E merkure, 08.04.2020, 10:01 AM (GMT+1)

Komente

Pal Neçaj: Bajram Neza, një njeri, një mik dhe një kuadër i paharruar

E diele, 22.12.2019, 03:02 PM


BAJRAM NEZA, NJE NJERI, NJE MIK DHE NJE KUADER I PA HARRUAR

Nga Pal Neçaj

Sot i dhamë lamtumirën e fundit burrit të mirë dhe ndër personalitetet më të nderuar dhe të respektuar të Malësisë Gjakoves, Bajram Neza,. të cilin vdekja  e shkëputi nga ne  me 17 Dhjetor .

Vdekja e këtij njeriu të madh, birit te Shipshanit te Tropojës,  pasardhës i patriotit të lavdishëm Ali Ibra, miku e shoku im i shtrënjtë, me të cilin u njoha, këtu e 50 vjet më parë, tronditi jo vetëm familjen e fare fisin e gjërë NEZAJ, këtu dhe në Shqiperi,  miqtë e shokët  që pati gjatë jetes, njerëzit e shumtë që e njohen nga afër,  por edhe mbarë diasporen Shqiptare të Nju Jorkut, të Nju xhersit etj

Vdekja e tij hidheroi njerëzit e shumtë, qytetarë nga Tropoja, Kukësi, Puka, Shkodra, Tirana, Gramshi, Vlora etj. të cilët do ta kujtojnë per nje kohe te gjate.

U nda nga  jeta dhe u përcuall sot për në banesën e fundit burri i madh shqiptar, biri  i dashur dhe i respektuar i Malësisë së Gjakoves, zemërgjëri  e shpirtflori  Bajram Imer Neza.

Mungesën e tij do ta ndiejnë thellë gjatë jetës, jo vetëm bashkëshortja Zoja, djali Agroni, mbesat e nipat që aq shume i donte, fare fisi, por dhe shokët e miqtë , njerëz të shumtë që e kanë njohur nga afër. Ndaj të gjithë patën e kemi dhimbje të madhe dhe do të rruajmë kujtim të pa harruar.

Bajram Neza ishte e mbetet burrie i mençur, fisnik,  i çiltër, më gojembel, më me kulturë  i kohes tij që une kam njohë në jetën time.

Ai ishte njeri i veçante  sepse kishte virtyte  te rralla ;

Së pari,  dashuria në kuptimin më të gjërë të fjalës. Dashuria për njerëzit pa dallim moshe, gjinie, besimi, krahine  apo bindje, dashuria për familjen, për shoqërin'e shkolles, të punës, të mjedisit ku jetonte. dashuria për profesionin e inxhinierit mekanik ku e ushtroi vetëm pak vite në Kukës dhe Tropojë, dashuria per fshatin, vendlindjen, për Shqiperinë, Kosoven, kombin Shqiptar dhe për çdo gjë shqiptare.

Shkurt ai ishte i dashuri i të të gjitheve dhe urrejtsi i askujt.

Së dyti, Bajramin e karakterizonte urtësia dhe thjeshtesia e veçantë si intelektual i zgjuar me zemër të madhe sa bjeshka dhe shpirtin e paster kristal si uji i Valbonës. Gjatë gati 17 viteve që, une , pata fatin e mirë të punoj me Të dhe, ta njoh nga afer, përfitova shumë dhe mesova nga ky intelektual i mençur masovik , me urtësi e gjakftohtësi angleze, me korrektese gjermane.

Mesuam nga komunikimi i çilter e i thjeshtë që kishte me njerëzit e ndryshem, sqarimi me durim e takt i atyre njerëzve hallexhnji jo vetëm kur kishin të drejtë por dhe kur nuk mund t'u zgjidhej problemi i tyre.

Bajram Neza kishte dhunti dhe aftësi të pasaçme për "të hyrë" në zemrat e njerëzve. Ai bisedonte gjatë e thjeshtë qe nga  femijte,deri  me të rriturit,  të moshuarit, me të pashkolluarit, me intelektualët, me artistët dhe deri me shkenctarët. Ai nuk dinte të ofendonte e as të fyente njeri. Të ngrinte zërin apo t'i bertiste askujt. Ai ishte aq  fisnik e bujar në shtepi e jashtë saj, por aq më shumë i thjeshtë e i lehte kur shkonte tek te tjeret.

Kurrë në jetën time nuk e pashe një herë të nxehur, të nevrikosur e aq më pak të humbiste, për një sekonde logjikën e  arsyen. Me sjelljen e tij, me durimin e taktin e  ai iu'impononte respektin jo vetem  atyre që e donin por edhe të asaj pjese të vogël që e kundershtonin, të cilët mbetnin "te uritur" për ta takuar përseri atë.

Bajram Neza nuk dinte "të grushtonte tovolinën" te "rrihte gjoksin"dhe as përdorte "Unin". Ai ishte i ndershem dhe si askush tjetër njihte mirë sedren e psikologjinë e shqiptarit në tërsi dhe të malësorit ne veçanti.  I ndjeri, ka qënë armik i genjeshtrës, i mendjemadhësisë, i përgojimeve,  i dyfytyrësisë, i imoralit, i ndasivë etj .

Bajram Neza, ndoshta është ndër kuadrot e rrallë, me detyra drejtuese të rëndësishme të kohës rregjimit monist, që pas përmbysjeste ketij regjimi   asnje individ, komunitet, organizate a  shoqatë, fshatar a qytetar te kishte një vrejtje, dekleratë, leter. artikull në gazetë, akuzë apo kallzim kundra tij ,kudo ku ka punuar e drejtuar si ne Kukës, Tropojë, Gramsh, Tiranë .

Madje nuk kam degjuar se kanë fole ose shkruar "keq"  qofte edhe  ekstremistet  qe mund ta quajne veten te vuajtur nga sistemi i kaluar.

Ky ishte Bajram Neza! Une e  quaj veten krenar  e të privilegjuar qe pata fatin e mire te punoj e te shpenzoj kohe me te ,te mesoj prej tij .

Une e kam patur vertet idhull ate burre trupvogel por me zemer sa Shkelzeni .me fjale te pakta  por me vepra te medha .

Do te me  mungoje shume zeri i tij i embel  takimet si dhe telefonatat e shpeshta qe kishim  bashke gjithe jeten si dhe e pamundur ta  harroj  une dhe familja ime, por jam i bindur si une jane te shumte .

Bajrami e Zoja qënë bashkëshorte  shembullore ne Malësi. Ata ishin prindër  të dashur dhe edukuesit më të spikatur të dy djemve që rriten dhe i nisën ne  rrugën e jetës. Gjithashtu Zoja dhe Bajrami ishin gjysher te dhembshur shume te kujdeshem e te pakrahasushem  per  4 mbesat e  tyre si yje.

Por fatkeqsisht, po bëhen 3 vjet e 7 muaj që vdekja e padrejte iu mori djalin Agimin qe nuk ishte vetem i pazevendesueshem per ta por edhe per mbare SHQIPERINEne kulmin e jetes dhe kontributit te tij.Dhimbjen e thelle njerezore  Bajrami me fisnikeri mundohej ta fshihte por syte e tij nuk ishin kurre si me pare.  Djali iua shkrumezoi zemrat prinderve te dhimsur por nuk u ligeshtuan vazhduan te jetojne me force e dinjitet ,te kujdeseshin per djalin tjeter Agronin dhe mbesat e tyre, te njerezeve  te aferm shokeve e miqve. Qendresa e tyre e pashoqe ishte testi me i rëndë për karakterin e fortë e të pashembullt të kesaj familje të çmuar dhe të nderuar

Me duket e pabesueshme vdekja e mikut dhe shokut tim te shtrenjte Bajram Nezes. Humbja e tij ze nje pjese te madhe ne zemren time si shok , mik e vella. Mendoj  per nje moment sikur Bajrami shkoi per te takuar Agimin e dashur .i djegur nga malli dhe a mos na kthehet perseri ne mes nesh  me ate buzeqeshjen e tij te embel ...

Ikja e Bajram Nezes  la pas pikellim te madh per  te gjithe ne!

U prehte   ne paqe dhe i perjetshem qofte kujtimi i Tij !

Bajram Neza në qender, Fuat Çikollari djathtas, Zojë Neza e Sabrie Çikollari majtas. -Tiranë, 2019-

-Ekskluzivisht per ZemraShqiptare ne Londer, nga Nju Jork, 20 Dhjetor 2019-



(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT