E enjte, 28.03.2024, 11:36 PM (GMT)

Mendime

Dedë Preqi: Shqelmat e Ramo-Viçit

E marte, 24.12.2019, 02:08 PM


FILOZOFIA MAGJITARE E VUçIQIT DHE SHQELMAT E RAMO-VIQIT

Nga Dedë Preqi

Filozofia e Vuçiqit, jo që duket fare largëpamëse dhe e kulturës njerëzore, nëse ka shtysë të pandalshme shtypjen e tjerëve, për ata që nuk i takojnë nacionalitetit të vet, kësaj i shtohet në veqanti,  urrejtja patologjike ndaj shqiptarëve, që në kuptimin e domethënjës psikologjike, njerëzit e tillë  me këtë lloj sëmundje vuajnë nga gjenet e trashëguara me dëformime shpirtërore.

Edhe pas 20 vitëve të luftës që shkakëtoj Serbia në Kosovë, kundër popullatës së pa fajshme, të cilët turturoheshin, ndjekëshin, masakroheshin e quheshin terrorista e seperatista vetëm pse jetonin në tokat e veta stërgjyshore dhe pas një lufte të përgjakshme e gjenocidiale, Serbia dhe politika e saj e djallëzuar akoma edhe sot e luan rrolin e vet për destabilizimin e këtij vendi.

Dhe tani krijimi i sindromit “minischengen” nga filozofia e Vuçiqit, është një vazhdimesi për të  plotësuar planet dhe programet e më hershme, e cila mbi këtë platformë të minischengenit, do të arrinte qëllimet e veta politike dhe ekonomike dhe për të dominuar në Ballkan, posaqërisht një filozofi e tillë e Vuçiqit, do t’ia mjegullonte sytë në këtë mënyrë Evropës dhe botës, duke e futur edhe Kosovë në këtë ombrellë ballkanike.

Kosova si çdo vend tjetër në rajon ka nevojë për një ekonomi të zhvilluar dhe programe që kanë karakter të komponentës zhvëllimore, përmes edhe shkëmbimimëve të mallit dhe ekonomisë së lirë të tregut me rajonin dhe më gjerë,  por mënyra e këtij “minicshengeni” të cilin e ka planifikuar sot Serbia, për vendet e Ballkanit, është një zbulim i vjetër politik që nga koha e Jugosllavisë, i cili për Kosovën do të figuronte vetëm si një grackë e përgaditur dhe asgjë tjetër.

Prandaj, politikat e tilla të Serbisë na sjellën deri këtu me plot hipokrizi, shpifje, politika që e vranë të vërtetën njerëzore, që dëshmuan tmerin e apologjisë serbe mbi Kosovën dhe popullin e saj, dhe lufta e fundit  ishte monstra e saj gjenocidiale e shkakëtuar nga e njëjta garniturë politike, që edhe sot gjinden në pushtet dhe në krye të këtij shteti, atëherë çfarë ndryshimi do pritët në planet dhe programet e njerëzve të tillë për të mirën dhe të ardhmën e shtetit të Kosovës.

Për një arsye dhe tjetren Kosova e ka vështirë të besoj në planet dhe programet e Serbisë, për faktin se të gjitha regjimet e saj historikisht dëshmuan përjashtimin e këtij populli, urrejtjen dhe masakrimet e vazhdueshme ndaj kësaj popullate, dhe më e keqja, kur populli shqiptarë pësoi me shekuj nga tragjizmat e përgjakshme të regjimeve dhe monstrave të Serbisë, duke u sjellë  gjithëherë në mënyrë kriminale dhe fashiste ndaj këtij populli.

Vetëm në Luftën e fundit që shkakëtoj fashizmi i Serbisë në vitin 1998-99, shkakëtoj vrasjen e 11’843 civilëve shqiptarë të pafajshëm nga Kosova, ndër ta ishin edhe 2261 dëshmor, dhe në mesin e tyre ishin vrarë edhe 68 dëshmorë dhe martir nga Republika e Shqipërisë.

Fashizmi i Serbisë nuk i kurseu as fëmijët shqiptarë, me çrast në mënyrë të pa mësirshme vrau mbi 1392 fëmijë të vegjël nën moshën madhore, vrau dhe masakroi mbi 1739 femra dhe mbi 20 mijë ishin të dhunuara. Vrau dhe shkakëtoj mbi 400 masakra mbi popullatën shqiptare nëpër gjitha fshtrat dhe qytetet e Kosovës, duke i djegur dhe shkatërruar mbi 188 mijë vendbanime, shkolla dhe objekte shëndetësore, kulti dhe kulturore, dhe dëboi mbi 1milion banorë nga trojet e veta.

Dhe sot jemi në kohën kur Serbia dhe Kosova duhet të gjejnë formulën e marrëveshjeve në mes veti  për ndërtimin e paqës, dhe Serbia si përgjegjëse e së kaluarës dhe gjenocidit duhet ti prijë kësaj iniciative, por jo të inicoj dhe tu prijë konflekteve dhe urrejtjeve, sikur qëndrimet e kryetarit Vuçiq, i cli i mohon krimet dhe masakrat  e  luftës në Kosovë, duke i quajtur ato si trillime dhe të pa vërteta.

Kosova dhe qeveria e saj, do të bënte gabim të madh të përfaqësohet në samitët e tilla të minishengenëve të Serbisë dhe tu besoj magjive të Vuçiqit, jo për shkak të një qëndrimi antidemokratik ndaj një samiti ekonomik, por Serbisë nuk i ka mbetur gjë tjetër, vetëm edhe kjo rrugë, përmes së cilës do ta përfitonte  Kosovën për ta futur nën ombrellën e vet ekonomike dhe politike.

Por, çuditërisht pse po gjuan shqelma ky Ramo-viqi shqiptar, i cili po e kritikon Kosovën për mospjesëmarrje në këtë samit dhe në një mënyrë sjelljen e Kosovës e quan vdekje politike, ndërsa  Vuçiqit po ia bënë argatin më të mirë në rajon, dhe pritja e kryetarit të Sebisë në Tiranë, pothuaj se ishte diçka e pa imagjinueshme, sikur që me Kosovën dhe popullin e saj nuk ka ndodhur asgjë.

Shqelmat e Edi Ramës, karshi Kosovës, dhe “jarania” me Vuçiqin, japin shembullin më të keq dhe të diskutueshëm të një kryeminstri shqiptar, dhe në kuptimin atdhetar ky njeri do të quhet “njeri i lig”, i cili nuk e njeh fare historinë e kombit të vet dhe nuk i njeh kundërshtarët dhe gjakpirësit e popullit shqiptarë, por përkundrazi i bënë miq dhe bashkëpunon me njerëz të tillë, të cilët populli shqiptarë kudo që frymon i proteston dhe i quan me plot të drejtë k r i m i n e l.

Edi Rama, në një mënyrë po i jep përkrahje dhe po ia përmbushë planet Serbisë dhe Vuçiqit, duke harruar lotin e nënave shqiptare që derdhin dhe rënkojnë akoma gjatë këtyre ditëve për më të afërmit e vet dhe shumica e tyre nuk i kanë as skeletët e tyre të prehen në tokën e vet, sepse  kriminelët serb përveq se i masakruan edhe i mëshehën për ti humbur gjurmët e tyre, për të cilat ka njohuri të veqanta edhe ky miku i Edi Ramës, Aleksandër Vuçiq.

Jetojmë në një kohë në të cilën duhet të ndërrohen marrëdhëniet në shoqëri dhe politikë, dhe demokracia krijon mundësi që në jetën politke të hyjnë njerëz të përgaditur, të aftë, të besuar dhe njerëz të merituar për të kryer detyrat shtetërore, por për fat të keq në demokracinë shqiptare në Shqipëri dhe në Kosovë, në politikë janë futur njerëz të dyshimtë, njerëz të pa shkolluar edhe të akuzuar për krime të ndryshme, prandaj edhe shteti diktohet dhe mvarët prej këtij produkti që i shërben vetëm armiqëve të të dyja vendeve.



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora