish kolegu Hazir Mehmeti. Ishte mjaftë interesant që ky i fundit si autor i disa librave të shkruara në gjuhën shqipe si dhe një teksti shkollorë “Abetare”e që njihet si themelues i kësaj shoqate mori pjesë pa ftesë as të Ministrisë së Diasporës dhe as të shoqatës në fjalë. Sipas llogarisë del se në këtë manifestim morën pjesë vetëm tetë mësues të rregullt që mbajnë mësim në gjuhën shqipe nga Austria kurse ne mësuesit/set e rregullt jemi njëzet e tre. Në pyetje drejtuar zonjës Barabara Sekiraqa: “Pse nuk na ftuat neve mësuesit tjerë të gjuhës shqipe?” Është përgjigjur: “Ne i kemi ftuar vetëm shoqata e mësuesve dhe jo individët veç e veç.” Ministria i ka të gjithë e- majlat tone dhe më herët gjithë na kanë njoftuar për të gjitha ndryshimet, aktivitetet apo risitë. Shoqata e Mësuesve me këtë rast disa mësues që janë anëtar të shoqatës i ka injoruar si dhe mua që nuk jam anëtar i kësaj shoqate. Nga konkluzionet më lart del se Ministria e Diasporës ftojnë vetëm ata të cilët janë miq të tyre dhe këtu nuk kemi të bëjmë as me përfillje të legjislativit të shtetit e as me çështjen e moralit dhe respektit që është dashur ti bëhet autorit z. Hazir Mehmetit që tani është pensionuar dhe mua gjithashtu si autor i librit më të ri për gjuhë shqipe “Gjuha shqipe 5”që kam dashur ta prezentoj në këtë manifestim.

Manifestimin e financuar nga ministria në fjalë nuk ka nevojë ta komentojmë, pasi që është si manifestim i dështuar, në fotografi shihet që mungoj publiku i një ish kryeqyteti të kulturës së Evropës. Munguan valltaret e qytetit të Gracit dhe shoqatat e këtij qyteti që njihen si mikëpritëse dhe mjaft aktive e të organizuara mirë. Ata nuk erdhën po për shkak të injorimit që pësuan nga Shoqata e Mësuesve “Naim Frashëri” e konkretisht nga udhëheqësit shatralan të saj që nuk u përmbajtën nga dekleratat jo korrekte për shkak se Unioni i shoqatave të Shteiermarkut donin të kenë një bashkpunim të mirëfillt me shoqatën e mësuesëve dhe të kenë një program unifikues të termineve. Kurse udhëheqësia e shoqatës “Naim Frashëri” nuk e përfillën aspak dhe e injoruan këtë bashkëpunim të mirëfilltë. Mua më ka ardhur keq që ambassadori i Shqipërisë nuk kishte për kë të mbante fjalën e nderit dhe më e keqja edhe prindërit e atyre pak nxënësve nga Graci munguan me përjashtim të disa prindërve që kishin gatuar dhe përgatitur ushqimin për këtë festë madhështore që vinin nga shoqata “Rinia” . Gjithashtu edhe zyrtarët austriak munguan si dhe disi skena të kësaj salle shihet si një naivitet e zymtësi e përgjithshme. Por mirë që nxënësit të tjerë kishin ardhur nga Vjena dhe qytetet tjera enkas për të kënaqur publikun, që fatkeqësisht në këtë rast mungoj.

I ngacmuar nga një ide unë dëshiroja të kërkoja një përgjigje pse Ymer Avdiu dhe Barabara Sekiraqa bëjnë këso ndasish dhe diferencime në mes të mësuesve, kur e dinë se të gjithë mësuesit, duan ose nuk duan ata duhet sipas natyrës së punës që kanë ti respektojnë njëjtë? Kjo të sjell te pyetja se a janë të barabartë të gjithë mësuesit që mbajnë mësimin plotësues në gjuhën shqipe në diasporë për zyrtarët e Kosovës? Pse janë ata kaq të pafytyrë dhe kaq të ligj, kur dihet se shtetet tjera kur bëjnë organizime të tilla i ofrojnë secilit mundësin të jetë pjesë e asaj bashkësie?

Arsyeja kryesore e këtij diferencimi mendoj se është ndarja e një fondi për manifestime të tilla shoqatës “Naim Frashëri” nga Ministria e Diasporës dhe Integrimeve Strategjike të Republikës së Kosovës. Kjo është mollë sherri. Sa di unë në një manifestim të ngjashëm për një Kuizi të Diturisë patën nda dy mij Euro, mjete këto të cilat i ka shsrytzuar shoqata në fjalë dhe për sallën që ka paguar 160 € ka deklaruar mijëra Euro, kurse sallat në kuadër të komunës zakonisht kushtojnë për aktivitete kulturore dhe të nxënësve fare lire. Psh, mua më ka kushtuar 85 Euro një sallë me dyqind ulëse. Mendoj se mbyllja e syve të zotëri Avdiut ndaj këtyre keqpërdorimeve është bashkëpjesmarrje në mashtrim ose është ajo formula e vjetër e hajnave “ti mua unë ty”. Këtu në Grac në këtë manifestim si duket ka shkuar disi pak më ndryshe që kanë kontraktuar një operator nga Kosova si duket është firmë “Turke”të paguajnë sallën e cila kësaj radhe ishte pa publik, kurse nikoqiren zonjën Bukurije vetëm e kanë keqpordor ministria në fjalë dhe shoqata e mësuesëve për mundin që ka dhënë.

Arsyeja tjetër është çështja e mëditjeve të cilat zyrtarët e Kosovës mund ti marrin për të drejtën e ardhjes vetëm pas një kërkesa me shkrim nga shoqata në fjalë. Dhe ata me marrjen e lejes nga ministri do të marrin edhe mëditjet shtesë. Për këtë mandej neve mësuesve tjerë na bëjnë trysni ose të bëhemi anëtarë të shoqatës ose nuk na do të na ftojnë në manifestime të ngjashme sepse duan që vetë të vijnë në një shtet të Evropës dhe shoqata të funksionoj si shoqatë e zyrtarëve të kësaj ministrie ose drejtpërdrejtë e kontrolluar nga ata.

Një nga arsyet e tjera është mburrja e tyre se po e organizojnë mësimin plotësues në Austri dhe me këtë e bindin edhe ministrin që të pranoj një projekt të tillë. Unë veç kisha me pyet se si mundet Ymer Avdiu të ndihmon në këtë proces kur idetë e tij shohin shumë më pak se cilido mësues që jeton në Austri. Unë e konsideroj një tallje dhe nënçmim me neve ose vine kinse për të shitur mend se si duhet të organizojmë procesin mësimor. Idetë e juaja i nderuar Avdiu janë po aq të cekëta sa te fëmijëve që vizitojnë shkollën fillore deri në klasën e katërt. Dhe kisha me lutë ministrin që kurrë filozof të tillë që shesin mend lidhur me stimulimin e vijueshmërisë së nxënësve të mësimit plotësues mos të na sjellë në Austri. E as të tillë që flasin për identitetin shqiptarë kulturorë sepse ne mësuesit për ditë ballafaqohemi me mësimet e hoxhollarve turq që e ndryshojnë këtë identitet para syve tanë si dhe të fëmijëve që iu vije mërzi ti thuash se vijnë nga shtetet tona ose të tillë që kanë ndryshuar që moti në asimilim dhe thonë jemi maqedon, boshnjak, ose turq. Ne i dimë punët tona ma mire se sa ju të tuajat. Besoni që ne i dimë edhe punët e juaja më mire se sa ju, sepse ne kemi kaluar nëpër shumë rrugë pakrye, nëpër shumë procese të tjera të mësimit, nëpër shumë sfida të jetës që ju kurrë nuk i keni provuar. Ne kemi pare shumë procese e programe të mësimit si dhe shumë teknika mësimore e mjete mësimore të cilat ju mundeni vetëm në TV ti shihni.

Një nga problemet e tjera me këtë ministry është Ekskursioni i nxënësve për në Kosovë. Këtu gjithashtu desha të falenderoj këtë ministri për mbulesën e shpenzimeve, por megjithatë nuk mundem asnjë here të pajtohem me mënyrën se si kanë planifikur këtë ekskursion. Së pari kurrë nuk kanë mbajtur fjalën, gjatë agjendës së udhëtimeve e paraparë, dhe një javë para se të udhëtonim na e ndryshonin këtë agjendë. Së dyti kur mbërrinim në Prishtinë menjëherë po atë ditë nxënësit hiç pa fjet na qonin ti vizitonim varrezat e dëshmorëve në Prekaz pa e marr parasysh që fëmijët ishin të dërmuar nga lodhja duke udhëtuar me autobus nga Austria. Thua se nuk kishte ndonjë vend në Prishtinë që ditën e pare ata të relaksohen dhe të nesërmen do duhej më tutje të udhëtonim për në Prekaz. Së treti ishte një bindje se Ymeri pat marrë agjensinë e autobusëve me kontratë ashtu që të paguaj sa më shumë kilometra që të bëjnë dhe normalisht ka mundësi që një pjesë e fitimit e ka nda për vete. Ndryshe nuk do të na dërmonte çdo ditë sa më shumë km. Mjafton të shikohen agjendat e udhëtimeve që kemi bërë. Së katërti Ymeri na ka caktuar nga Prishtina udhëheqësin e grupit që do të udhëtonim e që në këtë rast ishte kryetarja e kësaj shoqate z. Miradija. Së pesti ai përmes Miradisë na ka caktuar gjithashtu agjensinë turistike me të cilën duhet ne të udhëtonim, edhe pse ne e kemi paguar vetë. Kjo i bie ashtu që kjo ministri po bën diçka për neve dhe ne duhet të jemi të dëgjueshëm

Dhe vetëm ata që e dëgjojnë Miradinë do e dëgjojnë ligjëvënësin z. Ymer Avdiun dhe znj. Barbara Sekiraqa Dobra mund të gëzojnë këto të mira, dhe mu për atë ata do të financojnë kryetaren pa i kërkuar ndonjë llogari lidhur me shpenzimet kurse për mësuesit e tjerë që janë pjesë e aktiviteteve të manifestimeve të ndryshme nuk do të ndiejnë.

Unë e kisha lute ministrin e diasporës që asnjë ndihmë kësaj shoqate të mos i ndanë sepse ne jemi në Austri dhe ja dalim me shpenzime tonat të bëjmë çfardo aktiviteti që dëshirojmë. Ashtu ne do duhej ta respektojmë njëri tjetrin dhe jo të rrimë me kokën nga Ministria e Diasporës duke marrur udhëzime nga z. Ymer Avdiu e znj. Barbara Sekiraqa Dobra të cilët vetëm sa na përqajnë dhe të kryetarës së kësaj shoqate Miradije Berishës që nuk përfill kolegët e as shoqatat tjera.

Unë protestoj haptas që disa mësues të gjuhës shqipe në diasorë të kanë këtë ministri si nënë kurse të tjerët si njerkë. Shpresoj që një ditë të ndryshojnë gjërat dhe drejtësia të jetë prioritet i atyre që do të merren me diasporën.

*Autori është mësues i gjuhës shqipe në Linz të Austrisë



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora