E marte, 23.04.2024, 01:38 PM (GMT+1)

Kulturë » Kozeta

Kozeta Zylo: Mark Qehaja zgidhet kryear i Shoqatës Shqiptaro Amerikane “Skënderbej”

E diele, 15.12.2019, 12:36 PM


Z. Mark Qehaja zgidhet kryear i Shoqatës Shqiptaro Amerikane “Skënderbej”.Inc

Nga Kozeta Zylo

Në mjediset e Ricardo’s restaurant në Queens, në një atmosferë vëllazërore Shoqata Shqiptaro Amerikane “Skënderbej” u mblodh për të bërë zgjedhjet.

Anëtarët e shoqatës nën drejtimin e kryesisë u mblodhën për të bërë bilancin e punës 2-vjeçare të shoqatës e cila u krijua egzaktësisht dy vjet më parë në muajin dhjetor, ku kryetar i saj u zgjodh z.Bashkim Shehu ish zv/ministër i Mbrojtjes në post diktaturë.

Në statusin e shoqatës thuhet se zgjedhjet mbahen për çdo 2 vjet, prandaj duke e zbatuar atë me rigorozitet kryesia e shoqatës organizoi zgjedhjet për kryetar dhe kryesinë e shoqatës.

Përpara se të fillonte radha e punës të gjithë anëtarët u çuan në këmbë për të mbajtur një minutë heshtje për viktimat e tërmetit, më 26 nëntor në Shqipëri.

Fjalën e hapjes e mbajti z.Bashkim Shehu kryetar i shoqatës me temën: Veprimtaria

2 vjeçare e shoqatës

Imer Lacaj financier i shoqatës mbajti kumtesën: Veprimtaria financiare e shoqatës dhe detyra për të ardhmen.

U bënë në mënyrë demokratike diskutime nga anëtarët e shoqatës dhe dhe u dhanë mendime për mbarëvajtjen,vërejtje të ndryshme si dhe për punën e bërë për të ardhmen.

Me vëmendje u dëgjuan dhe dy rezymetë të dy kandidaturave për kryetar si Mark Qehaja dhe Imer Lacaj.

Kryetarja e komisionit te zgjedhjeve Alketa Ktona me plot kompetencë ndoqi procedurën e zgjedhjeve së bashku me anëtaret e komisionit të cilët ishin Nikollë Nilaj dhe Faton Zogiani. Pasi votimi u bë në mënyrë shumë të rregullt, demokratike dhe të fshehtë komisioni numëroi votat dhe shpalli fituesit.  Kryetar u zgjodh z.Mark Qehaja dhe n/kryetar z.Imer Laçaj njëkohësisht dhe financier i shoqatës.

Z.Mark Qehaja falënderoi të gjithë të pranishmit që e zgjodhën si dhe gjithë anëtarët e shoqatës për mbështetjen që i kanë dhënë.  Ai propozoi anëtaret e kryesisë ekipin me të cilin do të punojë për shoqatën të cilët janë: Imer Laçaj n/kryetar, dhe anëtarët e kryesisë si: Alketa Ktona, Arta Xhaferri, Faton Zogiani, Nikollë Nilaj dhe Glen Nutaj.  Z.Qehaja lexoi programin për vitin 2020 te dhe njëkohësisht falënderoi përzemërsisht kryetarin e shoqatës z.Bashkim Shehu i cili u mirëprit njëzëri si kryetar nderi i shoqatës.

Pas zgjedhjeve anëtarët drekuan dhe trokëllitën gotat me verë së bashku për punën e kualifikuar të shoqatës për këto dy vjet si dhe për aktivitetet që do tëzhvillohen në të ardhmen.

Moderoi programin Kozeta Zylo, anëtare nderi e Shoqatës Shqiptaro Amerikane “Skënderbej”

Queens, New York

8 dhjetor, 2019



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Kozeta Zylo: Mark Gjonaj ky patriot i madh pranë vëllezërve shqiptarë në fatkeqësinë natyrore Kozeta Zylo: At Gjergj Fishta, Gjuha Shqipe dhe mësuesia kjo “Zeje e shenjtë” Kozeta Zylo: Në Bashkinë e Nju Jorkut festohet Dita e Flamurit Shqiptar Kozeta Zylo: Bisedë me përkthyesin e “Lahutës së Malcis” në frëngjisht z. Abidin Krasniqi Kozeta Zylo: Mbremje artistike ne nderim te At Gjergj Fishtes ne New York Kozeta Zylo: Promovimi i librit “Graviteti i shpirtit” në New Jersey me autore Ermira Mitre Kozeta Zylo: Marko Kepi hapi fushaten elektorale për në Asamblenë e New York-ut Kozeta Zylo: Shkolla Shqipe “Alba Life” Ambasador i Kombit me një shkollë të re në Bronx Kozeta Zylo: Shkolla Shqipe “Alba Life” “Ambasador i Kombit” në Staten Island filloi vitin shkollor akademik Kozeta Zylo: Teatri Kombëtar Shqiptar dhe Opera Kombëtare Hollandeze Kozeta Zylo: Nga mitra mëmësie Kozeta Zylo: Larg duart nga Ramush Haradinaj se na e shpifët! Kozeta Zylo: Senatori shqiptar Klarens Gjeci që mbaroi liceun e famshëm “Egenio Montale” në Itali me rezultate të shkëlqyera Kozeta Zylo: Shoqata Shqiptaro Amerikane “Skënderbej” Inc. nderoi me madhështi Pavarësinë e Amerikës Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora Kozeta Zylo: Marin Mema dhe Trëndafilat e Çamërisë të Shkollës Shqipe “Alba Life”, New York Kozeta Zylo: Musine Kokalari - Zëri i Lirisë Zylo: Homazh për shkrimtarin Novruz Shehu Kozeta Zylo: Requiem Për Prof. Jozefita Markun Kozeta Zylo: Bisedë me zonjën Limone Gjoni

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora