E enjte, 25.04.2024, 02:52 PM (GMT+1)

Kulturë

Demir Krasniqi: Prijësit e demokracisë shqiptare

E marte, 24.12.2019, 02:33 PM


Në 30 – vjetorin e themelimit të LDK-së :

Prijësit e demokracisë shqiptare

-Teksti , muzika dhe interpretimi : Demir Krasniqi

Kush lufton ,oh, për ditë të reja ?

Rexhep Qosja , Ismail Kadareja !

Në Atdhe edhe  në mërgatë –

Të shënojnë histori të artë !

Lum ky popull , trim kreshnik –

Me shkrimtarë dhe akademikë !

Me penë n’ dorë e mençuri –

Ju prijnë popullit për demokraci !

Refreni :

Për bashkim, për liri –

Për Kosovë me Shqipëri !

Janë bashkua gjithë  forcat shqiptare –

Në partitë , oh, parlamentare !

I pari priu Ibrahim Rugova –

Demokratëve , oh, nga Kosova !

Gazmend Zajmi , Idriz Ajeti ,

Mark Krasniqi edhe Don Lush Gjergji .

Hivzi Islami , Reshat Nurboja ,

Mirë ligjërojnë , oh, ju lumtë goja !

Refreni :

Për bashkim, për liri –

Për Kosovë me Shqipëri !

N’ ballë të grave – Luljeta Pula ,

Vepra e saj , si kopshti me lula .

Janë bashkua Muhamedi e Krishti –

Udhërrëfyes Lazër Krasniqi !

Mehmet Bardhi nga Ulqini ,

Nga Presheva – Riza Halimi ,

Nga Tetova – Nevzad Halili ,

Ligjërojnë , oh, me zë bilbili !

Refreni :

Për bashkim, për liri –

Për Kosovë me Shqipëri !

Hapen dyert n’ xhamia dhe n’ kisha –

Gramoz Pashko e Salih Berisha .

Mbarë Shqipërinë , erë e re e tundi –

Stalinizmit , oh, i erdhi fundi !

N’ këmbë u ngritë e tërë Shqipëria –

Fryni era – erdh demokracia !

Mori vesh gjithë bota mbarë –

Është bashkuar gjithë populli shqiptarë !

Refreni :

Me Preshevë , me Tetovë ,

Me Ulqin e me Kosovë ,

Me Tivar e Çamëri –

Për bashkim me Shqipëri !

Me Preshevë , me Kërçovë ,

Me Ulqin e me Kosovë ,

Me Tivar e Çamëri –

Për bashkim me Shqipëri !

Gjilan , më 23.12. 1989 .

Demir KRASNIQI



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora