E premte, 29.03.2024, 12:50 AM (GMT)

Kulturë

Neki Lulaj: O e martë mos ardhsh kurrë!

E diele, 15.12.2019, 10:21 AM


Neki Lulaj

O e martë mos ardhsh kurrë!

Mbrëmja priste gaz te oxhaku

Po fati vjen dhe nën rrogoz

Pesë minuta larg konakut

Mbi asfalt gjaku pikon

O, ç ’të goditi  rrugë e qelqit

Telefoni sjell cingërimë të  çjerrë

Si farmak ajo vesë  e mëngjesit

Mos na ardhsh, o ditë e zezë

Thërrmoj  grushtat prej shtangimit

Më erdhi pranë  tmerri dhe dhimbja

Ah, që s’isha pranë lëngimit.

Kur kishte ikur vetëdia

Në damarë rridhte morfina

Nëpër gojë   nuk kishte fjalë

Po më zgjohej dashuria

Po më kthehej jetë e gjatë.

Për ty, Lale, bëja roje

Dorë e ftohtë, zemër e mpirë

Ngrihu zemër presin shoqe

Presin djemtë me fëmijë.

Kthena prapë lumturinë

Na kthe vitet tërë jetë

Ti na mbolle krenarinë

Në një det që po buçet,

Ti qëndrove në shtrëgata

Ishe mbete veç  fatbardhë

Le të ikë në hone nata

Se të duam bash në ballë

Speyer, Nëntor  2019



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora