E enjte, 28.03.2024, 08:54 PM (GMT)

Kulturë

Luan Kalana: Antologjia poetike Botërore

E enjte, 19.12.2019, 08:04 PM


Antologjia poetike Boterore

ANTOLOGJI POETIKE UNIVERSALE-nga prof.Kristaq Shabani

(mare nga Libri “PRELUD KRENARIE,mozaik letrar”-L.K.)

Enciklopedi poetike botërore

Nga Luan Kalana

Antologjia "Korsi e hapur" (Open Lane), e prof Kritaq Shabanit ,një vepër voluminoze letrare poetike me 600 faqe, ndër të parat e këtij lloji me krijimet letrare të botuara të rreth dyqind shkrimtarëve e poetëve nga Shqipëria dhe rreth dyqind e pesëdhjetë të tjerëve nga rreth 90 vende të Botës.

E veçanta e kësaj antologjie, që përbën një risi botuese letarare, është se krijmet janë të gjitha në dy gjuhë, shqip dhe anglisht. Me plot gojë e thënë  dhe e merituar që në fillim, mund të vlerësohet si një enciklopedi poetike botërore e ditëve tona, e papërsëritshme jo vetëm nga autorësia, por dhe nga gjeografia poetike, nga firma të njohura dhe nga krijues të rinj, që përbën

specifikën e saj dhe po ndiqet me interes nga mediat letrare në shumë vende të botës.

Meritë të veçantë në botimin e saj ka sipërmarrësi, shkrimtari, studjuesi, poeti Prof. Kristaq Shabani dhe stafi i presidencës së Lidhjes Ndërkombëtare të shkrimtarëve, poetëve dhe artistëve "Pegasi" Albania, i cili si president i saj, jo vetëm ka grupuar këtë bastion letrar botëror, por si një arktekt i sprovuar, drejton me largpamësi drejt progresit, nëpërmjet aktiviteve të larmishme, stimulon dhe nxit në dhënien e çmimeve letrare.

Ajo që spikat në këtë rreth letrar të rruzullit, përveç botimeve të krijimeve të tyre, është fryma paqësore e vëllazërore e krijuesve, një lidhje internacionaliste letrare, është rritja e prestigjit të letërsisë së sotme shqiptare, si pararendëse e letërsisë moderne botërore. Një punë pasionante, e përkushtuar, kolosale dhe profesionale me mjeshtëri letrare në publikimin e krijimtarisë, përveç autorit të palodhur, ka kryer dhe moderatorja poete Majlinda Shabani, përkthyese në anglisht e italisht, bashkë me përkthyesit e tjerë Dritan D. Kardhashi dhe i paharruari Riza Lahi, i cili u nda parakohe nga ne, si dhe Vasil Cukalla. Mundësoi botimin e antologjisë "Teoren" me drejtor z. Orest Celo.

Antologjia hapet me një ditiramb prozaik, si një horoskop letrar, me mesazhe epitafe filozofike të skicuar:

"E lashta më e lashtë" (interpretuar në ditët e javës) nga shkronjësi i antalogjisë, duke filluar me të hënën e duke mbaruar me të dielën.

"E hënë. Historia e lashtë duhet të shfaqë, të hapë dritaret, të përshfaqë natyrshëm madhështinë. Ylberët të derdhin magjishëm të gjitha ngjyrat..."

"E diel. Hapur thesari i historisë pellazge. E vërteta s'ka për t'ju trembur. Në arkivin e kohës e kemi kyçur. Tashmë do të jetë e çlirët. Ta njihni vetëm, një herë e mirë, veten e  kallajtë." Mbaron java me esenë: "Rozafat e mia dhe Tomorrët e mi."

Çfarë rrëzëllitje e ka përflakur globin, nga ky rrëfim shqip me zë të lartë!

Në partiturën e parë melodike të botës: "Solist i parë!'

Siparin e krijimtarisë letrare të kësaj antologjie e hap autori si i zoti i shtëpisë që shtron sofrën poetike për miqtë me një poemth filozofiko-letrar, me 13 ese-poezi cilësore nga përmbajtja dhe virtuoze nga mjeshtëria artistike, si sinfonitë e stinëve të Vivaldit.

Këtij prologu të mologueshëm do t’i bashkëngjitet në vend të hyrjes dhe estetika mjeshtërore e krijuesve, që mban firmën e studjuesit, poetit artist, Prend Buzhala nga Kosova, me monografinë "Muzika e amshueshme e fjalëve", duke vazhduar më tej me "Urtia në nenet e gjakut" ose pasaporta atdhetare e shpirtit (fq.51.). Më tej mbarojnë këto çaste estetike me "Vepra e frymëzimit të lartë”, (fq.52)

Kopshtar pemësh e kopshtar i kultivimit të njerëzores, i

dashurive të pastra, i miliona dëshirave kaq humane, ja, ky është poeti i cili krijon edhe gjelbërim hapësirash, jo vetëm në gjirin e natyrës nanë, por edhe hapësirave blerake të shpirtit.

"Poet t'u thinjën flokët, po vjen mbrëmja,/ A e dëgjon ti zërin e jetës së ardhme,/ kur ndodhesh vetëm, zhytur në mendime?!"

Hap portën e madhe të kullës së fildishtë të krijimit letarar, për  të na futur në odat poetike. Në odën e parë të zotët e shtëpisë shkrimtarët dhe poetët e Shqipërisë, me kolosët e saj, nobelistin e pashpallur Isamil Kadare, poetin popullor Dritëro Agolli, akademikun Rexhep Qosja, bilbilin e poezisë Agim Shehu dhe rreth dyqind shkrimtarë, poetë, artistë, të vjetër e të rinj.

Lexuesi ka nderin të prezantohet qysh në faqet e para të veprës me të madhin Ismail Kadare, me lëvruesin famoz të letërsisë së sotme shqiptare dhe asaj botërore, duke e përcjellë me një monografi  të jetës dhe të veprës së tij, shkruar me finesë letrare nga Kristaq F. Shabani, bashkëqytetari i tij gjirokastrit, me dy poezitë "Malli i Shqipërisë" dhe "Laokoonti": "Më ka marrë malli për Shqipërinë tonë,/ sonte kur po kthehesha me trolejbuz,/ tymi i cigares "Partizani" që pinte dikush,/ dridhej, kaltëronte, bënte spirale,/ sikur të fshehtat më thosh,/ në gjuhën e shqiptarëve, mua bashkudhëtarit./ (L.K.fq.15.)

Në krah të tij qëndron bashkudhëtari i jetës dhe i krijimtarisë letrare, por pa u shkulur nga vendi i tij, nga Devolli e Tirana, homeriani shqiptar Dritëro Agolli, me poezitë "Ëndërr e prerë", "Këtu s'do jem" dhe "Heshtja" me vargjet e kënduara: “Këtu s'do jem,/ do jem larguar,/ në tokë i tretur si të tjerët,/ në kafenenë e preferuar,/ nuk do më shohin kamarierët./ Dhe nëpër udhët ku kam ecur,/ s'do ndihet kolla ime e thatë,/ mbi varrin tim do të rrijë i heshtur,/ një qiparis si murg i ngratë./ (D.A.fq.23)

Akademiku Rexhep Qosja na sjell në odën e vet letrare, në faqet e veprës pasqyrën e titujve të veprave, si një mozaik poetik, që nga fëminia deri në ditët e sotme.

Më pas fillojnë si kapituj më vete, emrat e gjeografikë të vendeve të krijuesve, me pishtaren Albania. Emra të vjetër e të rinj, të alternuar sipas alfabetit shqip, do të dalin para syve të lexuesve, krijmet e Agim Basha, Majlinda Aleksandra Shabani, Alma Zenelari, Almnona Bajrami, Adriana Isterfi.

Agim Shehu me poezinë brilante aq të njohur, himn lirik i heroit për heroin "Para bustit të Selam Musait": “Koha hedh pa prerë,/ përmbi festën tënde,/ Dimri - flokë bore,/ vera - dritë hëne./ Të vijmë të veshim,/ rreth duke t'u mbledhur,/ ndërsa ti me heshtje,/ ri në bronz i derdhur. (A.SH.fq37)

Virgjil Kule, Riza Lahi, Anton Papaleka, Arjan Kallço, Diamanta Zallta, Elsa Koxhaj, Edlira Doko, Enrieta Sina, Irma Kurti, Istref Haxhillari, Kozeta Zavalani, Koço Sterjo, Keze Kozeta Zyla, Luan Kalana, Mimoza Agalliu, Nuri Kokolari, Perikli Shuli, Reshida Çoba, Rozeta Kreste, Skënder Buçpapaj, Suela Eqërem Katanja, Teuta Osmani, Vasil Dede.

Një kapitull më vete zënë krijuesit  kosovarë, të afirmuar në mediat letrare, si Ali Podrimja, Din Mehmeti, Mentor Thaqi, Prend Buzhala, Migena Aullati, Idris Berisha, Naxhije Doçi, Osman Bojaxhi, Sadete Metaj, Sherife Thaqi, Rexhep Abazi, Sadije Islami.

Antologjia do të vijojë me krijimtaritë e përzgjedhura nga autorësia shqiptare në trojet e Maqedonisë, Greqisë, Italisë, të famshmit autorë arvanitas, çamë, arbëreshë, etj.

Faqet e enciklopedisë botërore poetike do të vijojnë me shkrimtarë e artistë nga 90 vende të botës, duke filluar me autorët nga Afganistani dhe mbarojnë me autorët nga Zimbabve, duke përfshirë të gjithë nobelistët letrarë të viteve të fundit.

Kryevepra letrare botërore, por  "Made in Albania", me firmë shqiptare do të mbyllë faqet e saj, Open  Lane 3, për të vazhduar më tej me 4, 5, 6 me një CV për studjuesen poete, përkthyesen e apasionuar Majlinda Shabani (Aleksandra), me biografinë e përkthyesve mjeshtra profesionistë Dritan Kardhasi dhe Vasil Culla.

Stafi botues i antologjisë bën një falenderim special me

foto, për ndihmesën që dhanë në përgatitjen e veprës letrare studjues, shkrimtarë, poetë, artistë: Teresinka Perira SHBA, Michael Rotherenberg SHBA, Nadia Cella-Pop Rumani, Dimitris Kaniotis Greqi, Panajota Zalloni Greqi, Kuldeep K.Srivastav Indi, Luis Arias Manzo Kili, Patrick Sammut Maltë, Hadaa Sendoo Mongoli, Mergaret Lieste de Oliviera Brazil, Papa Antonio Belluci Itali, Alejeandra Craules Breton Meksikë, Ramë Kamberi Tetovë, Nehas Skopaj Shkup dhe Begzad Baliu Kosovë.

Në mbyllje të kësaj përmbledhjeje modeste, veç përgëzimeve për autorin e saj të përkushtuar me obligim qytetar shqiptar për letërsinë shqiptare dhe asaj botërore të Prof. Kristaq Shabani dhe stafit botues, do të falenderonim dhe të gjithë krijuesit, pjesëmarrës në këtë antologji poetike,

duke i uruar penë të begatë të parreshtur krijuese si dhe do të ftonim dhe krijuesit e tjerë për të marrë pjesë me krijimet e tyre në këto korsi të hapura letrare, si pishtarë të letërsisë shqiptare dhe asaj botërore.

Kjo antologji letrare me përmasa botërore dhe autorët që përfshihen në të, janë vetëm një pjesë e qindra

shkrimtarëve e poetëve, sidomos shqiptarë të afirmuar e të rinj, virtuozë e me talent, së bashku me antologjitë e tjera letrare që botohen në Shqipëri e në botë nga shqiptarët ku letërsia shqiptare qëndron në pararojën e asaj botërore.

Antologjitë letrare që hidhen në internet dhe që janë më të lexuarat, në website letrare si klube letrare, grupe apo faqe letrare në facebook, të gjitha pasurojnë fondin e artë të krijimtarisë letrare shqiptare në rritje, veçanërisht shkrimtarët dhe poetët në diasporë që i japin tonin dhe konkurrojnë me dinjitet, duke qëndruar në majat kulmore të letërsisë të sotme moderne botërore, nder dhe pishtarë paqeje, krenaria jonë kombëtare. Gjithashtu do të uronin lexuesit, kujt do t'i bjerë në dorë kjo antologji, se do të jenë me fat e do të ndjejnë kënaqësi shpirtërore të papërshkruar nga kjo mrekulli letrare, do të ndjehen të lumtur e optimist për paqen dhe vëllazërinë botërore pa kufij.

Luan Kalana-publicist shqiptaro -amaerikan

Florida SHBA.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora