E enjte, 18.04.2024, 08:33 PM (GMT+1)

Mendime

Enver Bytyçi: Pse Baton Haxhiu sulmoi sot ambasadorin amerikan, Philip Kosnett!

E shtune, 14.12.2019, 10:07 AM


Pse Baton Haxhiu sulmoi sot ambasadorin amerikan, Philip Kosnett!

Nga Enver Bytyçi

Më tërhoqi vëmendjen një intervistë e liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurti, në Radion prestigjioze “DW” dhe një koment i Baton Haxhiut në “Express”! Albini thjesht shprehte qëndrimin e tij politik në funksionin e kryeministrit, ndërsa Batoni i hakërrehej ambasadorit amerikan, Kosnett, pse ky i fundit promovoi zotin Kurti dhe bekoi koalicionin midis VV dhe LDK-së!

Duket se bota rrotullohet edhe në fushën e pikëpamjeve e ideve rreth interesave vetjake të shefit ideologjik të Hashim Thaçit. Batoni duket i revoltuar me zotin Philip Kosnett pse ai paska amnistuar dhunën e Vetëvendosjes gjatë protestave, sidomos atë në parlamentin e Kosovës. E bën këtë sikur hiqet parimor, por ai nuk reagoi në asnjë rast kur Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli rehabilituan Ramush Haradinajn duke e thirr në koalicion e duke i dhënë funksionin e kryeministrit, edhe pse Rambo, njësoj si Kurti, ishte aktiv në hedhjen e bombave Molotov në salllën e pa lamentit të Kosovës.

Do të ishte e tepërt t’i kujtoja gjithologut Baton Haxhiu, se Joschka Fischer kishte bërë në vitet ’70 të njëjtën gjë në rrugët e Gjermanisë si Albin Kurti në Kosovë dhe kur u poq si politikan mori në dorë fatet e diplomacisë gjermane.Madje shkëlqeu si një ndër dy shefat më të sukseshëm të diplomacisë së Berlinit në disa dekada. E njëjta gjë ka ndodh me Albin Kurtin dhe ambasadori Kosnett thjesht e ka konfirmuar një fakt të tillë.

Nga kjo rezulton se komenti anti-Kosnett e me goditje poshtë brezit kundër Albin Kurtit ishte një ligësi, një përpjekje për delegjitimimin e koalicionit qeverisës midis dy partive fituese. Ndërkaq nuk mund të mos vihet re dëshprimi i këshilltarit të trefishtë, Beograd, Prishtinë, Tiranë, për humbjen e partisë së tij, e cila jo vetëm ka ushtruar dhunë shterërore me diferencimin politik, si në kohën e inkuizicionit serb në Kosovë, por e ka rjep pasurinë e Kosovës pa asnjë pengesë. Pjesë e rjepjes dhe dhunës mediatike në funksion të pushtetit të korruptuar të PDK-së së Thaçit është gjithashtu vetë gjithologu qortues i ambasadorit amerikan në Prishtinë.

Stilistika e shkruar duket moderne, nis me kulturën e mikpritjes së shqiptarëve dhe vazhdon me këshillën në formë qortimi, sipas së cilës ambasadorët, sidomos ai amerikan, britanik e gjerman, do të duhej të mos spekullonin me këtë mikpritje për shkak të kontributit të tyre në luftën për çlirimin e Kosovës. Megjithatë brenda kësaj stilistike në dukje moderne, ai fsheh ligësinë e tij prej provokatori.

Nga ana tjetër, i sprovuar në betejën mediatike, Baton Haxhiu e konsideron fituesin e zgjedhjeve të 6 tetorit si të padenjë për postin e kryeministirt të vendit. Kjo alibi e tij synon të rehabilitojë politikën e vjetër në Kosovë. Ai lëshoi akuzat e mësipërme kundër ambasadorëve të vendeve mike në momentin kur pa se koalicioni midis VV dhe LDK-së do të bëhet realitet në përmbushje të vullnetit të sovranit. Duke se Batoni dhe miqtë e tij kanë heshtur deri më tash me shpresën se diversionet e tyre kundër këtij koalicioni do të kishin sukses!

Por jo vetëm kaq! Komenti i shefit real të Hashim Thaçit dhe këshilltarit të Vuçiq e Edi Ramës erdhi menjëherë pas intervistës së Albin Kurtit në radion gjermane “DW”! Ishte kjo intervistë që e nxori Batonin në shesh beteje, sepse aty kryeministri në ardhje ka proklamuar qartë tri aspekte:

Së pari, konsideratat dhe ruajtjen e lidhjeve të ngushta me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Gjermaninë.

Së dyti, përcaktimin kategorik kundër çdo diskutimi për ndryshimin e kufijve dhe shkëmbimin e territoreve të Kosovës.

Dhe së treti, Kurti flet për kapjen e segmenteve të shtetit dhe Haxhiu është pjesë e këtyre segmenteve, edhe pse formalisht nuk ishte pjesë e strukturave shtetërore.

Nisur nga këta elementë të rëndësishëm të qeverisjes në ardhje duket se Kosovës do t’i vijë ndryshimi i pritur. Kësisoj Batoni përpiqet të evitojë që detashmenti i vjetër të rrezikohet.

Por qeveria e koalicionit VV-LDK refuzon gjithashtu planet e shefave të Batonit për ndarjen e Kosovës. Le t’i kthehemi edhe një detaji tjetër, si argument i tezës së mësipërme.

Para dy ditësh presidenti serb, Alesandër Vuçiq, u shpreh hapur për ndryshimin e kufijve dhe shkëmbimin e territoreve midis Kosovës dhe Serbisë. Madje kërcënoi Gjermaninë, duke ia kundërvënë asaj Rusinë, sa i përket kufijve. Ndaj kësaj deklarate nuk reagoi as Thaçi, as Rama, as Batoni. Ky i fundit, në vend që të shkriante kundër projektit serb të cënimit të territorit të Kosovës, mprehu lapsin për t’i thënë ambasadorit amerikan se “po spekullon me mikpritjen e shqiptarëve”! Nuk guxoi e nuk guxon të refizojë kërkesat absurde të presidentit serb për grabitjen e territoreve të Kosovës. Nuk guxon se ai është promovues i kësaj ideje të çmendur, bashkë me presidentin e Kosovës dhe kryeministrin e Shqipërisë.

Ka pare dikush të shkruajë Batoni apo të thotë diçka Hashimi e Edi kundër qëndrimeve pro Milosheviçit të Aleksandër Vuçiq?! Ka dëgjuar dikush që Edi Rama në këto pesë vite të adresojë ndonjë kritikë për Beogradin ose shefin e shtetit serb?! E keni dëgjuar Hashim Thaçin ndonjëherë t’i përmend emrin me kritika të drejtpërdrejta homologut të tij serb?! Ai flet rroma për toma kundër ndërkombëtarëve, se këta paskan favorizuar Serbinë përkundër Kosovës. Por nuk e ze në gojë Aleksandër Vuçiq!! Pse? Të tre këta kanë frikë prej tij, pasi Vuçiq u ka dhënë atyre “çorbë të prishur” dhe këta do të duhet të vjellin gjithë jetën vrer kundër shqiptarëve, në mbrojtje të politikave serbe!

Ky është Batoni! Prandaj i turret Albinit, madje dhe Philiph Kosnett! Nesër do ta shohim se si ka për ta sulmuar Vjosa Osmanin, kur ajo të inicojë ndonjë resolutë anti/Hashim, ant/Edi e anti/Baton në parlament në mbrojtje të territorit të Kosovës! Hashimi ndoshta do të marrë pozat e patriotit, por pa guxuar kurrë t’i prekë në kallo Aleksandër Vuçiq!



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora