E marte, 14.07.2020, 05:42 PM (GMT+1)

Kulturë » Berisha

Sejdi Berisha: Libraria Nobel në Pejë me sallon librash me vlerë

E marte, 17.12.2019, 09:42 PM


R e f l e k s i v e

Sejdi BERISHA:

LIBRARIA “NOBEL” NË PEJË ME SALLON LIBRASH ME VLERË HISTORIOGRAFIKE DHE LETRARE...

Edhe pse nuk është asgjë e re të thuhet se qyteti i Pejës ka traditë kulturore dhe historike, të cilën e lakmojnë shumë qytete mbase edhe vende të tjera, sot u njoftova edhe me një thesar të veçantë. Fjala është se në librarinë, “Nobel” të Albijon Studenicës, i cili mbi dy dekada i kushton kujdes afirmimit të librit, këtu, pra, në librarinë e tij “defilojnë” shumë vepra dhe krijimtaria e krijuesve me famë e të dëshmuar si kombëtarë ashtu edhe të niveleve ndërkombëtare. Prandaj, edhe, shkak i këtij shkrimi ishte ktheimi për ta marrë një libër, që kohë më parë ma kishte lënë krijuesi, Adem Zaplluzha, por në të njëjtën kohë ktheva ndoshta edhe për t’ia begatuar librarinë me dy vepra të mia, të cilat veçohen për vlerat e kulturës së Pejës dhe asaj kombëtare, Monografinë “Zejtarët e Pejës”-botimi i Tretë, dhe Monografinë “Teatri i Pejës”.

Në librarinë dhe sallonin “Nobel”, mund të gjeni vepra me vlerë shumëdimensionale letrare dhe historiografike

Pas pritjes së përzemërt, në Librarinë “Nobel” të Albijon Studenicës, në rafte të kësaj librarie më përftonin shumë vepra, të cilat nuk më kishte rastisur t’i shoh në libraritë e tjera të këtij qyteti. E përgëzova për një gjë të tillë, por, z. Studenica më tha se në kuadër të kësaj librarie vepron edhe salloni i librit, me të njëjtin emër -“NOBEL”.

Isha kureshtar ta vizitoja edhe këtë çerdhe të diturisë, që aty, lexuesi mund t’i hasë afro katërmijë tituj veprash nga më të ndryshmet, duke filluar nga lekturat shkollore e deri tek veprat e krijuesve më të njohur shqiptarë dhe botëror. Por, çfarë është edhe më me rëndësi, këtu gjenden edhe shumë vepra me vlerë të madhe historike dhe historiografike, disa prej të cilave m’i tregon pronari i librarisë, si: “Jeta dhe zakonet shqiptare”, të autorit Mark Milani, “Lëvizja kaçake në Kosovë”, të autorit, Dr. Liman Rushiti, “Prek Cali(Kelmendi dhe Kelmendasit)” të autorit Dr. Luigj Martini, pastaj libri me peshë, “Defteri i regjistrimit të Sanxhakut të Shkodrës të vitit 1485”(Botuar nga Akademia e Shkencave dhe Arteve të Shqipërisë-Instituti i Historisë, të cilin libër edhe ma dhuroi.

Ballina e librit, “Defteri i regjistrimit të Sanxhakut të Shkodrës i vitit 1485

Andaj, me të drejtë mund të thuhet, se Libraria “Nobel” në Pejë, nuk është thjeshtë vetëm librari, por duke përfshirë këtu sallonin, ku janë të radhitur më pedanteri profesionale të gjitha veprat, sikur i ngjanë  një arkivi të veçantë, ku mund të gjeni vepra, libra e dokumente të rralla. Për këtë edhe e përgëzova z. Albjion Studenicën për punën që ka bërë dhe që bën, dhe i urova suksese edhe më të mëdha, me shpresën se këtë vatër të diturisë do ta vizitojnë më shumë njerëzit e mendjes, të shkencës, historisë dhe të letërsisë.

Këndi ku mund t’i gjeni edhe literaturat shkollore

Këtë rast e shfrytëzova që t’i shkrepi edhe disa foto të cilat do të më shërbenin jo vetëm për këtë shkrim, të cilin jo pa shkak e quajta, refleksiv!

Kështu duket vetëm një pjesë e sallonit të librit “Nobel” në Pejë

Edhe një foto me z. Albijon Studenica në hyrje të librarisë



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora