Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Jusuf Zenunaj: Ti o qengji i vogël

| E hene, 23.12.2019, 09:25 AM |


Jusuf Zenunaj

TI, O QENGJI I VOGËL

Ti , o qengji i vogël

ende nuk e di,

në moshën që ke ti,

ma të rinj,

e ma të moçëm,

në emër të adheut tim

qengjave sikur ti

kokën ua hoqem.

Në duar të nënave;

në prehër të motrave

jetën ua shkurtuam

dhe parapë fituam

simpati në botë,

Shengenin Ballkanik

po e forcojmê sot !

Në atë vend ,

që ju i thoni Dardini,

vetëm për dy vjet,

vramë e premë 1430 fëmijë ,

ti, o qengji i vogël këtë nuk e di !?

J.Z , më 21 dhjetor 2019

MJEGULLEN S'E DURON VENDI

Nga Parisi u kthye piktori,

s'deshi tê jetë më refugjat,

tê mos e linte ma Tiranên

si lendinën" në mal të thatë".

Me mjeshtrinë sikur dhelpra,

kur ecën mbanë udhës

shpejt si era para shiut

u bë Ministër i Kulturës

Nga qyteti në qytet,

në perëndim ngado që shkonte

sa n'nji gjuhë, sa në tjetren

si bilbili ligjëronte.

Sikur shiu i pranverës,

që ushqen bimën e dalë prej tokës

për ditë mira ngjalli shpresat,

“World Mayor” ,

(Kryebashkiaku i Botës).

Me të rinj e të moshuar,

me parti e pa parti,

shihnin ëndrra për ditë bardha

me të parin në qeveri.

Si n'ujëmbledhës u rrit llomi,

droga dhe korrupcioni.

Të keqes shpejt i doli tymi

vala e re pushtoi mërgimin.

Në dy krahët e Shqipërisë

në heshtje të dinin të gjithë për pris.

Por kur plasë delli i ballit

s'di ku të çon dera e pazarit ?!

Bashkë me Thaçin e Sorosin

keqas lugën ia shtinë kosit !

Prushi kot mblohet me hi

si legeni i zhytur në Dri.

Këtë mjegull s'e duron vendi,

as Vuçiqin me Minishengeni !

J.Z. Dilbeek , më 22 dhjetor 2019

HANKO HALLA FLET ME MLLEF

Hanko halla flet me mllef,

si na u bë Meta def,

s'e çan kokën për tërmet !?

Hallin ka tek zyra e vet

ta stolisë për Vit të Ri,

çmimi fare s'ka rëndësi

as me qinda, as me mijë

kësaj paraje lek i thonë

shkuaka në 17 milionë .

J.Zenunaj , Dilbeek , më 2 dhjetor 2019

HESHTNI

Heshtni, heshtni , mos bëzani,

shkoi Agroni " s'u bë "nami !

Dimër patëm edhe në verë.

ikur kanë dhe qindra të tjerë

Vlera e jetës së shkrimtarit

në Shqipëri është si dushku i malit !?

Ariu ha dardha të buta,

në Zvicër ikën Agron Tufa !?

J.Z. , 4 dhjetor 2019

LUM KOSOVA, LUM SHQIPËRIA

Trupgjati mendje plot,

për atdhe s'mendon dot !?

Dredhi bën natën e ditën

t'mos ia lëshojë askujt karrigen.

Drogë , varfëri edhe mjerim,

jug- veri, lindje- perëndim

zhytur kanë gjithë Shqipërinë !

Ofshajnë pleqtë, mallkojnë rinia

fshat, qytet udhëheq mafia.

Trupgjati mendje plot

me një këmbë mësyen në Evropë,

tjetrën kthyer nga Serbia,

lum Kosova, lum Shqipëria !

J.Z. , Dilbeek , më 17 nëntor 2019

TRUPIN NË ATDHE

Trupin në atdhe,

mendjen në Beograd,

me Shengen - Serbi,

Rama turr e vrap !

Fjalët bombastike

si ai kush s'i ka

për atdhetarizëm

flet pa ia nda.

Duart si shqiponja

të lidhura me Ramushin

kanë ngelur në kujtesë

si kur laget prushi.

Nênat kosovare

s'të urojnë rrugë të mbarë

nesër, as sot

të shkosh në Beograd

pa pasaportë.

J.Z. ,Bruksel, 10 nëntor 2019

ME KALENDAR TË VJETËR

Dy muaj kaluan

e ca ditë më shumë,

zgjedhjet që u mbajtën

marrëveshja askund !?

Populli bën sehir

si për çdo gjê tjetër,

tash e njëzet vjet

me kalendar të vjetër !?

Dilbeek, më 14 dhjetor 2019