E merkure, 24.04.2024, 12:29 PM (GMT+1)

Kulturë

Pal Neçaj: Njoftoi për vdekjen e bosit dhe vdiq pranë tij

E shtune, 14.12.2019, 10:33 AM


Pal Neçaj

VDEKJA E BOSSIT

-NJOFTOI PER VDEKJEN E BOSIT DHE, VDIQ PRANE TIJ -

(Tregim i jetuar)

-Nxjerre nga libri me te njejtin titull, Tirane, vjeshte 2019-

E njoha dhjete vite me pare. Sapo kisha filluar pune si super ne nje pallat ne Menhatan, ne lindje 85 rruge, Nju Jork. Mbasi kisha lare shkallte e jashtme, po laja tratuarin perpara tij. Nga ana djathte drejt meje, duke ecur ngadale, po vinte nje burr’mbas te cilit ishin kater qenush. Trupi i tyre mund te krahasohet me kecin 5 mujor, pra ishin te vegjel si rrace. Te gjithe ishin me ngjyren e lekures si te lepurit dhe, ne pamje te pare, vetem pronari i tyre mund t’i dallonte njerin nga tjetri.

Burri qe po bente shetitjen e mengjezit me qente e tij, m’pershendeti me perzemersi, athuse ishin njohur prej vitesh, duke me zgjatur doren. Mendova pernje cast se mos me mori per ndonje te njohur.  Por jo, se sic e mesova me vone, qytetaret e ketij vendi te buzqeshin, te pershendetin e te flasin edhe kur nuk te kane njohur akoma.

Shternguam duarte me njeri tjetrin. M’ tregoi se quhej Viktor, se ishte me origjine nga Portorika. Pastaj me pyeti per shendetin, familjen, punen e etj. Donte te dinte se cila eshte origjina ime dhe kohen kur kisha emigrue etj etj. Qenushat e tij sikur merrnin pjese ne biseden tone, buzqeshnin duke shprehur gjithe dashurine, jo vetem per bosin e tyre, por dhe miqte e tij.

Viktori kishte nje trup mesatar, mendoj se dukej rreth 65-67vjecar (ne Amerike vetem doktori, kur te ploteson kartelen, te pyet per moshen). Ai ishe biond, vetullat e holla, sy bojqielli, hunden e vogel dhe te shkurte, ballin e gjere me rrudha qe tregonin vuajtje. Gjithashtu ishte shume i dashur dhe gjithnje buzqeshte me te gjithe.

Qe nga dita qe u njohem e deri ne fund, me burrin nga Portorika takoheshim gjithnje e me shpesh si miq. Benim biseda nga me te ndryshmet. Nga ndonje here pinim kafe tek nje “Starbakes” qe ndodhet ne fillim te rruges tone ku kryqzohej me Avenun e pare.

Mesova se Viktori kishte mbi 30 vite qe banonte ne bllokun, ku ishte dhe apartamenti im. Kishte nje studion ne katin e pare qe ishte gjysem bejsmen. Dmth ishte vetem gjysma e katit mbi toke, te nje pallati rreth 300-400 m. large nesh. Ishte i divorsuar dhe nuk kishte pasur femije. Ndaj jetonte vetem ne ate studio perdhese me te kater qenushat e tij qe, sic me pohoj nje dite, i donte sikur femijte.

Ndose e ftova disa here, burri me 4 qen’ kurre nuk pranoi te vinte ne shtepin time qofte dhe per nje kafe. Sa duket, ai gjykonte se duke mos pasur kushte per te me ftuar mua ne studion e tij, nuk donte te hynte “borxh”. Kete bindje e krijova dhe ne nje rast kur m’kerkoi ta ndihmoja per te derguar ne dhomen e tij nje televizor te gjetur. E mora tv ne krah dhe shkova deri tek studia e tij, por nuk ma hapi deren ta instaloja ku e donte. - Jo jo, ule ketu se e rregulloi vet tani dhe faleminderit shume- me tha ai.

Viktori u be si mik shtepi. Njohu gruen, femijte, mbesat e mija dhe u fliste me shume respekt. Madje dhe miqve tane. Mbesat tona te vogla e priteshin me shume gezim takimin me te. Ja perkthelnin qenushat e tij me shume kenaqesi. Plaku u tregonte atyre, te cilat e dinin anglishten si femijte amerikan, historine e qenve, racen, veset, cila ka qene nena e tyre. I informonte se motra e tyre eshte ne Bruklin, se dy vellezer i kane ne Bronx etj histori, sikur po u fliste per njerez, prej te cilave mbesat kenaqeshin aq shume sa harroni m’u kthyer ne shtepi.

Ne nje rast kisha mbesen per dore kur u takuam me pronari e qenat e tij. U ulem tek stolat ne krye te rruges. Mbesa me pyeti nese une ua dia emrat qenushve te mire. Pastaj filloi te m’i tregojne: ai qe ka piken e zeze tek syri quhet “Laqo”, ky qe e ka veshin e majte te care, eshte “Stari”, ai qe e ka bishtin me te gjate ka emrin “King” , ndersa ky tjetri quhet “Kold”!

– I kam mbajtur mend mire xhaxhi Viktor?

Pyeti vajza.

– Bravo te qofte Ona!

Do te shprehej bosi i qenve.

- I ke treguar aq drejt sa une nuk kisha ditur aq mire t’i shpjegoja.

Perfundoi ai

E them me sinqeritet qe ne vetdijen time, ne mesin e shume vlerave, te manifestuar nga qytetaret e ketij vendi te madh, ka lene gjurme te pashlyera dashuria dhe respekti i amerikanve per kafshet ne teresi dhe ato shtepiake si qeni e macja etj. vecanarisht.

Nuk me kujtohet data e sakt, por e di se qe muaj Gusht, kur takova Viktorin qe e shoqeronin vetem tre qente. Ai ecte ngadale, kokulur, i heshtur duke tretur vemendje diku tjeter aq sa, gati nuk me pau fare kur une e pershendeta:

– Miremengjes Viktor!

Dhe pa pritur pergjigje, nuk e di si m’erdhi, por e pyeta

-  Ku e keni Laqon?

Dhe, pas disa sekondave, sikur u zgjua nga gjumi, ngriti koken, i mbytur ne lot dhe ne vaj, tha:

- Laqo m’ka vdekur dhe pardje e kam vorrosur.

Une i kerkova te falur dhe i shpreha keqarrdhjen time. Pastaj e pyeta:

- Nga se i erdhi vdekja Laqos ndier?

– Psoi atak ne zemer, shpirti im.

Dhe, vazhdoi te qante me dendes si femija. Kohe me vone mikut tim i ndodhi fatkesia me qenushin tjeter. Ju semur “Kingu”. Ne vizite doktori e kishte diagnostikuar me kancer ne pankeras. Pas dy tri javesh kurim e vuajtje dha shpirt.  (Ne Amerike per qenin nuk thone si ne Shqiperi, cofi ose ngordhi, por vdiq dhe e varrosi si per njeriun. Shoqet kur pyetin njera tjetren ne rruge apo me telefon per “bebi” fjala eshte per qenin ose macjen).

Keshtu burri me origjine nga Portorika, mbeti me qenushin “Star” te cilit i kishte vere ne qafe nje rryp te bukur ku varej nje zile e vogel dhe nje elektrik me bateri qe bente dritez kur binte nata. Sidhe me at’tjetri me emrin “Gold”.

Ate me zile, e kishte mesuar, qe kudo te m’ shikonte mua, do te me “pershendeste”, me te lehurat e tij te pasacme duke u ngritur ne te dy kembet e pasme qe ta perqafoi. Une e perkdheja duke  ia  ferkuar shpinen dhe koken.

Sahere mbesat vinin tek ne, zakonisht ne ujkend, qendronin nga 40-50 minuta me Viktorin. E ngushllonin per vdekjen e Laqos dhe te Kingut. Qanin se bashku te tre. Ai u tregonte per te berat e qeve te ndier, per dashurine qe ata kishin per te e njerezit miq te tij, kujtimet qe bosi ruante per secilin etj etj.

Ne shetitjen qe bente burri me qenushat e tij te dashur u fliste atyre si t’ishin njerez. Nga ana e tyre kafshet e kuptonin cdo fjale dhe porosi qe u jepte. Sikur mish t’u hedhish, ata kthenin koken e shikonin te zotin duke pritur urdherin e tij. Po t’u thonte mos ta preknin, ashtu benin. Po i urdheroi ta hanin do te veproni gjithe kenaqesi.

Vitet kalonin dhe Viktori plakej, moshoheshin edhe qente. Keshtu “Goldi” kur mbushi 15 vjet e disa muaj, sic tregonte ai, e kishte dorzuar tek institucioni qe ta ekzekutonin sic jane rregullat. Keshtu miku im ngeli vetem me “Starin”.

Ishin lodhur te dy. Me kalimin e kohes i shikoja nje ose dy here ne jave. Ecnin shume javash me humor te prishur. Ne bisede ishte i pavemendshem. Harronte dhe me pyeste dy ose tre here per te njejten gje.

Ishte fillimi i Korrikut te vitit 2009. Se bashku me shoqen time shkuam per pushime ne Republike Domenikane 12 dite. Pasta u kthyem ne shtepi. Te nesermen thirra ne telefon mikun tim nga Kosova Ismetin, per te dale te pinim kafe. Morem kafet dhe ulum jashte ku ishin tovolinat nen hijen e cadrave. Me pyeti per pushimet dhe une i tregova. Pastaj ai me tregoi per tragjedin fatale dhe te habiteshme lidhur me Viktorin. Kosovari punonte ne pallatin perballe tij.

Ismeti me tha:

-Kishim dy dite qe se shikonim at’plakun e qenve, portorikanin Viktor. Qeni i tij ishte ngjitur tek xhami i dritares qe ishte perballe tratuari te rruges. Ne menyre te panderprere bertise (lehte) dhe trokiste me kembe e me koke mbi xham.

Nje kalimtari i kishte terhequr vemendjen “alarmi” i qenit. Ai shkon tek dormeni dhe njofton per qenin. Nga ana e tij dormeni thrret me radio suprin. Ky zbret ne bejsmen dhe troket ne deren e studios, i thrret me ze Viktori, por degjon vetem te bitmat e shterrura te Starit. Pastaj njofton policine. Urgjent vine nje officer e dy police qe e shoqeronin.

Policet hape deren me mjetet e posacme qe kane per keso rastesh, ku vinte nje ere e rende. Po c’te shikonin?  Plaku Viktor ishte shtrire, sa gjere gjate, me fytyre nga tavani i vdekur, ndoshta 40 ore me pare. Si u hape dera, qenushi “Star” shkon te oficeri dhe duke ju ferkuar per kembe, leshonte nje ze te qjerrte sikur donte t’i thonte “faleminderit”. Mandej kishte bere nje akt te cuditshem. Ishte ulur siper gjoksit te bosit tij, qenjes me te dashur te jetes dhe kishte dhene shpirt…”

Kur perfundoi kete histori tragjike Ismeti mua me gjeti te merzitur jo pak.. Ndjeva dhimbje per at njeri te vuajtur dhe te pa fat. Po ashtu me vinte keq dhe per kafshen e zgjuar, shume te dashur dhe besnike, sic ishte qeni trupvogel STAR.

-NJU JORK, Manhattan, Korrik 2009-

(Ekskluzivisht per ZemraShqiptare, nga NY, USA, Dhjetor 2019)



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora