Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Suzana Kuqi: Cila ishte Lilith

| E merkure, 08.10.2008, 06:51 PM |


Suzana Kuqi
Cila ishte Lilith

Nga Suzana Kuqi

Emri Lilith rrjedh nga fjala asiro-babiloneze Lilitu , që do tëthotë " shpirti i erës".
Sipas tradites ebraike , Lilith ishte gruaja e Adamit , mëpërpara se Eva .Thuhet se ajo ndoshta është edhe nëna e Kainit.     Lilith u krijua në të njëjtën mënyrë si Adami, domethënë mepluhur e argjil. E konsideronte veten njëlloj si ai dhe kur ai kërkoit'a nënshtronte , u  rebelua dhe iku në shkretëtirën pranë detit tëkuq ku u çiftëzua me Xhind dhe gjeneroi demonë të pafund.
Zoti kërkoi t'ja kthente Adamit ,ndaj i dërgoi tre engjëj ( Sanvi,Sansanvi e Semangelaf), por Lilith refuzoi të kthehej . Atëhere Zoti uhakmorr duke i vrarë të bijtë e saj. Veprimi të tij , ajo i përgjigjetduke u endur natën e duke kërkuar e mbytur fëmijë të porsalindur eduke rraskapitur burrat që i zë në gjumë me përqafimet e saj tëurryera.
Adamit ju dha një grua e re,të cilën Zoti e krijoi nga brinja eAdamit , Eva, për të cilën Lilith ishte shumë xheloze e i vrau njënumër madh të fëmijëve .Disa versione thonë se ishte ajo gjarpëri që ishtyu njerëzit të merrnin frutin e ndaluar.   Lilith shfaqet në legjenda ebree, sumere , arabe e deriteutonike.Eshtë prezente edhe në shumë tekste ebraike. Histori tëshumta të treguara mbi të , të bëjnë të mendosh për ankthin e burravekundrejt grave që nuk mund të mbahen ndën kontroll.(Për këtë motiv ,Lilith është konsideruar simbol i feminizmit).  Në histori të tjera , Lilith, paraqitet si një krijesë hyjnore , embushur me energji, inteligjente , e pavarur dhe dashamirëse ekafshëve.
Lilith vjen shpesh e shoqëruar me zjarr, përshkruhet si një krijesëshumë e bukur nga koka deri tek kërthiza, por nga kërthiza e poshtë ,si zjarr flakëritës.Thonë se ishte luftëtare e zonja ,e tregohet përnjë marshim të saj në shkretëtirë kundër bijve të JOB për të çliruarkafshët që kishin kapur.
Në mitologji, Lilith, njihet gjithashtu si një satelit i padukshëm itokës ,e për këtë është quajtur "Hëna e Zezë ". Në kulturënegjiptiane, gjejmë hipotezën e një sateliti tokësor të padukshëm tëquajtur Nephtys , i padukshëm sepse thith e nuk reflekton ,si çdo gjëtjetër, edhe dritën e diellit Glifi i tij është imazhi i përmbysur iSaturnit.. Ky yll i padukshëm personifikon më mirë arketipin e Lilith,demonen rebele e autoerotike.

Lilith 

Thuhet se perëndesha sumere Lilith , me krahë e kthetra bufi, rrëmbenfëmijët natën nga djepet e tyre. Por në origjinë ajo ishte mbrojtëse egrave gjatë lindjes e të porsalindurve. Vetëm pas tranzicionitpatriarkal, ajo paraqitet e demonizuar dhe e transformuar në njërrëmbyese të pabesë të fëmijëve.

Sipas mitologjive të ndryshme të disa mijërave vjet më parë, tëepokës tashmë patriarkale , Lilith është nje demone, grua demoni enënë demonësh(Lilim). Prandaj shpesh i bashkëngjitet shtrigave nësensin negativ.
Por është mitoogjia ebraike ,ajo që na lejon të hedhim dritë mbivizionin e saj. Për ebrejtë antike, Lilith , ishte gruaja e parë eAdamit , pra përpara Evës, e cila u nda dhe u dëbua sepse refuzoi t'ibindej burrit. Eshtë ky çelësi i misterit : Lilith është arketipi igruas së lirë, e panënshtruar ndaj burrit dhe egoizmit të tij, epakushtëzuar nga urdhërat dhe kërcënimet e tij.  Natyrisht, burri, në duart e të cilit qëndronte e qëndron edhe sotpushteti , përpara një rebelimi të tillë nuk mund të bënte tjetër veçse t'a poshtëronte, çnderonte e t'a demonizonte. Nga ana tjetër edhesot , gra të këtij tipi demonizohen , të paktën në kuptimin metaforik.Gratë e tilla të të gjitha kohërave, duke filluar nga një pikë ehistorisë e këtej , pësuan të njëjtin fat ,u shndërruan në shtriga tëvjetra e të shëmtuara, në meduza e në të frikshmet "Hëna të Zeza".  Miti i Lilith , ngrihet rreth 6000-8000 vjet më parë , kur u bëtranzicioni i shoqërisë nga matriarkale në shoqëri patriarkale , osemë mirë kur gruaja humbi rolin dhe vlerën e saj. Në këtë rend nukkishte më vend as për hyjnitë femërore e aq më pak për Perëndinëfemër, e cila u mohua, demonizua e së fundi u harrua. Kaq e vërtetëështë kjo, sa kristianizmi që në origjinën e vet ka një Baba, një Birtë gjeneruar, pa asnjë Nënë.
Lilith është e shoqëruar me "Hënen e Zezë". Kjo, para së gjithashpërfaqëson pjesën e zhvendosur, pra të errët e të fshehur të çdogruaje, atë pjese intuitive, instiktive e të egër, magjepsëse e plotenergji, të paparashikur e të paqeverisur nga ana e burrit, por jo përkëtë të keqe, përkundrazi. Por burrit i shtie frikë një krijesë etillë ,e në vend që t'a integroje në veten e kulturën e tij , nëmënyrë aspak inteligjente e shtyn në "ferr".

Hëna e zezë simbolizon pjesën e errët , në hije, të qenies njerëzorenë përgjithësi. Atë që domosdoshmërisht ka hyrë në të në kontaktin mematerien. Domosdoshmërisht ,se pa këtë zonë të errët, nuk do të kishteqenie njerëzore, do të kishte vetëm shpirtra të pastër pa mundësinë erritjes. Hëna e zezë është ajo që bën të mundur eksperiencën dherritjen, është ajo që duhet njohur, pranuar, dëgjuar, integruar eçliruar.Mund t'a krahasojmë me gurin e alkimistit, atë lëndë  qëshndërrohet në ar, guri ka pak vlerë si gur , por është ai që përmbanarin.

Pra në konceptin origjinal, Lilith ishte aspekti femëror i Zotit dhesi e tillë mbrojtëse e nënave dhe e të porsalindurve. Përfaqësonteesencën hyjnore të mëmësisë, e si e tillë të jetës , e të fillimit tëçdo jete. Në këtë kuptim , të gjitha gratë janë Lilith, sepse gruajaështë jetë, pjellori, pasion e trasgresion, dhe bukuria e gjithshkajeqë është krijuar.
Me vështirësi, sot po procedohet për zbulimin e fytyrës femërore tëZotit. Me gjithë ndryshimet e bëra dhjetëvjeçarët e fundit , jetojmënë një shoqëri absolutisht mashkullore , të dominuar nga tri fe tëmëdha patriarkale, të cilat kanë filtruar e trasformuar mitet elashtësisë. E për të mundur të interpretosh drejt një mit , është enevojëshme të heqësh shtresat me të cilat e kanë mbuluar kulturat efetë e mëvonëshme.

Mbetet ndonjë kujtim i asaj që ishte Lilith.Si përshëmbull ,Zambaku,në latinisht është lilium , është në rrënjën e këtij emri, dhezambaku i vihet Madonës së bashku me trëndafilin. Lilium(zambaku) , eveçanërisht ai i bardhi, është i lidhur si me Lilith po ashtu edhe meMadonën , edhe pse në mënyra të ndryshme, e kuptimi i zambakut tëbardhë është pafajësia. Por, pafajësia , nuk ka të bëjë me faktin senë shekullin e tretë , San Girolamo, duke kuadruar llogaritë e tij ,vendosi që Jezu të ishte bir i vetëm i Marisë.

Mund të duket e habitëshme,por ka një lidhje mes Lilith dhefamëkeqes Lady MacBeth të Shekspirit.Megjithë ndryshimin e madh nëmoshë, ato janë motra, sepse jetojnë të dyja së bashku , pothuaj në tëgjitha gratë, zakonisht në thellësi të nënvetëdijes së tyre , enganjëherë më në sipërfaqe. Lady MacBeth, është ajo në të cilënshndërrohet një grua kur vret Lilith-in e vet. Sepse ambicioni ishfrenuar është vetëm fryt i pakënaqësisë së madhe , e nuk  ka rrënjëtjetër.
Vrasja e Kainit e shpërdorimi i detyrës së Adamit. Eva , ofrontevetëm mollë , nga pema e dijes.