E hene, 30.03.2020, 08:45 AM (GMT+1)

Komente

Dedë Preqi: Grevat e porositura për të bërë vetëm zhurmë!

E enjte, 19.12.2019, 09:09 PM


GREVAT E POROSITURA PËR T’BËRË VETËM ZHURMË!

Nga Dedë Preqi

Gjykata e Kushtetutës së Republikës së Kosovës, këto ditë e pezulloi zbatimin e Ligjit për Pagat në sektorin publik, me afat deri në pranverë të vitit të ardhshëm, atëherë ftesat që bëjnë Sindikatat kundër këtij vendimi të Gjakatës, do të ishin të porositura dhe vetëm për të bërë zhurmë dhe për të krijuar opinion të neveritshëm, kur dihet se edhe qeverija e re është në ethët e saja fillestare.

Sëcila grevë kuptohet se i ka arsyet e veta dhe organizohet për ndryshimin e kushteve më të mira, qofshin në arsim, shëndetësi dhe në lëmitë tjera të jetës shoqërore të një vendi. Mirëpo, edhe në grevën kur njerëzit vendosin të reagojnë për diçka, parimisht duhet që në një mënyrë të arsytohet reagimi lidhur me problematikën e caktuar, jo vetëm për t’bërë zhurmë...

Grevat e tilla në fund të këtij viti, më shumë i takojnë zhurmagjinjëve se njerëzve kopetent dhe arsytimeve të tyre, kur ende e kemi shtetin në prag të formimit të çeverisë së re të Kosovës, dhe iniciativa e SBASHKU-t, e shoqëruar me Sindikatën e Shendetësisë dhe të tjera, nuk e kanë qëlluar momentin dhe kohën e duhur për të arsytuar një iniciativë të tillë.

Çfarë është rëndësia dhe kuptimi i grevës së SBASHK-ut, dhe çfarë e drejte kërkohet, kur ajo vet, drejtë përsëdrejti i shkel të drejtat e fëmëjëve tanë, duke i lënë në këtë kohë të ftohtë dimri, para dyerve të shkollave edhe fëmijët e vegjël para dyerve të qerdhëve duke pritur së bashku me prindërit e tyre,  me ç’rast nuk mundemi të mos pyesim se, cila do të ishte pyetja e parë e tyre dhe çfarë përgjigje duhet të marrin nga fëmijët tanë...?

Çfarë është rëndësia dhe kuptimi i grevës së Shëndetësisë, nëse në situatat e jashtëzakonshme, sikur që janë pacientët që marrin kimioterapi, dhe të tjerët që duhet të marrin shërbimet në urgjencë, dhe ata anashkalohen përshkak të grevës së përsonalitetit mjekësor, pikërisht në këto situata, a duhet të flasim për humanitetin dhe shëndetësinë tonë dhe ti analizojmë pasojat, apo ato, do ti lënim anash si domosdoshmëri e jetës dhe të mirremi me rritjen e pagave të përsonelit mjekësor.

Të gjitha Organizatat Sindikale dhe organizatat tjera të pavarura, që përfaqësojnë interesat e punëtorëve të arsimit, shëndetësisë, policisë dhe shumë interesa të punëtorëve të shërbimëve të ndryshme shoqërore dhe shoqërisë civile, janë të rëndësishme dhe janë bazë e institucionalizmit demokratik, në qoftëse opsionet e zgjidhjeve të problemeve të tyre shfrytëzohen në mënyrë transparente, por jo edhe anasjelltas, duke i shkelë të drejtat e të tjerëve.

Ky vit ishte edhe pasqyra e dijës dhe aftësisë të nxënësve tanë në Kosovë, që u tregue përmes PISA-s,  që fillon nga mosha 15 vjeç dhe më tutje, duke marrë pjesë në testin e shkrimi, leximit dhe matematikës, dhe një dështim i tillë i nxënësve të kësaj kategorie në shkollat e Kosovës, vendin tonë e radhisin të para fundit, apo dhe më të dobëtin në rajon.

Kush duhet të reagoi për këtë ngecje dhe mospërgaditje të nxënësve në shkollat tona, kush është fajtori i këtyre skandaleve, kur dihet se kompetent përveq MASHT-it, përgjegjësinë duhet ta merr dhe të  reagojë edhe SBASHK-u, i cili do duhej të kujdeset jo vetëm për ngritjen e pagave arsimore, por edhe per cilësinë dhe përkushtimin ndaj fëmijëve dhe arsimimin e tyre.

SBASHK-u, si organizatë e pavarur që kujdeset për interesat e punëtorëve të arsimit, që në parim do të ishte edhe më i rëndësishëm rroli i tij dhe reagimi në cilësinë e arsimit në shkollat e Kosovës, i cili përmes PISA, e tregoi të thuash pasqyrën e punës dhe bazëshmërinë faktike përmes rrezulltatëve zhgënjyese të këtij Institucioni.

SBASHK-u, organizoi edhe më herët grevat e veta dhe para kësaj radhe që zgjatën një muaj e më shumë, ku në bazë të urdhërave të këtij organi,  ndërpritët mësimi në gjitha shkollat e Kosovës, duke mos e kompenzuar fare kohën e humbur, çka do të thotë kjo për fëmijët tanë dhe peshën arsimore të tyre, që ndërmerr SBASHK-u, krye në vete, që defakto po krijon më shumë defekte se efekte në këtë mënyrë me mungesën e orëve mësimore, që do të ndikonin bindshëm në nivelin dhe cilësinë e arsimit nëpër shkollat e Kosovës.

Ndoshta ndryshimet, do të ndodhëshin sipas Ligjit të Pagave, jo vetëm për arsimin, por edhe sektorët tjerë shoqërorë, por të mendohet më mirë dhe të veprohet më ndryshe në mënyrë transparente, dhe sikur ta kishim ndërgjegjën më të kthjellët në përkushtimin e arsimimit dhe edukimit të gjeneratave tona të reja, nuk do përsëritej PISA, e këtij viti dhe vitëve tjera të dobëta.

Dhe në rrethana të tilla, duhet të marrim parasysh gjendjen dhe kushtet e kësaj shoqërie, dhe çdo veprimtari e jona nga e cila shpaloset jeta në formën e prekshme të saj, buron prej veprimtarisë dhe prodhimit të kësaj shoqërie, por ata që e realizojnë dhe mundësojnë gjithë këtë projekt jemi vetë ne, me kapacitetët tona të dijës dhe fuqisë tonë prodhuese.

Pikërisht këtu qëndron mburrja dhe krenaria e jonë shqiptare, e cila si çdo shoqëri tjetër do varët nga politikat e mirëfillta dhe ekonomia prodhuese e saj, dhe sa ma shumë do i përvetësojmë këto praktikat në jetën e përditshme, aq më shumë shtohet kjo krenari, nëse këtë manar nuk e keqpërdorim, apo e marrim me porosi për të bërë vetëm zhurmë...



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT