Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Kadri Mani: Përse ish- të burgosurit politikë pësuan debakël?

| E merkure, 08.10.2008, 11:51 PM |


Kadri Mani
PËRSE ISH-TË BURGOSURIT POLITIKË PËSUAN DEBAKËL?

 

Nga Kadri Mani

 

Shoku Sherafedin Berisha, fanatizmi e bajraktarizmi ju futi thellomave dëshpëruese dhe mbytëse, deri në theqafje! Prandaj “Analizat tuaja historike”- s’janë pos –histerike!!

Ta krahasosh Dr. Ibrahim Rugovën me Agim Zatriqin e me Azem Vllasin, është turp që nuk ju lanë as Drini as Morava!! Po ti nuk je i vetëm, shumica e ish-shokëve të mi, janë me ty!!!

Dr. Rugova i kishte marrë dizgjinat e karrocës në duar të veta, nga se kujat e qerres i kishte horunë e harambashë!!

Ja, po t’i botojmë “analizat” dhe po të përgënjeshtrojmë më poshtë:

 

 

Analiza politike - historike

 

Realpolitika e Ibrahim Rugovës

( 4 )

 

·        Dr.Ibrahim Rugova, meqë ishte kryetar i shumëfisht(ë) i “organeve përgjegjëse të Republikës së Kosovës” pa hezitim dhe zëshëm them se, ai  është përgjegjësi kryesor politik “i alternativës shqiptare”, për burgosjen e tretë të Mr.Ukshin Hotit, për të cilin tashmë nëntë vjet, (qysh nga 16 maji 1999), kur u “lirua” nga burgu i Dubravës, nuk dihet asgjë për fatin dhe vendndodhjen e tij.

 

*  *  *

 

A ishin: Agim Zatriqi, Azem Vllasi dhe Ibrahim Rugova përgjegjës për burgosjen e parë dhe të tretë

të Mr. Ukshin Hotit?!

 

 

      Shkruan: Sheradin BERISHA / 04. 05. 2008

 

·        Trionomi: Agim Zatriqi, Azem Vllasi dhe Ibrahim Rugova

 

      Pas demonstratave të mars - prillit 1981 regjimi komunist jugosllav ndërmori një fushatë të gjerë arrestimesh e burgosjesh ndaj organizatorëve të demonstratave si dhe në të njejtën kohë filloi diferencimin ideo-politik në të gjitha institucionet publike e me theks të veçantë në institucionet shkencore - akademike të Kosovës.  Dhe, në shënjestër të këtij diferencimi gjithpërfshirës ishin padyshim dy institucionet më të rëndësishme: Instituti Albanologjik dhe Universiteti i Prishtinës.

 

·        Pamje nga demonstratat e pranverës së viti 1981: kliko  1  -  2  -  3

 

      Prandaj, jo rastësisht KQ i LKJ-së dhe strukturat tjera pushtetore të këtij regjimi në Kosovë, Institutin Albanologjik dhe veçanërisht Universitetin e Prishtinës e quajtën si “Bastion të nacionalizmit dhe seperatizmit shqiptar”.

 

      Derisa në Institutin Albanologjik në krye të komisionit për diferencim, të të gjithë intelektualëve shqiptarë që kishin dalë në mbrojtje të demonstratave studentore dhe të kërkesës “Kosova Republikë”, ishte emruar Sekretari i OTH të LKJ-së në këtë institut Ibrahim Rugova, Komiteti Krahinor, për mbikëqyrjen dhe diferencimin e profesorëve në Universitetin e Prishtinës kishte autorizuar: Azem Vllasin,  Agim Zatriqin dhe Hajredin Hoxhën, kështu thotë Shemsi Reçica në një intervistë dhënë të përditshmes “Epoka e Re” në mars të vitit 2006. Shemsi Reçica, atëkohë ishte ligjerues në Katedrën e Filozofisë dhe të Sociologjisë pranë Fakultetit Filozofik të UP-së.

 

      „Fillimisht kërkesat e studentëve janë përkrahur, me ndonjë përjashtim, nga të gjithë profesorët, gjatë bisedave të lira në grupe. Në ndërkohë UP - ja, përfshirë edhe Fakultetin Filozofik, u vërshua me punëtorë të sigurimit dhe aktivistë të LKJ-së dhe, në mbledhje të njëpasnjëshme, kërkohej nga ne, profesorët, që t’i pranonim vlerësimet e Komitetit Qendror të Jugosllavisë për demonstratat dhe t’i gjykonim demonstratat dhe kërkesat e tyre.”- thotë Prof.Shemsi Reçica .

 

      Në këtë situatë ka ndryshuar qëndrimi i shumicës së profesorëve, për shkak të presionit mbi ta, nga ana e inspektorëve të UDB-së dhe aktivistëve të  KK të LKJ-së dhe në fund kanë mbetur vetëm pesë profesorë që nuk i pranuan vlerësimet e KQ të LKJ-së se demonstratat kanë qenë armiqësore, nacionaliste – separatise, kundërrevolucionare etj., e ata ishin: Ukshin Hoti, Halil Alidemaj, Muhamet Tërnava, Shaqir Shaqiri dhe Shemsi Reçica.

 

      Shemsi Reçicës i kujtohet mirë mbledhja e mbajtur në 19 nëntor 1981 në Fakultetin Filozofik dhe diskutimi i argumentuar i Mr. Ukshin Hotit që Kosova duhet të jetë Republikë. “Kur kemi mbajtur mbledhje në Fakultetin Filozofik, kanë qenë të pranishëm Azem Vllasi, Agim Zatriqi, Hajredin Hoxha, etj. Aty ka pasur edhe kërcënime, sharje, edhe me nanë kanë sharë ata ish funksionarë duke thënë se “këtu e kanë çerdhen demonstratat”- kujton z.Reçica.

 

      Ish ligjeruesit në Katedrën e Filozofisë dhe të Sociologjisë, i kujtohen mirë veprimet antikombëtare të anëtarëve të Komitetit: Zatriqi, Vllasi e Hoxha në këtë mbledhje si dhe diskutimi i guximshëm i Prof.Ukshin Hotit në mbrojtje të studentëve dhe të kërkesës që Kosova të jetë Republikë.

      „Pasi i gjykuan demonstratat, ata kërkuan fjalën e profesorëve, por rreth 20 minuta askush nga profesorët nuk e merrte fjalën. Ishin para një dileme të madhe. Kishin frikë, sepse diheshin pasojat. Pas atyre që i dënuan demonstratat fjalën e mori Ukshin Hoti, i cili tha: “Ne duhet të diskutojmë hapur për kërkesat e studentëve tanë” dhe vazhdoi diskutimin e tij. Midis të tjerave tha tekstualisht, fjalë për fjalë: “ Sa e di unë, në Jugosllavi, jo vetëm që nuk është zgjidhur në praktikë çështja shqiptare, por as teorikisht nuk është zgjidhur kjo çështje si duhet”, dhe filloi që këtë konstatim ta argumentojë nga pikëpamja e tij, nga shkencat politike. “Të gjithat shkrimet që janë botuar për çështjen kombëtare, tha ai, edhe ato nga pikëpamja juridike, edhe kushtetuta nuk e kanë zgjidhur as teorikisht çështjen shqiptare në Jugosllavi” dhe vazhdoi: “Unë mendoj që kjo është kërkesë e arsyeshme, e drejtë...”, dhe me një tonë të lartë përfundoi: “ Kosova duhet të jetë Republikë dhe ne duhet ta përkrahim Republikën”.

 

      Gjatë diskutimit të Ukshinit, kujton Reçica, aktivistët e komitetit Azem Vllasi e Agim Zatriqi mbanin shenime dhe e kundërshtuan fjalimin e tij. “Më kujtohet sidomos Agim Zatriqi, të cilit, në atë qetësi të hekurt që u krijua pas fjalës së Ukshin Hotit, i kërcitnin dhëmbët nga shtrëngimi i nofullave. Pas përfundimit të mbledhjes, neve na arrestuan.”- përfundon Shemsi Reçica.

 

      Dhe vërtet ndodhi arrestimi dhe burgosja e Ukshin Hotit, Halil Alidemajt, Shemsi Reçicës, Ekrem Kryeziut etj, të cilët u denuan si “Grup i intelektualëve”. Pas tetë muajve sa zgjati procesi i hetuesisë, u ngrit aktakuza PP. nr. 281/81, datë 31. V. 1982, Gjykata e Qarkut në Prishtinë, ngriti një trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Isak Nishevci, Ismet Emra e të tjerë, dhe në procesin gjyqësor të mbajtur më 21 korrik 1982 „në emër të popullit“ u denuan këta intelektualë:

 

-          Halil Alidemaj me 11 vjet burg të rëndë;

-          Ukshin Hoti me 9 vjet burg të rëndë;

-          Ekrem Kryeziu me 8 vjet burg të rëndë;

-          Mentor Kaçi me 7 vjet burg  të rëndë;

-          Halil Ratkoceri me 3 vjet burg të rëndë;

-          Ali Kryeziu me 5 vjet burg të rëndë;

-          Nezir Haliti me 2 vjet burg të rëndë;

-          Shemsi Reçica me 7 vjet burg të rëndë; dhe

-          Muharrem Fetiu me gjashtë muaj burg të rëndë.

 

·        Foto: Pamje nga gjykimi i grupit të intelektualëve, më 21 korrik 1982

 

      Trupi gjykues, duke u bazuar paraprakisht në gjykimin politikë që ia kishin bërë këtij grupi intelektualësh, soji i keq Vllasi, Zatriqi, Hoxha etj.,  në aktgjykim ka konstatuar se ata kanë kryer vepruar “...vepra penale të drejtuara në rrëzimin e pushtetit të klasës punëtore dhe të punonjësve, thyerjen e “vëllazërim-bashkimit”, prishjen e barazisë së kombeve e të kombësive dhe ndryshimin antikushtetues të rregullimit federativ të RSFJ-së...” (!!!) sllogane këto që përsëriteshin në të gjitha aktakuzat dhe aktgjykimet e grupeve që dënoheshin asokohe.


      Duke u bazuar në të dhënat e mësipërme del se përgjegjësit kryesor politik për linqimin dhe burgosjen e Mr.Ukshin Hotit dhe të tjerëve, në vitin 198, ishin:

-          Azem Vllasi njëri nga ish-funksionarët më të lartë komunist të kohës,

-          Agim Zatriqi njëri nga bashkëpunëtorët e UDB-së gjatë punës së tij në RTP, dhe anëtar i Komitetit Krahinor të LKJ-së ( Lexo këtu tekstin ku: Agim Zatriqi me sojin e tij Buxhovi, Hamiti, Kraja, Gunga, Aliu etj., ishin vënë falas në shërbim të UDB-së ). Agim Zatriqi aktualisht është drejtor i përgjithshëm i Radio Televizionit të Kosovës (RTK-së), qysh nga themelimi i këtij mediumi “100% i varur” nga UNMIK-u dhe institucionet vendore (!!!) dhe

-          Hajredin Hoxha, i cili ka ikur nga kjo botë me faqe të zezë.

 

      Pas daljes nga burgu, Mr.Ukshin Hoti kthehet në fshatin e tij të lindjes në Krushë të Madhe dhe rrethanat e kohës, atë e detyrojnë të izolohet në atë mënyrë që të mos mund të ndikojë në rrjedhat politike në Kosovë… Për  nëntë vjet rresht (1985 – 1994) ndaj Mr.Ukshin Hotit, siç e thotë vet(ë) Ukshini, - është përdorur një ostracizëm … nga “elita intelektuale” shqiptare  pro-titiste, e cila decenie me radhë ishte në shërbim të regjimit komunist dhe kundër intelektualëve atdhetarë që përpiqeshin të çliroheshin nga thundra e egër jugo(serbo)sllave.

 

      Në kapërcyellin e viteve të 90-ta Mr.Ukshin Hoti ishte mjaftë aktiv në sensibilizimin e çështjes Kombëtare në përgjithësi dhe atë të Kosovës në veçanti, përmes shkrimeve të tija shkencore - politike, që botoheshin në revistat e kohës ”Alternativa”, “Demokracia Autentike” etj. Mr.Ukshin Hoti në aspektin politik, fillimisht do të angazhohet në Degën e LDK-së në Rahovec, mirëpo për shkak të injorimit që i bëhet atij nga Kryetari i LDK-së Ibrahim Rugova, vendos të tërhiqet nga kjo parti për të gjetur forma tjera të angazhimit politik.

 

      Në vitet 1991 - 94 Ukshini merrë pjesë në shumë takime e tryeza të mbajtura në qytete, fshatra, UP etj., ( shiko një foto këtu ) dhe në disa simpoziume me karakter gjithëkombëtarë që u mbajtën në Shkup, Tetovë…, dhe aty i elaboron bindshëm tezat e tij tashmë të njohura politike, duke shtuar edhe një fakt me rëndësi, se në rrethanat e reja ballkanike, kur nuk ekzistonte tashmë shteti federativ siç ishte Jugosllavia, opcioni i vetëm rreth të cilit do të duhej të koncentroheshin Shqiptarët ishte bashkimi i gjithë kombit Shqiptar në Ballkan në një shtet të vetëm. Ky bashkim sipas Ukshinit, do të duhej bërë në mënyrë demokratike dhe paqësore, sepse do të ishte në interes të të gjithë rajonit.

 

·        Foto: historike e figurës emblematike Mr.Ukshin Hoti

 

      Meqenëse atëkohë këto teza të Ukshinit, i përfaqësonte edhe një parti legale në Kosovë, Partia e Unitetit Kombëtar të Shqiptarëve(UNIKOMB-i) atëherë me propozimin e kreut të kësaj partie Mr.Ukshin Hoti pranon të bëhet Kryetar i saj. Pa humbur kohë ai harton një deklaratë politike të UNIKOMB-it, me të cilën do t´i bëhej me dije opinionit Shqiptar dhe atij ndërkombëtar, për aktivizimin, freskimin, rigjallërimin dhe luftën politike të kësaj partie për bashkimin e kombit në një shtet të vetëm në Ballkan.

 

·        Lexo të plotë: Deklaratën politike

 

      Mirëpo, çka ndodhi ?

      Pikërisht, në kohën kur politikani dhe filozofi i shquar Ukshin Hoti  po bëhej gati ta merrte në dorë timonin e kësaj partie, më 14 maj 1994 gjatë rrugëtimit nga Prizreni për në Prishtinë arrestohet nga policia serbe, e cila, siç do të merret vesh më vonë, kishte qenë në dijeni të plotë për aktivitetin e tij gjatë atyre ditëve.

 

      Pas katër muaj e gjysëm hetimesh, saktësisht më 28 shtator 1994, në Gjyqin e Qarkut në Prizren - Mr.Ukshin Hoti, në bazë të aktgjykimit K.br.28/94 datë 28.IX.1994, dënohet me 5 vjet burg të rëndë. Dhe, si për çudi, po të lexohet me kujdes aktgjykimi, duket qartë, se gjyqtarja Nada Haxhi-Periq këtë dënim e ka mbështetur kryesisht në pohimet e fjalës mbrojtëse të Mr.Ukshin Hotit, se sa në provat materiale që i ka përdorur trupi gjykues gjatë këtij procesi të montuar politik. Prej gjashtë faqesh e gjysëm sa ka aktgjykimi, tri faqe i ka vetëm nga fjala mbrojtëse.

 

·        Lexo të plotë: Fjalën e mbrojtjes së Mr. Ukshin Hotit

 

      Është interesant të thuhet se, Mr.Ukshin Hoti në fjalën e tij të mbrojtjes, para gjyqit serbë, deklaron hapur se kush e ka arrestuar-burgosur dhe cili ishte shkaku i vërtet(ë) i mbajtjes së këtij gjykimi ndaj tij.

 

      Ai, me këtë rast ka thënë: “Më ka arrestuar policia e Republikës së Serbisë, ndoshta me kërkesën e një pjese të alternativës shqiptare të Republikës së Kosovës. Shkaku i drejtpërdrejtë i këtij arrestimi sigurisht ka qenë frika iracionale e kësaj pjese të alternativës shqiptare se me shkuarjen time në Prishtinë në krye të UNIKOMB-it pas 9 vitesh të ostracizmit dhe të izolimit, do të çrregullohej baraspesha e forcave politike dhe do të krijohej një gjendje e paparashikueshme dhe e pakontrollueshme. Ky edhe është shkaku i vërtetë i mbajtjes së këtij gjykimi për të cilin personalisht kam besuar se nuk do të ndodhte. Besoj gjithashtu se gjykimi po mbahet me pajtimin e ndërsjellë të dy republikave ose të organeve të tyre përgjegjëse kompetente, gjersa shkaqet juridike që i përmban aktakuza s'mund të qëndrojnë absolutisht …" - përfundon citati.

 

      E kreu i asaj pjese të “alternativeës shqiptare” për të cilën ka deklaruar Mr. Ukshin Hoti në mbrojtjen e tij, ishte padyshim Dr. Ibrahim Rugova.

 

     Dr. Ibrahim Rugova në kohën e arrestimit dhe mbajtjes së procesit gjyqësor kundër Mr. Ukshin Hotit, në Prizren, ishte kryetar i “alternativës shqiptare” gjegjësisht ishte kryetar i disa “organeve me përgjegjësi politike”, përmes të cilave ka vënë nën kontroll gjithë aktivitetin e partive politike shqiptare në Kosovë dhe në viset tjera shqiptare në Maqedoni, në Mal të Zi e në Kosovën Lindore (Luginë të Preshevës).

 

      Sa për ilustrim, Dr. Ibrahim Rugova ishte:

 

-          Kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës;

-          Kryetar i Këshillit të Përgjithshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës;

-          Kryetar i Republikës së Kosovës;

-          Kryetar i Këshillit Koordinues të Partive Politike Shqiptare në Kosovë;

-          Kryetar i Këshillit Koordinues të Partive Politike Shqiptare në ish-Jugosllavi dhe

-          Kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës.

 

      Prandaj, Dr. Ibrahim Rugova, meqë ishte kryetar i shumëfisht(ë) i “organeve përgjegjëse të Republikës së Kosovës” pa hezitim dhe zëshëm them se, ai  është përgjegjësi kryesor politik “i alternativës shqiptare”, për burgosjen e tretë të Mr.Ukshin Hotit, për të cilin tashmë nëntë vjet, (qysh nga 16 maji 1999), kur u “lirua” nga burgu i Dubravës, nuk dihet asgjë për fatin dhe vendndodhjen e tij.

 

( Vijon )

 

 

NË VEND TË PASTHËNIES

 

ZIA PËR NJERIUN QË MBËRRIJTI ÇDO GJË

Kryetari i Kosovës Dr Ibrahim Rugova

(10.12.1944-21.1.2006)

 

Nga biografia e shkurtër e kryetarit të Kosovës mësojmë se Dr. Ibrahim Rugova (i biri i Ukës dhe i Sofijes-Sofa) u lind më 2 dhjetor 1944 në fshatin Cerrcë, komuna e Burimit (Istogut), në Kosovë. Që në moshën e tij të vockël sapo kishte mbushur një muaj e tetë ditë, më 10 janar 1945, komunistët jugosllavë ia pushkatojnë babin e tij, Ukë Rugova dhe gjyshin, Rrustë Rugova, i cili kishte qenë luftëtar i njohur kundër çetave çetnike që po depërtonin gjatë Luftës së Dytë Botërore në krahinën e Rugovës.

  Më 21 janar 2006, pushoi së rrahuri zemra e madhe e njeriut të madh, të cilin e rriti dhe e edukoi nëna shqiptare, nëna Sofa, që dinte të shtronte sofra: dhe e edukoi me mikpritje dhe me traditat më të mira e më bujare shqiptare për ta bërë zot shtëpie dhe zot pavarësie; vdiq në moshë relativisht të re, por që arriti çdo gjë për vete e për ne!

Ndryshe nga dimri i sivjetmë (2007), që duket si pranverë e vërtetë, vjet ishte acar i madh: ama as acari nuk e pengoi popullatën që të udhëtonin në Prishtinë me lot ndër sytë, të takoheshin me njeriun e tyre, të cilin e donin dhe rregullisht ia jepnin votën timonierit më preciz të pavarësisë: ishin lodhur me demagogjinë e vëllazërim-bashkimit të fqinjëve tanë tinëzarë dhe me miqtë e tyre, me të cilët nuk bëri asnjë aleancë, dhe po i besonin urtësisë së tij tradicionale, pas thënies gjeniale të popullit tonë: Kurrqysh besë nuk muj me t’zânë, pa vetë edhe për babagjyshin tânë; të shënuar nga Destan Bajraktari.

Pritnim në radhë të gjata: pritnim me durim rugovian-gandian, ca të rinj të papërvojë ishin veshur dobët ( sikur edhe nipi ynë Ermali) e po dridheshin si thupra në ujë, ca të moshuarve po iu binte të fikët, të cilët i ndihmonin pjesëtarët e policisë e t; kujdestarisë dhe i kalonin pa radhë... të rinj e të reja, burra e gra, pleq e plaka vinin e përkuleshin përpara trupit e shpirtit të tij... ishin në gjendje të vdisnin në ditën e homazheve, sikur që ishin gatshëm të vdisnin për të sa ishte gjallë Rugova dhe për fjalën e tij burrërore...

Dhe populli gjenial me përvojë të hidhur pyeti dhe ia mësoi mirë e mirë biografinë njeriut të vet të traditës dhe lehtazi po i dallonte ata llafazanët mendjelehtë që kishin nga pesë dhi e nga gjashtë zile! Që nuk iu priste sëpata kurrë në një vend, që nuk iu dihej as prejardhja dhe në bazë të sjelljeve çapraze, të mbushej mendja se, vërtet, do t’ i ketë sjellë lejleku, siç iu thoshin fëmijëve!

Rezili të bën rezil!- do t’ia kishte përsëritur shpesh nëna Sofa dhe hasreti e hazreti Ibrahimi ynë urtak, do ta kishte mbajtur vëth në vesh: i anashkalonte rezilët e allçakët, edhe kur bënin prapështira, edhe kur sabotonin, edhe kur merreshin me obstruksione, edhe kur e përgojonin e shpifnin pas shpine dhe e shanin hapur me fjalorin e rrugaçërisë, edhe kur tentonin ta merrnin kalanë nga brenda, edhe kur po kalonin nga partia në partiza, dhe vijimisht po dështonin!

Krejt bota po i merrte lakmi Dr. Rugovës: çfarë filozofie e zemërmadhësie të mos hynte në asnjë lojë, të mos i thoshte kurrë kujt as dreq me gojë!?!

Ama mendjelehtit t dritëshkurtrit treten si bora e parvjetme! Na ngelën të gatshme nga Dr. Rugova: stema, flamuri, vula- komplet shteti e pavarësia! Poashtu na e la trashëgim opusin voluminoz, kompletin prej 12 veprash madhore.

Nga e gjithë kjo u frymëzua populli, u frymëzuan poetët e popullit, personalitetet kombëtare-ndërkombëtare dhe nga këto frymëzime: LAJME, TELEGRAME, OPINIONE, KOMENTE DHE NGUSHËLLIME PËR IBRAHIM RUGOVËN, lindi ky libër kaq voluminoz, pasqyrë e një epoke kur taktika e strategjia, por edhe përpjekjet e lufta jonë vetanake e UÇK-së dhe me ndihmën e aleatëve tanë, triumfuam ndaj dhunës dhe terrorit serb dhe bashkëpunëtorëve të tyre kombëtarë-ndërkombëtarë; opus letrar ky, trashëgimi kulturore-politike që e kemi në dorë sot ne, e do ta kenë nesër e pasnesër brezat.

E kemi Memorialin me kurora të panumërueshme, ku defilon pelegrinazhi ditenat...

Ky është libri ynë i dytë për Kryetarin, pas atij të parit: Dr. Ibrahim Rugova Triumfoi në Kosovë dhe në Hagë!!

Kadri Mani

Vazhdon aty ku ma preu censori R.O:

Jemi mbledhur këtu në sallën e Bibliotekës Krahinore dhe Universitare që ta përuarojmë librin:

NJERI I PAVARËSISË- DR. IBRAHIM RUGOVA

(LAJME, TELEGRAME, OPINIONE, KOMENTE DHE NGUSHËLLIME PËR IBRAHIM RUGOVËN)

 

 Ai si njeri i madh e vizionar, burrështetas me përmasa kombëtare-ndërkombëtare, rezilëve dhe allçakëve nuk ua kthente përgjigjet, as i përjashtonte!!

Andaj edhe u përhap thënia se nga LDK-ja s’ka përjashtime, ka vetëm- jashtëqitje!!

Më lart fjalën e patëm te rezilët e të allçakët: ata antiinstitucionalistë-antikombëtarë, ata që po e shanin edhe shenjtëreshën tonë NënënTereze, si dhe dhe antikatedralistët!! Tash as po i shohim gjëkundi në sallë, prandaj edhe po i thërrasim me apel dhe me rendin alfabetik: A është këtu Kryetari i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës, Adem Demaçi?- jo nuk është! A mos i ka dërguar zëdhënësit (tellallët) e vet për ta arsyetuar mungesën?- jo nuk i ka dërguar!

Bujar Bukoshi?-mungon!

Nexhat Daci?-mungon!

Përfaqësuesit e Bashkësisë Islame?-mungojnë!

Turp e ndot, sot e mot!!

Me atë rast Kosova shpalli pesë ditë zie, Shqipëria shpalli tri ditë zie.

Po renditim disa nga emrat që morën pjesë në ngushëllime:

      Riçard Hollbruk,

Zhak Shirak,

Xhek Strou

Xhanfranko Fini

“Zëri i Amerikës”

Karel De Gucht

Bajram Kosumi

Sheremt Ahmeti

Hilmi Jashari

Stjepan Mesiq

Qemajl Ahmeti

Branko Cërvenkovski

Ali Ahmeti

Arbër Xhaferi

Melihate Tërmkolli

Xhemajl Hyseni

Hose Manuel Baroso

Marti Ahtisari

Mero Baze

Besnik Bardhi

Havier Solana

Rexhep Ismajli

Aleksandër Moisiu

Sali Berisha

Jozefina Topalli

Philip S. Golberg

Mark Krasniqi

Jap de Hop Shefer

Giuseppe Valoto

Ramadan Reshitaj

Ismet Beqiri

Nagim Arifi

Abdylhadi Vejseli

Faik Grainca

Bahri Shabani

Ursula Plasnik

Ismail Kadare

Mentor Barani

Naim Tërnava

Nazif Ramabaja

Nexhat Daci

Sabit Abdyli

Volfgang Shysel

Sadri Fetiu

Paul Martin

Agim Veliu

Pandeli Majko

Shaip Surdulli

Nexhmije Kallaba

Rexhep Abdullahu

Remzi Durmishi

Emin Fazlija

Kolë Berisha

Daut Haxhaj

Adem Dodolli

Xhafer Leci

Muhamet Shatri

Arif Molliqi

Ana kohen

Shqipe Malushi

Donika Temo

Dardanesha Dashi

Atrim Marku

Adem Harxhi

Ahmet Giaffo

Vera Gjata

Remzi Durmishi

Fatmir Terziu

Hamit Halili

Afrim Voca

Lutfi Dervishi

Daniel Server

Arben Ëokaj

Mirela Moisiu

Fatos Nano

Bill Klinton

Madeleine Albright

Angela Merkel

Franc Lotar Altman

Pol Volforic

Giorgo Mamberto

Torbjon Sohlstom

      Kadri Mani

Zef Ahmeti

Lutfi Alia

Muhamet Januzaj

Kadri Mustafa

Simon Kuzhnini

Edmond Hajrizi

Agim rexhaj

Dervish Jahjaga

Lekë Gojçaj

Agim Muja

Musa Dakaj

Musli Mulosmani

Ramadan Gashi

Ramiz Muriqi

Agim Karagjozi

Sylë Lajçi

Gary Kokalari

Lavdërim Cami

Bujar Leskaj

Hydajet Hyseni

Fadil Demaku

Guy Ryder

Hashim Thaçi

Qazim Rushaj

Keida Kostreci

Idriz Morina

Shaukat Aziz

Bob Hand

Arta dade

Edi Rama

Leka Zogu

Sonja Biserko

Dio Guardi

Hajd

Lantosh

Guilermo melez

Flin

Davis

Vitore Stefa-Leka

Agim Gërvalla

Edison Çekaj

Gani Mehmetaj

Visar zhiti

Alfonso Xhekson

Carin Jämtin

Lars Wahlund

Riza Halimi

Dalip Greca

Ahmed Aqifi

Va nder Shtul

Agron Tufa

Micheline Calmy-Rey

Bernard Kouchner

Papa Gjon Pali II

Dagllas Aleksandër

Beqir Ismajli

Doris Pak

Ekmedin Isanolu

Lirim jegen

Mharrem Gërvalla

Seladin Xhezairi

Rizah Sheqiri

Milaim Nela

Zymer Bunjaku

Sabit Rrustemi

Vrion Grapçi

Lirim Jegeni

Hajro Hajra

Nepe Peraj

Mustafë Maxhuni

Ymer Çiraku

Agim Vinca

Jost Lagendjak

Ali Aliu

Anne-Marie Liyin

Skaj Njuy

Kol; Gjergji

Ervin Hladnik Milharçiq

Abedin Maliqi

Vladimir PutinSkender Hyseni

Haki Bunjaku

      N. Pano

Jusuf Bajraktari

Kondoliza Rajs

Eliot Engel

Besim Abazi

Soren Josen- Petersen

Xhorxh Bush

Veton Surroi

Adem Salihaj

Besnik Mustafai

Rexhep Mejdani

Bamir Topi

Otto von  Habsburg

Sadik Krasniqi

Ahmet Bella

Ragim Reçica

Ahmet Muslijaj

Naser Azizi

Mimoza Kastrati-Lila

Xhavdet Nasufi

Agron Shurdhani

Hysni Shaqiri

Lutfi Aliu

Valdet Hashani

Mehmet Halimi

Shaqir Shabani

Valon Halimi

Bislim Hoti

Basri Çapriqi

Gazmend Pula

Lirije Latifi

Aziz Salihu

Shaban Peraj

Sami Repishti

Brigada 138 “Agim Ramadani”

Lulan Krasniqi

Zhelo Zhezhev

Shlomo Avinier

Engjëll Koliqi

Kabil Bushati

Ndue Ukaj

Gani Azemi

Hamza Halabaku

Pan Federata Shqiptare VATRA

Jerry Beck

Lionda Karadaku-Ndou

Bardhyl Ukcamaj

Tomë Mrijaj

Ardita Simiçia

Dejvid Filips

Eli Vizel

Marian Cubi

Xim Xhema

Bob Dole

Nazmi Lukaj

Jioseph Borell

Dritëro Agolli

Abdi Baleta

Skënder Zogaj

Ali Alaj

Idriz Morina

Bekim Toçani

Abedin Maliqi

Tomë Hajdari

Faruk Tasholli

Baki Ymeri

Nikolas Uajt (White)

Tomas Doneli

Sergej Stanishev

Luis Ajala

Faruk Reka

Ferid Hajrullau

Selman Vokshi

Dobroslav Paraga

Agim Çeku

Këshilli Kombëtar Shqiptaro-

Amerikan (KKSHA)

Sabri Hamiti

Kai Eide

Ylli Popa

Aleksandër Bayerl

Luftim Kelmendi

 

Kërkojmë falje për ta që eventualisht nuk janë përfshirë këtu. 500-. Kopjet e botuara shkuan, tash po mendojmë ta ribotojmë, dhe ribotimi bëhet me porosi, në mënyrë që ta dimë se sa duhet të jetë tirazhi. Çmimi do të jetë dy llojesh: për Mërgatë 10 euro ose 10 dollarë, kurse ëmimi për Vend (Kosovë-Maqedoni-Shqipëri) 5 euro; plus çmimi i postës për ata që nuk mund të vijnë në Prishtinë, në redaksi. Porosia bëhet në këtë adresë:

Xhirollogaria-Mentor Barani, KSB: 1700100102268814.-Prishtinë.

 

Cili është Flamuri i Dardanisë që është dizajnuar sipas idesë së Presidentit Rugova

Në vazhdim po japim përshkrimin e plotë që Ibrahim Rugova i ka bërë Flamurit të Dardanisë, gjashtë vjet më parë, kur edhe për herët të parë e ka prezantuar para medieve.


Flamuri i Kosovës, përshkrimi, historia dhe simbolika

Dimensionet 1 x 1.5 m
Sfondi: E kaltër e thellë që simbolizon paqen.
Në sfondin e kaltër në mes është Vula e Kosovës.
Përmbajtja e Vulës:
1. Shqiponja e zezë dykrenore, simbol kombëtar i Kosovës dhe i shqiptarëve – e përdorur në flamurin e Gjergj Kastriotit- Skënderbeu (1405 1458), pastaj në luftërat e lirisë së Kosovës kundër otomanëve (1878 1910 1912). Origjinën e ka te Leka i Madh (Aleksandri i Madh). Gjergj Kastriotin e quanin Skënderbe, sipas Aleksandërit të Madh, që kishin origjinë të përbashkët, prandaj e mori simbolin e Tij.
2. Sfondi i kuq: simbolizon fuqinë.
3. Mburoja: simbolizon karakterin mbretëror të Kosovës.
a. Në dy sfonde të arta është vendosur nga një stelë (Yll).
Stelat simbolizojnë lëvizjen e diellit dhe të jetës. Kanë origjinë antike shqiptare.
b. Fusha e kuqe dhe e zezë, simbolizojnë flamurin kuq e zi të Skënderbeut (sfondin e kuq dhe shqiponjën e zezë).
4. Baneri i bardhë mbi mburojë dhe shqiponjë simbolizon ngjyrën e bardhë nacionale të kapelës (plisit) dhe veshjes së bardhë të kosovarëve dhe të shqiptarëve. Është përdorur në Flamurin e imperatorit Justinian që ishte me origjinë nga Kosova, Dardania.
a. Në baner shkruan "Dardania", emri antik i Kosovës që shpjegohet me fjalën e gjuhës shqipe "dardhë" që do të thotë "vendi i dardhave" Dardania. Dardania ishte Mbretëri antike ilire shqiptare.
5. Ylli gjashtëcepësh është marrë nga Flamuri i Skënderbeut. Quhet ylli i Skënderbeut. Është përdorur si simbol nga ilirët shqiptarët antikë dhe korrespondon me Stelat e Mburojës.
6. Flamuri i Kosovës përdoret nga Presidenti i Kosovës që nga viti 1992, pas mbajtjes së Referendumit për Pavarësi (1991) dhe pas zgjedhjeve Presidenciale e Parlamentare të Republikës së Kosovës (1992). Populli i Kosovës ka filluar ta quajë "Flamuri i Dardanisë", me emrin antik të Kosovës.

Himni i Kosovës

KUR KA RA KUSHTRIMI N'KOSOVË

(e cila nga Presidenti i Kosovës është propozuar si himn i Kosovës)

Kur ka ra kushtrimi n'Kosovë

Kur ka ra kushtrimi n’Kosovë


Janë bashku'qytete, katunde

Dhe bjeshkët me malësorë

Janë bashku'qytete, katunde

Dhe bjeshkët me malësorë


Mirë luftojkan Pejë e Gjakovë

Mirë luftojkan Pejë e Gjakovë

Mirë luftoi Prizreni, Prishtina e Llapi me Rugovë

Mirë luftoi Prizreni, Drenica e Llapi me Rugovë


Ç’na u mbush kjo tokë me dëshmorë

Ç’na u mbush kjo tokë me dëshmorë


Të na rrnojë e jona Kosovë, të na rrnojë o përgjithmonë

Të na rrnojë e jona Kosovë, të na rrnojë  o përgjithmonë.

 

P.S.: Për shkak të kryeneçësisë të Adem Demacit tekanjoz, i cili nuk mori pjesë në varrimin e Rugovës, nga Shoqata e Shkrimtarëve të Kosovës, ku Ademi ishte Kryetar, kanë dhënë dorëheqje: Faruk Tasholli, Hamza Halabaku, Sabit Jaha...