E shtune, 20.04.2024, 01:23 AM (GMT+1)

Mendime

Zenel Çeliku: SPAK, gogoli për pushtetarët e korruptuar

E merkure, 18.12.2019, 06:43 PM


SPAK, gogoli për pushtetarët e korruptuar

Nga Zenel Çeliku

Mbarë opinion shqiptar dhe ai ndërkombëtarë janë fokusuar tek formimi I Prokurorise Speciale, që ndryshe thuhet SPAK. Cdo gjë është në hapat e fundit të këtij procesi. Janë marrë në analizë 15 kandidatë-prokororë që në cdo çast mund të emërohen në SPAK, por është edhe një kusht, që këta prokuroë duhet pa tjetër të kalojnë Vettingun. Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) e ka diskutuar dhe qartësuar edhe opsionin që SPAK-u ngrihet edhe më pak se 10 prokurorë, për rrjedhojë, SPAK-u mund të veprojë me 8 prokurorë. Përfundimisht, më 19 Dhjetor, 8 anëtarët e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar” (SPAK), do të betohen para Presidentit të Republikës. Tashme KLP ka emëruar anëtarë të SPAK Klodian Braho, Altin Dumanin, Enkeleda Millonai, Arben Krajën, Behar Dibrën, Ened Nakuçin, Edvin Kondillin, Elida Celami (Kaçkini). Ata do të kenë një mandat 9 vjeçar, pa të drejtë emërimi, ndërsa është hapur gara edhe për drejtuesin e SPAK I cili pritet të realizohet sëshpejti. Prokurorët e SPAK do të kenë të drejtë që të hetojnë që nga Presidenti, Kryeministri, ministra, ish ministra, deputetët e deri tek drejtuesit dhe zyrtarët e lartë të institucioneve të tjera që janë në varësi të Qeverisë ose jo. SPAK do të ketë ndihmën e një strukture tjetër hetimore që është Byroja Kombëtare e Hetimit, (BKH), anëtarët e të cilit do të jenë hetues dhe oficerë të Policisë Gjyqësore. Drejtuesi dhe gjithë anëtarët e BKH kontrollohen nga prokurorët e posaçëm. Tashmë Gjykata për Krime të Rënda u shkri pak ditë më parë, kompetencat e së cilës do t’u kalojnë gjykatave në rrethe. Ngritja e pësaj SPAK dhe sëshpejti I BKH ka ngjallur shumë interes sepse në 27 vite korrupsioni dhe krimi janë bërë kangrena e shqetësimeve për popullin I cili sa vjen e bëhet më I ndjeshëm për ndëshkimet në radhët e pushtetarëve të niveleve më të larta.

Shumë është folur për ndëshkimin e politikanëve dhe pushtetarëve të korruptuar e të inkriminuar, por drejtësia një pjesë e mirë e të cilës është e korrutuar, ka qënë e lidhur ngushtë me politiken dhe pushtetin. Drejtësia nuk ka bërë asnjë shembull për të dërguar në burg qoftë edhe njërin nga kjo klase pushtetarësh të korrutuar dhe të inkriminuar. Tashmë edhe pak dit SPAK do te jete prezent si institucioni I shumë pritur dhe shpresdhënës për shqiptarët të cilët janë grabitur në mënyrë periodike prek një klase politiko-pushtetarë në këto 27 vitë. SPAK vërtetë do të jetë si një gogol për këtë pjesë banditësh pushtetarësh, sepse vetëm kjo strukturë do t’I dërgoi hajdutët milioner politiko-pushtetarë në nivelet më të larta. SPAK edhe pak ditë do të ketë në dispozicion 300 dosje për të hetuar, brënda të cilëve janë emra pushtetarësh të cilët janë diskutuar dhe akuzuar publikisht nga mbarë opinion dhe nga ndërkombëtarët të cilët janë partnered më besnik të Shqipërisë. Kurioziteti I publikut është, kush vallë do të jenë dosjet e para që SPAK do të marrë nën hetim? Pritshmëritë për ndëshkimin e kësaj sëmundje kanceroze në radhët e pushtetarëve të lartë, janë të mëdhaja në publik dhe nga ndërkombëtarët. Me siguri deri më 19 të këtij muaji, do të emërohen prokurorët numëri I të cilëve e bën funksional SPAK-un dhe fillimin e startit të hetimit të kësaj kaste banditësh të cilët janë pasuruar në kurriz të këtij populli të varfër. Por, krahas fuksionimit të SPAK, ky skenar parashikon edhe efikasitetin e Vettingut I cili do të japë akses gjyqatarëve për të dënuar banditët pushtetarë të cilët do të hetohen nga SPAK. Eshtë shumë e rëndësishme që Vettingu të vazhdoi me sukses duke lënë në detyrë ata gjyqtarë që kanë integritet, që janë të ndershëm dhe që janë të aftë për të ndëshkuar ashpër në emër të ligjit të gjithë ata pushtetar që kanë grabitur pasirutë e shqiptarëve. Gjyqtar të tillë ka dhe nuk janë pak, ndoj le të presim edhe pak ditë që lufta ndaj krimit dhe korrupsionit në radhët e politikanëve të nivelit të startoi pa asnjë tolerim dhe kompromis.

Zenel Çeliku

TIR-FAX News Agency



(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora