E enjte, 25.04.2024, 11:24 AM (GMT+1)

Mendime

Alma Lama: Italia mbeshtet fuqishem agjenden e integrimit europian per Kosoven

E hene, 16.12.2019, 07:10 PM


Alma Lama

Po shoh se mediat ne Kosove kane botuar nje deklarate te nje deputeti italian nga radhet e Leges, parti e udhehequr nga Mateo Salvini, sipas te cilit kur te vijne ata ne pushtet, do te terheqin njohjen e Kosoves.

Nuk ka asgje per tu shqetesuar, per disa arsye.

Se pari Lega ishte ne pushtet deri ne shtator te ketij viti dhe duhet thene se Salvini asnjehere dhe ne asnje moment nuk ka shprehur ndonje kontestim ne lidhje me pavaresine e Kosoves. Madje duhet theksuar se kjo parti nuk eshte marre as me rajonin.

Se dyti, politika e jashtme sidomos ne lidhje me Ballkanin, ku Italia ka interesa strategjike, nuk ka ndryshuar, perkundrazi, vazhdon te kete vemendjen dhe investimet e ketij shteti, i cili eshte i interesuar per stabilitet dhe zhvillim.

Se treti, Italia eshte kontribuesja kryesore me trupa ushtarake ne Kosove dhe ruajtese e paqes. Ne planet e tyre afatgjata, do te vazhdojne te ruajne kete rol te rendesishem.

Se katerti, Italia eshte pjese e peseshes qe ka sponsorizuar pavaresine e Kosoves, dhe roli i saj duhet pare ne partneritet te plote me SHBA-ne. Vete Salvini ka raporte te mira me administraten amerikane aktuale.

Se pesti, Italia mbeshtet fuqishem agjenden e integrimit europian per Kosoven, si shtet i barabarte me te tjeret, dhe perkrah cdo proces demokratik. Asnje shenje nuk kam pare se kjo do te ndryshoje ne nje te ardhme te afert.

Deputeti ne fjale mund te kete bere deklaraten me koken e tij per arsye te mosnjohjes se rrethanave apo lidhjeve qe mund te kete me elektoratin e tij, ku mund te kete pjesetare te komunitet serb.

Mediat serbe here pas here gjejne ndonje personazh qe ushqen deshirat e lexuesve te tyre.

Kjo nuk do te thote se diplomacia e Kosoves duhe te rrije duarkryq, perkundrazi, duhet qe raportet ne vazhdimesi te mirembahen e intensifikohen.

Italia ka maredhenie te mira me Serbine, por ne luften e ‘99, megjithe kundershtite e brendshme nga disa forca politike, u rreshtua krah Kosoves dhe partnereve nderkombetare. Ky pozicion nuk ka ndryshuar.

Italia eshte vend mik i shqiptareve.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora