E premte, 29.03.2024, 02:44 PM (GMT)

Kulturë

Shyqyri Fejzo: Kënga e 'xhindes së fshatit'

E marte, 24.12.2019, 01:11 PM


Shyqyri Fejzo

Kënga e “xhindes së fshatit.”

“Me këngë poshtë dhe përpjetë

Xhinde mushka, xhinde vetë

Kur ze punën, punon si bletë

Hyn në valle, pendë e lehtë”

Dasmën tënde na kujtove

Besojmë se nuk e harrove

Me  qarje krushqit i hutove

Vet kalit i hipe dhe shkove

Sumbllat e lotit s’ pushojnë

Hare e dasmës  po shtojnë

Nënë e babë të përqafojnë

Urojnë me sy që u pikojnë

“Bo,bo o grua c’ na gjeti

Rri në shtëpi s’u bë kjameti

Me qarje na rroftë muhabeti

-Nuk zbres ba,qarje do adeti

Sa erdhe në fshat e tunde

Bëre gjithëcka që munde

Buxhak e rrëzë e shkunde

S’të tërhoqi njeri prej hunde

Në dasma këngë e valle

Sikur të jesh në festivale

Nga fillim e fund s’u ndale

Si talent me famë madhe

Vjehrra prap ju kthye zanatit

“Ters na erdhi ky djall i fatit

E prunë minutat e sahatit

Nusja doli xhindja e fshatit”

Asnjëherë nuk u nxitove

Zure magjen dhe gatove

Kurrë heret nuk e zgjove

Ajo “plac” ti vec e urove

Vjehrra zgjat fjalët tërkuzë

Të mbet e qeshura në buzë

Ajo me sharje dhe rumuzë

Ti vec puth në faqe e buzë

Po burrin moj, si e ktheve

Na thuaj ta dimë dhe neve?”

Donin shoqet prag pranvere

Hapur u fole, e i ngazëlleve

E  mbaj mend dhe sot

Letërn e fortë që dërgova

Me bojë dhe me plot lot

Unë atë natë e shkrova

“Tek ara në mal

Tek lisi catall

Mbet ara batall

Do të vish vet

A ta lëshoj në të tretë”

Ai ishte mesazh i fortë,

Unë prej tij vec shpëtova

Kur burri u dha në portë

Vuajtjet e mia i mbarova

Burrat keq u turbulluan

Donin të ndryshojnë gjellë

Dashurinë tek ajo kërkuan

Të korrin ku nuk kanë mbjellë

“Thellë e mendova këtë punë

Nuk u prish xhindja dëshirat

I them dhe burrit sonte unë

Varg do i kini gjithë të mirat”

-Me tët vjehrrë si po shkon?

Pyeti mamaja më von

-U bë qingj sa mirë dëgjon

Nuk më flet po vetëm shikon

I kam blerë fecbuk e telefon”

Jemi a nuk jemi goxha fshat

Me një xhinden ne patëm fat

Do të jetonim bukur e rehat

Si ajo të kishim gjashtë a shtat



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora