E merkure, 24.04.2024, 04:10 AM (GMT+1)

Editorial

Aleks Kapllaj: Shqipëria do të ringrihet nga Solidariteti

E diele, 15.12.2019, 05:24 PM


SHQIPERIA DO TE RINGRIHET NGA SOLIDARITETI

Nga Aleks Kapllaj, gazetar - Itali

Solidariteti mbarekombetar i te gjithe shqiptareve, kudo qe jetojne, si edhe ai nderkombetar i shume vendeve te Bashkimit Evropian: Italia, Greqia, Franca, Gjermania, Zvicera, Kroacia, Bullgaria, Serbia e Rumania etj, dhe me gjere, Izraeli e Amerika e Turqia, qe u shfaq, per vendin tone, mbas tragjedise se termetit, tregojne se vendi i yne do te ringrihet dhe rindertohet perseri sa me shpejt, duke mbajtur ne kujtesen tone kombetare 51 viktimat e kesaj tragjedie, qe duhet te na ndergjegjesojne, per sigurine tone individuale e kombetare.

Shqiperia ka nje histori sismike te provuar nga historia e saj, ne shekuj dhe ne mijera vjecar. E nga kjo ndjeshmeri sismike e historise dhe e hartes se saj fizike, i eshte dashur te mbrohet nga goditjet e saj duke u identifikuar me simbolin kombetar, shqiponjen.

Duke fluturuar ne krahet e saj, ajo i ka shpetuar si goditjeve sizmike politike me prejardhje nga jashte, pushtuesit e huaj te shumte dhe brenda saj, diktatures komuniste, si dhe atyre fizike me prejardhje nga zemerimi i Zotit te natyres.

Termeti i fundit, e ka goditur Shqiperine ne te gjitha vatrat e saj, me humbjen e 51 jete shqiptaresh, te te gjitha moshave dhe me prejardhje nga te gjitha trevat ku jetojne bashkombasit tane.

Dhimbja eshte e madhe, per cdo shqiptar, qe kane te dashurit apo te njohurit apo dhe vetem se jane shqiptar dhe jane te gjakut tone, te cilet kane humbur te dashurit e tyre, apo kane humbur shtepite dhe bisneset!

Asnje termet nuk mund te lekund nje popull kur ne zemren e saj ka nje solidaritet te permasave te tilla ku perkatesia e vlerave shoqerore dhe etike shfaqet ne vellazerimin dhe ne ndihmen ndaj bashkekombesve, qe po perjetojne tragjedine e 26 nentorit, qe goditi ekzistencen e cdo shqiptari.

Ne keto dite, u tregua me bindje dhe perkushtim, ndenja e perkatesise kombetare, qe i bashkon te gjithe shqiptaret kudo qe jetojne ata ne Shqiperi, Kosove, Maqedoni, Mal i zi, Cameri dhe ne te gjitha diasporat e saj, se bashku me arbereshet kudo qe ata kan ruajtur me dashuri, zemren shqiptare.

Nga termeti, te gjitha trevat e tokes shqiptare, jashte kufijve te Shqiperise, u bashkuan me te, duke u bere nje shtet i bashkuar, te nje kombi te vetem.

Qytetet dhe fshatrat, qe pesuan me shume deme nga kjo tragjedi, kane gjetur sistemime kryesisht afer zonave te tyre ne strukturat e hotelerive dhe neper shume familje te shqiptareve qe ka hapur dyert e tyre per tu gjendur per ata qe ngelen jashte edhe pse shume ka per tu bere akoma.

Ne Shengjin, jane sistemuar ne strukturat turistike pikerisht ne rezortet Rafaelo e Ermiri, mbi 1200 qytetare te ardhur nga te gjitha zonat e goditura nga tragjedia e 26 nentorit.

Afer ketyre stukturave eshte ngritur edhe qendra shendetsore e perkohshme e koordinuar nga pergjegjesja e qendres shendetsore Shengjin, doktoresha Domenika Gjekmarkaj Kapllaj, ku te gjithe qytetareve u afrohet sherbim mjeksor falas dhe iu eshte bere vaksina per gripin e ketij viti.

Sherbim shendetsor 24 ore, nje ambulance ne dispozicion dhe mjekime e ilace falas per 260 paciente me diagnosa semundjesh kronike, Diabet, Melit, Asma, HTA, SPOT, qe iu afrohet ketyre qytetareve nga nje grup i konsiderushem mjekesh dhe infermieresh, do te vazhdoje deri sa keta te kthehen ne shtepite e tyre te riparuara, apo edhe ne shtepi te reja qe shpresohet qe te mbahen premtimet e qeverise per ndertimin e tyre.

Shkak per shkrimin e ketij artikulli, u be nje status i mikut tim te levizjes studentore 1990, Osman Stafa, ne lidhje me tragjedine e termetit te 26 nentorit. Nder te tjera ai shkruan: "Kush e vrau Durrësin!?

Zoti, kurrë. Ai e krijoi si perlë.

Durrësin e vranë horrat, hajdutët dhe politikanët.

Ju jeni vrasësit e qytetit Tonë.

Ne heshtem për një kafshatë, sa keq!??

O njerëz, ne duhet ti ndëshkojm vrasësit e qytetit Tonë.

Shqipërinë e dua më shumë se partine", duke akuzuar per kete, te gjithe ata qe e kane administruar keq kete qytet ne vitet e fundit dhe nuk kane bere asgje per sigurine e saj.

Kur e lexova kete status nga ai qe kishte nje kurajo dhe optimizem te jashtzakonshem, i cili kishte sfiduar edhe diktaturen ne ditet e ftohta te dhjetorit 90, ku i kishte kaluar te gjitha peripecite e jetes, ku per vite e vite ishte drejtues i PD-se, se ketij qyteti, ai ne kete rast shprehet se e kane vrare qytetin e tij te dashur.

Te them te drejten, nuk mund te pranoja nje deklarate kaq disfatiste dhe pesimiste per nje qytet kaq te dashur per te gjithe shqiptaret.

"Durresi eshte i plagosur, por do te shendoshet e do te rindertohet edhe me i bukur sec ishte" - iu pergjigja mikut tim. Sepse ne kete qytet, jetojne qytetaret e Durresit, qe jane me te miret e puntoret ne bote, si ata te Tiranes, Lezhes e Thumanes, Korces e Vlores, te Shkodres e Beratit, te Prishtines dhe Sarandes, te Fierit dhe Gjakoves, te Ulqinit e Shkupit e te te gjithe Shqiperise.

Shqiperia e jone e dashur, fale solidarietit, dashamirsise, ndihmes reciproke vellazerore ne dite te veshtira per njeri-tjetrin do te ringrihet e do te zhvillohet me shume, me vullnetin e njerzve te mire kudo qe jane ata, qe ka dhene e po japin nje kontribut te jashtzakonshem ne rimekembjen e ne rindertimin e shpreses dhe vendit tone.

Dr Domenika Gjekmarkaj, drejtoreshë e QSh Shengjin, 24 orë  me gjithe personelin e saj në sherbim të të demtuarve nga termeti.

-Ekskluzivisht për ZSh-në Londer, nga Italia mes-dhjetori 2019-



(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora