Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Gjon Markokaj: Për Ndue Zenel Paplekaj

| E enjte, 19.12.2019, 09:23 PM |


PER NDUE ZENEL PAPLEKAJN

Ndue Zeneli , trim ish kanë/

Frymën topit ja ka zanë/

U hodh Ndou në grykë te topit/

Si rrufe mes flakës barotit...

Nga Gjon Markokaj

Në kushtrimin e Pavarsisë që shpërtheu nga orjentimet e “Kuvendit t' Junikut” në Kosovë e në Malësi të Gjakovës; u ngriten burrat në Kryengritjen e Përgjithshme, n' Luftë Çlirimtare.

Ndue Zenel Papleka, djal i “Shtepisë Topuzit” të Nikajve ishte në Lekurtaj dhe po punonte, në ndertim e nji shtepie te nje dashamire i veti.

... Ndigjoi – thirrjen “hiq kushtrim” -- e cila do të thotë : Eja në luftë kush të jetë trim ...! Vendosi në mur “Gurin e Fundit”...

Më traditë si burrë Nikajsh që ishte; ju drejtue Pronarit te shtepisë ku po punonte: -Më falë o burrë, ta lash punën gjysëm !

...Me shkue në Luftë e kemi në traditë. Të parët e mi prej “Luftës së Moraçës” si shënjë lufte; patën sjellë “TOPUZIN”... Me këto fjalë rroku pushkën e shkoi në luftë me djelmninë e Nikaj –Merturit e me forca të tjera të Malsisë Gjakovës.

Nen komanden e Bajram Currit luftoj trimi në Qafë të Morinës, në Qafë Prush e Ramë Ahmat dhe triumfalisht ranë në Gjakovë.

Luftë e madhe u bë në ÇABRAT TË GJAKOVËS... At' here kur po ziente lufta, në të kater anët plumbat fishkëllonin dhe topat “vjellnin zjarr baruti”  nga komanda armike me sulmin: - Zjarr i shpejt - zjarr !

Në kete betejë, në ÇABRAT të GJAKOVES; me dymbëdhjetë korrik, njimijë nëndëqind e dymbëdhjetë, e derdhi gjakun DESHMORI I ATDHEU-- Ndue Zenel Papleka.

Akti i III – të, nga Malësia e Gjakovës; mbas Mic Sokolit dhe Ali Jakup Papucës që “vrushkujt” e gjakut fluturuan sëbashku, me predhat e topit armik edhe ai mbeti “Hero i Gjallë” duke ia, vëndosë gjoksin grykës së topit t' armiqëvet! Ai duke krye “Akt SUBLIM”; si MIC SOKOLI, ndaloi, zjarrin e topit, e vdiqe trim me nderë “fyt – për fyt”; me rreshterin e ushtrise se turqisë...

Heroizmin tënd o, Ndue Zenel Papleka, s' e harron Shqipëria... Vdiqe “Burr e Gur”..., duke thirrë piskamë: “Qet top, me ma lënë mue; gjallë a vdekë kam m'e pushtue”/...

Populli e përjetëson në këngë:

Ndue Zeneli , trim ish kanë/ /

Frymën topit ja ka zanë/

U hodh Ndou në grykën e topit/

Si rrufeja mes flakës barutit/

Ndue Zenel Papleka e pushtoi grykën e topit .

Ai shëndriti në mes luftarëve të NIKAJ -- MERTURIT dhe të Malësis së Gjakovës dhe përkrah tijë u vra edhe Luftari RAMË NDUE UKA nga RAJA E MERTURIT.

Luftetaer e të aferm u betuan mbi trupin e tijë të vdekur se do ta vazhdojnë luften deri në çlirimin e gjithë trojeve shqiptare.

Ashtu u tha dhe u bë. Lufta vazhdoi gjithkund nëpër Kosovë gjersa erdhi Fitorja, në SHKUP...!?

Pavarsisht se Ndue Zenel Papleka është i shpallur deshmor i At' Dheut –Akti i tyre historik është i mbështjellur në “TYMNAJËN” e harreses, e cila kërkon, më shumë vëmëndjen e historianëvet !

Sideomos Ramë Ndue Uka; nga Raja e Merturit, s' është shpallur deshmor; nga “sitemi i djehit”, monist; se familja e tij e të aferm; ishin shpërgulur nga Shqipnia, për në Bec – Kosovë; përpara 1912 – tës e sipas atyre ndikonte politikisht gjë e cila ishte për t' u habitë...!?

Ndue Zenel Papleken e trimat si ky; i lindi nana dhe i ushqej pushka..., t' pa epur dëshmi e gjallë.

Ai, mbet i pa vdekshëm në Altarin e lirisë. Per At' Dhe e dinjitet Kombëtar. “Shtepia e Topuzit” është gjthmonë: Akt i gjallë...!

-Per ZemraShqiptare, nga USA, Dhjetor 2019-